Infos

Sie befinden sich in den Archiven der Kategorie Kosovo-Albanien (Albanian).

Februar 2012
M D M D F S S
« Feb    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829  
Links

Archiv der Kategorie Kosovo-Albanien (Albanian)

Club: Idiote, Alkoholista, Mafiosi - Kuvendi i Kosovës i njëjtë me këtë të Shqipërisë

Kuvendi i Kosovës i njëjtë me këtë të Shqipërisë

ARTICLE | 27 JANAR, 2012 - 15:29

Klasat politike në Tiranë e në Prishtinë janë identike, dhe një fakt që e provon këtë është jeta parlamentare. Kuvendi i Shqipërisë ka vite që dallohet për dhunë verbale, kacafytje të paprincipta, sjellje mujshare, etj. Por edhe Kuvendi i Kosovës nuk mbetet pas. Duke marrë shkas nga një ballafaqim mes deputetëve të PDK-së e atyre të Vetvendosjes (më saktë, nga fjala që mbajti deputeti i PDK-së me nofkën ‘Kamishi’), Milaim Shefkiu kish shkruar një artikull për Zërin, dhe aty nënvizonte faktin që deputetët e kanë larguar vëmendjen nga shqetësimet reale të njerëzve, dhe janë fokusuar në sherre banale mes tyre.

“Në kuvend shpesh dëgjohen fjalët: “mbylle gojën kur flas unë”. Tjetri shan me nanë, një i thotë: “je sa një buburrec për mua”. Një deputet tjetër akuzon për takime të fshehta me serbë dhe për tradhti kombëtare…“ju jeni idiotë” etj. Pra kësilloj “perlash” të natyrës kush-kujt, janë frazeologjitë më të shpeshta që deputetët i përdorin gjatë debateve në Kuvend,”, shkruan Shefkiu nga Prishtina. Por në vend të tij mund të ish secili gazetar i Tiranës.

Re.Pu.

Tirana idiot Salih Berisha

FSK-ja ndihmon evakuimin e nxënësve nga Brezovica

Publikuar: 05.02.2012 - 20:17

Brezovicë, 5 shkurt - Nxënësit e shkollës së skijimit, të cilit ishin ngujuar në Brezovicë që nga dita e premte, për arsye të rrugë së mbyllur nga ortekët e borës, sot depërtuan të dalin nga izolimi dhe me autobusë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Ishin pjesëtarë e FSK-së dhe studentë të Fakultetit të Edukatës Fizike ata të cilët depërtuan deri në Brezovicë këmbë dhe nga atje me nxënësit e ngujuar u lëshuan poshtë rrugës deri atje ku i priste autobusi.

Për të vëzhguar rrugën sot në Brezovicë ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, por nga xhirimet televizive u pa se në hapjen e një pjese të rrugës së mbyllur nga ortekët punonte vetëm një mekanizëm për heqjen e borës.

http://www.kohaditore.com/?page=1,13,86858

Kosovo: OfertaPuneFalas

Pershendetje,

1. RRJETI I QENDRAVE TREGTARE “ETC”:

   1) 1 area menaxher i projekteve per Peje

   2) 1 area m. i departamentit te sherbimit per Peje

   3) 1 area m. per rrjetin e qendrave tregtare per Peje

   4) 1 area m. i dep. te sigurise per Peje

   5) 1 asistente administrative per Peje

   6) 2 menaxher per ETC ne Prishtine

   7) 1 furnizues per ETC ne Pr.

   8) 1 menaxher per ETC ne Peje

   9) 1 zv. menaxher per ETC ne Vushtrri

   10) 1 zv. menaxher per ETC ne Kline

   11) 1 furnizues per ETC ne Kline

   12) 1 furn. per ETC ne Vushtrri

   13) 1 furn. per ETC ne Lipjan

   14) 1 dizajner grafik per ETC ne Peje

   Dergoni CVte (ku duhet te ceket pozita ne te cilen aplikoni) me nje foto si dhe kopje te dokument. qe deshmojne te dhenat e paraqitura ne CV permes www.etc-ks.com apo ne lokacionin ne Peje.

2. “LIMIT L&B” SH.P.K.:

   1) Shites dhe aplikues i aditiveve

   Kontakt: info@limitlb.com .

3. INSTITUTI “INKOS” SH.A.:

   1) 1 jurist i diplomuar

   Dokumentacioni duhet te dorezohet ne Arkiven e Institutit “Inkos” me poste te drejteperdrejte.

4. “BP HOME” SH.P.K.:

   1) 1 udheheqes financiar

   Kontakt: info@bp-home.com

5. NJE RESTORANT NE PRISHTINE kerkon 1 kamarier me pervoje pune, gj. angleze eshte e obliguar. Tel. 038 244 125.

6. BUCAJ SH.P.K.:

   1) 2 pozita ne sektorin e financave

   2) 1 koordinator per marketing

   3) 1 dizajner

   Dergoni CVte ne hr@bucaj-ks.com . Ata qe do te thirren ne interviste, fillimisht do ti nenshtrohen nje testimi per pozitat perkatese.

7. DELFIN LTD:

   1) 2 brand manager

   2) 2 shites ambulantiv

   3) 4 merchandiser

   Dergoni CVte ne hr@delfinltd.com ku ne subjekt duhet te ceket pozita ne te cilen aplikoni.

8. IOM KOSOVO:

   1) 1 project manager in Pristina

   For more details please visit www.iomkosovo.org/VACANCY.html

9. OJQ “INDIRA” KLINE:

   1) 1 edukatore

   Kontakt: indira08@gmail.com dhe 049 300 207 ose 039 470 791.

10. PHARMA S:

   1) 6 medical representatives

   Email info@pharmas.hr .

11. AGJENCIONI I MARKETINGUT “MARKETING MIX”:

   1) 2 grafik dizajner

   2) 1 operator i makinerise se printimit

   3) 1 montues ne teren

   Kontakt: 045 545 501 dhe info@marketingmix-ks.com .

12. KRKA KOSOVO:

   1) 1 produkt menagjer OTC

   Email: prishtina@krka.biz

13. PICERIA ”EXTREME PIZZA”:

   1) 2 picamenë profesionist me pervoje pune

   Tel. 044 530 630

14. KOMPANIA “NYTS”:

   1) Pastruese

   2) Elektricistë

   3) Axhustator hidraulik

   Kontakt: newyorkservices.ks@gmail.com dhe 045 583 043.

15. ”ALBI OUTLET” FUSHE-KOSOVE:

   1) 1 punetore

   Tel. 045 286 538.

Suksese,

Oferta Pune Falas

Kasaphanja e Mitrovicës më 2000, i inkriminuar edhe Oliver Ivanoviq

Kasaphanja e Mitrovicës më 2000, i inkriminuar edhe Oliver Ivanoviq

Publikuar: 03.02.2012 - 20:50Mitrovicë, 3 shkurt - Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, boshnjakja Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi janë vrarë në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriorë të Mitrovicës. Këta persona janë vrarë dhe masakruar nga grupi kriminal serb ‘Rojat e Urës’ 12 vjet më parë, të udhëhequr nga ish-shefi i atëhershëm i këtij grupi Oliver Ivanoviq. Këtë operacion të vrasjeve, të masakrimit dhe dëbimit të mbi 12 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës e ka udhëhequr bashkërisht MUP i Serbisë, me në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, dhe Oliver Ivanoviqi.

Për këta dy udhëheqës të këtij operacioni, si dhe shumë kriminelë të tjerë ekzistojnë fakte në një dokument të policisë së UNMIK-ut, i njohur me emrin “Pandora”.

Sipas portalit Lajmeshqip, deri më tani për këto 10 vrasje të shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe dëbimit të mbi 12 mijë të tjerëve nuk është ngritur asnjë aktakuzë dhe askush nga këto grupe ende nuk është përballur me drejtësinë.

Shaip Canhasi, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë ka varrin e bashkëshortes së tij, Remzijes, që u vra 12 vjet më parë. Botërisht dihet se ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve serbe, kurse 1 564 familje shqiptare me gjithsej 11 364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës.

Dëshmitë bëjnë me dije se në atë kohë grupet kriminale serbe brenda një nate iu vërsulën familjeve jo-serbe që jetonin në pjesën veriore, duke vrarë 6 persona, ndërsa 4 persona të tjerë humbën jetën më pas nga plagët e marra nga armët zjarri dhe granatat e përdorura gjatë sulmit. Dhjetëra qytetarë kryesisht shqiptarë u plagosën, ndërsa edhe qindra familje janë detyruar të kalojnë në bregun jugor të lumit Ibër, duke lënë prapa disa shtëpi në flakë. Shaipi, ka pohuar se nuk do ta harrojë kurrë atë natë, kur 6 plumba nga një armë me shurdhues, e lanë të vrarë bashkëshorten e tij Remzijen. “Isha në korridor së bashku me gruan dhe një polic ndërkombëtar kur një turmë njerëzish qëlluan 6 herë nga një armë me shurdhues dhe gruaja ime ra përtoke e vdekur, ndërsa plumbat e kishin marrë në qafë. Vrasësit thyen dyert dhe u futën brenda në ndërtesë, ndërsa polici i UNMIK-ut vetëm bërtiste: UNMIK-UNMIK”, tregon Shaipi, i cili tani jeton i vetmuar në një dhomë në pjesën jugore të Mitrovicës dhe i mllefosuar nga fakti se vrasësit ende janë të lirë.

“Nuk ka drejtësi nga të huajt, të vrarët e asaj nate shkuan dëm dhe kurrkujt kurrgjë. Institucionet e Kosovës nuk interesohen për këtë çështje, sepse tuten mos këta të huajt po u thonë se janë ekstremistë”, vijon më tej ai.

…………..

http://www.kohaditore.com/?page=1,13,86638

Mafia Business: Businessmen Bedri Selmani and MP Shaip Muja, both former advisors to Hashim Thaci

Shteti “Gjunjëzohet” para Njerëzve të Pushtetshëm

Hotel Victory Foto: Korab BashaHotel Victory Foto: Korab Basha

nga  Parim Olluri dhe Tinka Kurti

Biznesmenët Bedri Selmani e Shaip Muja, ish-këshilltarë të Hashim Thaçit, kanë ndërtuar biznese private në pronën e Ndërmarrjes Shoqërore “Auto Prishtina”. Të dy biznesmenët, Muja deputet aktual e Selmani ish-deputet, nuk paguajnë qira për shfrytëzimin e kësaj prone. Agjencia Kosovare e Privatizimit asnjëherë nuk ka bërë raport për këtë Ndërmarrje Shoqërore pasi që dy kompani private, sipas zëdhënësit të saj, e uzurpuan “Auto Prishtinën” para 13 vitesh.

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi në objektet e “Hotel Victory”  i mban mbledhjet e Këshillit Drejtues e ato të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe mesazhin për zero tolerancë ndaj korrupsionit Thaçi e ka dërguar kur është gjendur në ambientet e këtij hoteli, gjatë vitit2011. E, objekti  ku mblidhet për tu mobilizuar partia e kryeministrit Thaçi është ndërtuar kundërligjshëm.

Pronari i “Hotel Victory” Bedri Selmani sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka uzurpuar pronën shoqërore për të ngritur këtë biznes privat. AKP e më herët Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) për 11 vjet rresht nuk ka mundur të “zbarkojë” në këtë objekt ku i mban mbledhjet partia që drejton qeverinë sot.

Prona e objektit ku është e ndërtuar Victory është pronë shoqërore e ndërmarrjes “Auto Prishtina” por është uzurpuar pas luftës nga biznesmeni Selmani që në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës mbante pozitën e këshilltarit për çështje ekonomike të Kryeministrit Hashim Thaçi.

Afër këtij hoteli operon restorant “Te Rrethi”. Në katin e dytë të objektit ku është i vendosur ky restorant ka zyret kompania Ci-Kos që merret me tregtinë e metaleve e që është pronë e Fatmir Mujës, vëlla i deputetit të PDK’së Shaip Muja që ishte këshilltar i kryeministrit Thaçi prej vitit 2008 deri më 2010.

Ish-këshilltari i Thaçit, sipas ish-drejtorit të Auto Prishtina Aziz Sefedinit, menjëherë pas luftës ndërtoi restorantin “Te Rrethi” në pronë shoqërore. Për veprimet e ish-këshilltarëve të kryeministrit është e njoftuar edhe Agjencia e Privatizimit që është pronare e Ndërmarrjeve Shoqërore.

“NSH Auto Prishtina që nga viti 1999 është e uzurpuar nga dy kompani private”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Privatizimit Ylli Kaloshi.  Hapësira e kësaj ndërmarrje sipas AKP-së është 1 hektarë e 61 ari. Sipas AKP’së, këto dy kompani janë ‘Hotel Victory’ dhe ‘Te Rrethi’.

“NSH Auto Prishtina që nga viti 1999 është e uzurpuar nga dy kompani private” Ylli Kaloshi - AKP

Një raport monitorimi e një vlerësim i aseteve të kësaj ndërmarrje nuk është bërë asnjëherë nga Agjencia e Privatizimit. “AKP nuk ka bërë Raport Monitorimi lidhur me NSH “Auto Prishtina” ngase Ndërmarrja Shoqërore ‘Auto Prishtina’ është e uzurpuar dhe nuk është e komercializuar”, ka deklaruar Kaloshi.

Nuk dihet as koha kur kjo ndërmarrje shoqërore do t’i nënshtrohet privatizimit. AKP’ja e pret lejen e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për ta shitur këtë ndërmarrje shoqërore pasi kishte ngritur padi ndaj uzurpatorëve. Ende nuk ka marrë një përgjigje se kur mund të privatizojë ndërmarrjen “Auto Prishtina”.

“Ekziston një padi e ngritur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe ndërmarrja do të futet ne procesin e privatizimit varësisht nga zhvillimi i procesit gjyqësor e ngritur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Privatizimit.

Kjo ndërmarrje shoqërore deri në vitin 1991 kur u ndërpre puna pas largimit me dhunë të punonjësve të saj ishte e vetmja shtëpi e autorizuar në Kosovë për shitjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e veturave si dhe kontrollimin teknik të automjeteve të tipit “Magirus”. Po ashtu Auto Prishtina ishte auto servisi i autorizuar për shitjen dhe mirëmbajtjen e veturave “Zastava”, “Iveco” e “Opel”.

Historia e uzurpimit nis me Azem Sylën

Objektet e kësaj ndërmarrje shoqërore në korrikun e 99’ës do të përdoreshin për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme.  Kështu kishte vendosur Azem Syla. Ai mbante pozitën e Ministrit të Mbrojtjes dhe nënshkroi vendimin më 22 korrik të atij viti. Vendimi i tij atëkohë do të hynte në fuqi 5 ditë para nënshkrimit të tij. (Shih dokumentin).

“Lokali i Servis Prishtina pranë restorant ‘Breta’ duke filluar nga data 17 korrik 1999 kalon nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Ish-punëtorët e këtij servisi që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë në këtë lokal mund t’i drejtohen me shkrim Komisionit Drejtues të këtij servisi i cili drejtohet nga z. Sabit Zogaj”, thuhet në këtë vendim që e ka siguruar Gazeta JnK.

Syla nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetës rreth këtij vendimi.

Aziz Sefedini që atë kohë mbante pozitën e drejtorit të Auto Prishtina kishte mbetur i pakënaqur me vendimin e ministrit të mbrojtjes. Tri vite më vonë në një shkresë dërguar shefit të policisë së UNMIK’ut Sephan Feller do t’i kallëzonte atij për shkeljet ligjore që kanë ndodhur në këtë Ndërmarrje Shoqërore. Sefedini tregon për largimin e tij nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje dhe për uzurpimet që janë bërë në pronën e Auto Prishtina. (Shih dokumentin).

Bedri Selmani, sipas tij, një pjesë të objektit të NSH Auto Prishtina e regjistroi si pronë private që e emëroi hoteli “Viktoria”

Restorant “Te Rrethi” | Foto: Korab Basha

Shaip Muja, sipas tij ndërtoi objektin “Te Rrethi”, prej 500 metër katrorë në pronë të NSH Auto Prishtina.

Sefedini shkruan se Bedri Selmani i kishte bërë presione që të largohet nga puna.

“Bedri Selmani këshilltar i z.Hashim Thaçi për politikë ekonomike kërkonte të marrë këtë NSH dhe bënte presion që unë të largohem nga puna…”, shkruante Sefedini më datën 30 shtator të vitit 2002.
Sefedini thotë për Gazetën JnK se një letër për papajtueshmërinë e tij me vendimet e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës i’a ka dërguar edhe Azem Sylës.

“Në nëntor (1999) do t’i shkruaja Azem Sylës. Aty i them se largimi im nga puna pa një aktvendim paraqet shkelje të ligjit”, ka thënë Sefedini duke shtuar se nuk kishte marrë një përgjigje nga Syla për shkresën e tij zyrtare.

Një letër tjetër atë kohë ai do t’ia dërgonte Parlamentit të Kosovës, Presidentit e Kryeadministratorit ku propozonte që objekti i kësaj ndërmarrje të shfrytëzohej nga Policia e Kosovës pasi që ka pozitën më strategjike në Prishtinë për të vëzhguar qytetin.

“Nuk kam marrë përgjigje për këtë përveç një premtimi të Michael Steiner’it (shefit të UNMIK’ut) i cili më vonë do të zmbrapsej”, ka thënë Sefedini.

Një problem tjetër atë kohë Sefedini ka thënë t’i ketë dalë me njërin prej zyrtarëve të lartë të PDK’së, Rrustem Mustafa - ‘Remin’.

“Ne  ishim kthyer pas luftës dhe kishim filluar të operojmë. Pas një kohe, është fjala për qershorin e 1999, do të vijnë disa njerëz. Ata më marrin dhe më çojnë në Kolovicë. Aty një person do të më bënte pyetje të tipit “A e njeh Rrustem Mustafën e  Zahir Pajazitin e kush na ka çliruar neve?. Më thanë a mund ta nënshkruash një deklaratë ku do ta pranoj se është NATO ajo që na ka çliruar e jo UÇK-ja”, ka thënë Sefedini. “Nënshkrimi i kësaj deklarate nuk ishte i preferueshëm në 99-ten”.

“Pas një kohe do të vijnë disa njerëz. Ata më marrin dhe më çojnë në Kolovicë. Aty një person do të më bënte pyetje të tipit “A e njeh Rrustem Mustafën e  Zahir Pajazitin e kush na ka çliruar neve?… “Më vonë do të mësoja se ishte Rrustem Mustafa ai që më kishte marrë në pyetje…” Aziz Sefedini

“Më vonë do të mësoja se ishte Rrustem Mustafa ai që më kishte marrë në pyetje. Edhe diçka tjetër do të mësoja më vonë. Në 99-ten ishte bërë luftë mes Llapit e Drenicës se kush do ta uzurponte ‘Auto Prishtinën’ ”, ka deklaruar Sefedini.

Njëri prej nënkryetarëve të PDK-së Rrustem Mustafa – Remi thotë se Sefedini mund ta ketë ngatërruar me dikë tjetër  “Jo, unë nuk kam lidhje me atë njeri. Nuk e njoh. Kushedi si më ka ngatërruar. Lidhje nuk kam me të”, ka thënë Mustafa.

Për vendin ku është i ndërtuar hotel ‘Victory’, Mustafa ka thënë se nuk është në dijeni që ka qenë ndonjëherë ndërmarrje shoqërore.

“Nuk e di që ky objekt është i uzurpuar. Mund të jetë. Mund të jetë dhe financues i PDK-së. Unë nuk e di. Unë për vete rri më shumë këtu se në çdo vend tjetër. Kjo ndodhë sepse e kam shumë të lehtë që prej këtu të lëviz me makinë”, ka deklaruar Mustafa deri sa flet pikërisht nga hotel “Victory”.

Bedri Selmanin thotë se njeh e pinë kafe me të por nuk e zgjatë më shumë me të.
Uzurpatorë të pronave shoqërore sipas Mustafës nuk do të dalin njerëzit që kanë qenë ushtarë të UÇK-së.

“Asnjë ushtar i UÇK’së nuk do të dalë mbrapa asnjë uzurpimi. E kam fjalën për ata që kanë luftuar krejt kohën. Mbrapa uzurpimeve do të dalin ata që kanë ndenjtë jashtë e janë kthyer prej diasporës dhe kanë uzurpuar objekte”, ka deklaruar Mustafa.
Shaip Mujën pjesë e batalionit të mjekëve të UÇK-së  që ka ndërtuar një objekt në pronën e kësaj ndërmarrje Mustafa  nuk e llogarit për ushtarë të UÇK’së.

“Pse a ka luftu ai a?”,  shprehet Mustafa për Mujën.

Dy ish-këshilltarët e Thaçit, Selmani e Muja, nuk kanë dashur të komentojnë rreth çështjes së uzurpimit të “Auto Prishtina”. Ata kanë pasur më shumë se një javë kohë të përgjigjen.

Nuk mund të bëhem kujdestarë i gazetarëve për të dhënë përgjigje sa herë e kërkoni një gjë të tillë. Shaip Muja

Muja, aktualisht deputet i PDK’së, nuk ka dhënë një përgjigje me arsyetimin se nuk mund të bëhet kujdestarë i gazetarëve për të dhënë përgjigje sa herë e kërkojnë një gjë të tillë. E Selmani, ish-deputet i PDK-së, është arsyetuar se ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund të komentojë për këtë çështje.

Veprimet e Mujës e Selmanit nuk i ka komentuar shefi i tyre, Kryeministri Hashim Thaçi. Këshilltarët aktualë të tij Lirim Grajqevci e Abelard Tahiri nuk kanë kthyer një përgjigje për pyetjet që i janë adresuar kryeministrit të vendit.

Drejtori i Auto Prishtinës nuk e lyp qiranë

…………

“Mbrapa Bedri Selmanit qëndron Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Rrustem Mustafa. Përndryshe kush do të guxonte të uzurpoj një hektar e gjysmë në vendin më të mirë të Prishtinës pa paguar asnjë cent për qira”, ka deklaruar Selimi.

………………………

http://gazetajnk.com/?cid=1,987,1098

landmark-kosovo-hotel-sits-on-usurped-land

24 Jan 2012 / 10:45

Landmark Kosovo Hotel Sits on ‘Usurped’ Land

Businessmen Bedri Selmani and MP Shaip Muja, both former advisors to Hashim Thaci, are accused of usurping prime real estate in Pristina.

 

The following excerpt effectively dismantles the pompous claims of heroic “struggle for freedom and independence” and disingenuous references to the “self-determination” of an ethnic group which has already exercised its right to self-determination with the formation of state of Albania.
No, it has nothing to do with “freedom”, “independence” or “self-determination”, it is all about illicit trade, crime without punishment, lawlessness, thuggery and insatiable greed.
Criminals, Terrorists or Politicians? In Kosovo-Metohija, all Three.

Excerpt from the UN Office on Drugs and Crime report for March 2008
[pg 52] According to an Interpol statement made before the U.S. Congress in 2000:
http://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/Balkan_study.pdf
aus Balkan-Spezial 

 

 31 Janar, 2012 Opinione | nga AMA-News
SHIK-u është organizatë kriminale e formuar nga PDK-ja e Hashim Thaçit!
FAIK KRASNIQI
Kur rusët ”çliruan Çekinë nga gjermanët, hynë në shtëpitë e çekëve u morën gjithçka që kishin dhe u dhunuan gratë me slloganin:”unë të çlirova unë të q…”.
Kështu është edhe puna e ”çlirimit” të Kosovës nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me bandat e tyre.
SHIK-u është një organizatë kriminale e formuar dhe e kontrolluar nga marksistë-leninistët e PDK-së me në krye enveristin Hashim Thaçin, stalinistin Kadri Veselin, titistin Xhavit Halitin -Zeka, leninistin Azem Syla -Daja .
SHIK-u në Kosovë ka qenë dhe është organizatë ilegale. SHIK-u ka qenë dhe është organizatë kriminale ( me elemente të terrorizmit). SHIK-u kontrollohet nga njerëz që janë në pushtet. Gjithë veprimtaria e tij që nga fillimi e deri tash është në thelb veprimtari kriminale ( vrasje, rrëmbime, shantazhe, uzurpim i pasurisë, kontrabandë me armë e me qenie njerëzore, reketime dhe një mori aktivitete tjera kriminale).
Dihet botërisht se pas luftës dhe instalimit të diktaturës së pashpallur në Kosovë nga SHIK-u, populli filloi ta humbasë simpatinë për luftëtarët e lirisë. Këta njerëz vendosën lista nëpër Prishtinë për gjoja 6000 ”spiunë” që do t´i vrisnin në emër të luftës kundër ”spiunëve” të Serbisë. Ata likuidonin ish-punëtorët e UDB-së sepse dinin shumë për të kaluarën (lexo të zezat)e këtyre patriotëve, pra që të mos u dilnin në shesh.
E ku ka ndodhur që populli gati-gati të urrejë ”çliruesit” e vet, veçse në Çeki dhe Kosovë?
Edhe gjatë luftës shumë komandantë u vranë pas shpine dhe shumë të tjerë sot përballen me varfëri ekstreme. Pastaj këta ”çlirimitarët” që ”çliruan” Kosovën nga Hotel Tirana (15 katëshi) në Tiranë, privatizuan dhe vodhën gjithë Kosovën.
Themë hapur se nëpër të gjitha bordet e të gjitha ndërmarrjeve të mëdha shtetërore janë kryekëput njerëz të SHIK-ut ilegal.
Kjo organizatë antiligjore ka bërë krime të rënda ekonomike, politike, ka bërë vrasje e likuidime kundër të gjithë atyre që ngrenë zërin kundër tyre ashtu siç po bën sot Florin Krasniqi.
Raportet ndërkombëtare për korrupcionin (pra hajni)krimin e organizuar, mungesën e lirisë së shprehjes, për varfërinë ekstreme etj, flasin mjaft për të zezat e këtyre ”çlirimtarëve” të Kosovës.
Sipas Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtme Amerikane:
Në Kosovë, Krimi i organizuar përfshin struktuarat e fuqishme dhe partitë politike.
SHIK-u si strukturë e intelegjencës (e nëntokës), merr diku mbi 200 milionë dollarë përmes ryshfeteve, grabitjeve, reketimit dhe shërbimeve të sigurimit.

PDK-ja është Alfa dhe omega e krimit politik!
Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës.
SHIK-u mund të jetë krijuar për t’i likuiduar shërbëtorët që i kanë shërbyer okupatorit, mirëpo ne jemi dëshmitar dhe i shohim çdo ditë, që pikërisht emra të lartë të shërbëtorëve të armikut shëtisin nëpër rrugët e Kosovës, pa asnjë frikë. Madje, një pjesë e madhe e tyre janë të shpërblyer me poste nëpër institucionet vendore. Kurse ata që njëmend luftuan, u harruan, u nëpërkëmbën, u burgosën dhe u njollosën.
Shërbimi Informativ i Kosovës i drejtuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, është alfa dhe omega e krimit politik, ekonomik në Kosovën e pasluftës. Flasin, dëshmitë( sipas dëshmive të ish pjesëtarit të SHIK-ut, Nazim Bllaca), faktet, datat, se kush është SHIK-u dhe çfarë ka bërë në Kosovën e pasluftës, kush është vrarë dhe nga kush është vrarë( një pjesë e tyre nga Gjykata e EULEX-it në Kosovë u dënuan para ca kohësh për vrasje, tentim vrasje, reketim etj, e ndër ta edhe eprorë të lartë të SHIK-ut, si Shpresim Uka, Fahredin Gashi etj).
Dihen edhe urdhërdhënësit, dihen edhe ata, që kanë marrë pjesë në të gjitha vrasjet, prej vrasjes së parë politike në Kosovë e deri të fundit, andaj duhet ta kenë të qartë politikanët e Kosovës që mbështesin SHIK-un se faktet flasin ndryshe, nga akuzat dhe fabrikimet që nuk kanë forcë as peshë dhe janë të drejtuara ose të dorëzuara organeve jo përkatëse, kjo edhe dëshmon se është e tëra lojë e SHIK-ut të Kadri Veselit dhe Azem Sylës që janë të mbështetur nga politikanët e ekstremit të majtë, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit të tyre, që tash e 13 vite kanë vënë Kosovën në një vend të pasigurtë me gjithë praninë e NATOS-KFOR-it përsëri vriteshin (vriten) njerëzit mu në pikë të ditës nga “persona të panjohur”.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)

MTKRS - Mafia: SKANDALI: Pse 40 kala dhe monumente të Shqipërisë do të “shiten” nga Instituti i Monumenteve?

 SKANDALI: Pse 40 kala dhe monumente të Shqipërisë do të “shiten” nga Instituti i Monumenteve?
28 Janar, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Ekonomia | Shkruar nga: TemA Online

Apollon Baçe konfirmon se nisma mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Kryeministri. Instituti i Monumenteve mbetet pa përgjigje kur pyetet se mbi ç’bazë ligjore do veprohet. Specialistët dëshmojnë hapur skemën e mirëfilltë të korrupsionit

Nga Kristi Pinderi

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, Kalaja e Lezhës e bashkë me të edhe 40 kala apo monumente të tjera të trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë do të jepen me qira dhe, biznesmenët e interesuar do të mund të ndërtojnë nga e para objekte të reja duke ndryshuar identitetin historik dhe strukturor të kalasë, ashtu siç mund të shikoni në fotot që po botojmë!

Një gjë e tillë është krejtësisht e paligjshme nëse bëhet pa aprovimin e të gjitha hallkave shtetërore që janë ngritur për të qenë filtër i mbrojtjes së trashëgimisë, si për shembull Këshilli Kombëtar i Restaurimit, Ministria e Kulturës, apo dhe pushteti lokal. Pjesa më e rëndësishme, debati me opinionin publik, është i domosdoshëm, por siç do ju tregojmë më poshtë me fakte konkrete, edhe kjo hallkë e domosdoshme e qeverisjes demokratike, nuk ka funksionuar fare në rastin në fjalë.

Në pothuajse të gjitha këto hallka institucionale, nisma për të “privatizuar” kalatë shqiptare duket se e ka marrë aprovimin paraprak. Këtë lajm, bazuar në një nismë konkrete të drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, z. Apollon Baçe, të ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi e të vetë kryeministrit Sali Berisha, e konfirmoi vetë z. Baçe. Me aprovimin e tij intervista u regjistrua e plotë dhe ne po e botojmë atë.

“Eshtë një kërkesë e ministrit të kulturës dhe e kryeministrit, dhe me iniciativë të Institutit të Monumenteve të Kulturës”, tha z. Apollon Baçe. Ndërsa kur e pyetëm në lidhje me afatet kohorë konkrete për zbatimin e saj tha se: “Kjo është strategji e re, politikë e re për monumentet, mirëpo muajin që vjen, ai që ka fituar projektet, do fillojë punimet”. Kur e pyetëm se cili është “ky që ka fituar projektin”, z. Baçe nuk u përgjigj, por burime të sigurta në Lezhë konfirmuan për gazetën se në fakt bëhet fjalë për të njëjtët individë që tashmë kanë ndërtuar, nën sytë e pushtetit lokal, plot 130 ndërtime pa leje, si hotele, restorante, qendra argëtimi, etj, në pjesën e poshtme të kalasë që bën pjesë gjithashtu në territorin e parkut arkeologjik të Lezhës. Tani synojnë të ndërtojnë edhe brenda mureve të kalasë!

Z. Apollon Baçe mundi të zbulojë vetëm një pjesë të kalasë së Lezhës që do të transformohet kryesisht në qendër argëtimi, e që janë ambientet e xhandarmërisë turke të vitit 1905, por në fakt, ambientet që do të dëmtohen dhe që do t’u transformohet krejtësisht fizionomia historike që kanë, janë edhe disa oda të familjes së njohur të Lekë Dukagjinit dhe në përgjithësi e gjithë kalaja. Në Këshillin Kombëtar të Restaurimit që do të duhet të vendosë për po ose jo, bëjnë pjesë vetë z. Baçe si sekretar që mund të drejtojë mbledhjet në rastet kur mungon ministri, bën pjesë gjithashtu drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, z. Roland Olli, një person që s’ka qenë asnjëherë arkeolog, por që pas vitit 2005 duket se ka treguar interes për të qenë menaxher i ndërhyrjeve emergjente arkeologjike sa herë që ndërtimet e reja e lypin nevojën për të kuptuar se mbi çfarë terreni po ndërtohen, bën pjesë gjithashtu drejtori i trashëgimisë kulturore në ministri, z. Olsi Lafe, drejtuesja e arkeologjisë në qendrën albanologjike, Prof. Shpresa Gjongecaj, e të tjerë.

Ose jep dorëheqjen, ose të të heqim vetë!

E gjithë nisma duket se bazohet mbi presione të përsëritura që pushteti lokal në Lezhë dhe sidomos biznesmenë të lidhur ngushtë me LSI në atë qytet, po bëjnë e para për të legalizuar të paktën 130 ndërtime pa leje që janë bërë ndërkohë brenda territorit të Parkut Arkeologjik në Lezhë dhe e dyta, për të marrë një aprovim për të ndërtuar edhe brenda mureve të kalasë së Lezhës, një kala historike e lidhur me Skënderbeun, me Besëlidhjen e famshme, por edhe me disa familje princërore shqiptare si ajo e Lekë Dukagjinit.

E gjithë kjo nismë mbart pas vetes shumë pyetje, përgjigjet e të cilave të çojnë të besosh në një korrupsion të mirëfilltë të organizuar nga institucione shtetërore që duhet të mbrojnë trashëgiminë kulturore. Një vit më parë, kur drejtori i Parkut Arkeologjik të Lezhës, z. Salvator Xheçi, e kundërshtoi hapur nismën për të “privatizuar” kalanë e Lezhës, ai u përball me kërcënime dhe shantazhe të ndryshme që i kërkonin të jepte dorëheqjen, ose në të kundërtën një mision inspektues shtetëror do të dinte si të gjente motive për ta shkarkuar. Zotëria dha dorëheqjen duke menduar se mund të vazhdonte një betejë qytetare i pakërcënuar institucionalisht. I nisi disa letra zyrtare ministrit të Kulturës, në atë kohë z. Xhaferri, kryeministrit dhe gjithë institucioneve të tjera shtetërore. Në ato letra mund të kuptosh thellësinë tragjike të një shkatërrimi të mundshëm të Kalasë së Lezhës, diçka që të shkakton trishtim sidomos në 100 vjetorin e Pavarësisë. Ka disa argumente që e shoqërojnë në Shqipëri gjithmonë angazhimin e një nëpunësi lokal, e që të gjitha kanë të bëjnë se me cilën parti ai x apo y nëpunës është! Një nëpunës në Lezhë ka patjetër pas vetes një konotacion të tillë paragjykues por fakti që luftën e vazhdoi i vetëm edhe kur nuk ishte me drejtor i parkut arkeologjik, përbën një motiv më shumë për ta besuar z. Salvator Xheçin kur i shkruan z. Sali Berisha dhe ministrit të Kulturës sa më poshtë, fiks një vit më parë:

“Mbi rrënojat e Akropolit Antik të Lissit do të ndërtohet një qytezë e re hotelesh dhe restorantesh; trojet historike të mbretërive Ilire do të shiten për gjelltore e për hotele; sarajet e Dukagjinëve të famshëm  do të tjetërsohen në bare, restorante, motele, diskoteka, komplekse sportive; odat ku janë mbledhur prijësat shqiptarë për te bërë besëlidhjen do të kthehet në restorant për produkte mishi; atje ku ushtrohej kanuni i dukagjinëve do të ndërtohet një motel; atje ku u dergj Gjergj Kastrioti –Skënderbeu në prag të vdekjes do të ndërtohet thertorja dhe dhomat frigoriferike; atje ku mund të ishte një muze etnografik do të ndërtohen nevojtore publike dhe gropa e zezë e gjashtë godinave të kësaj qyteze të re; mbi rrënojat e kishës së shekullit 13 do të ndërtohet një disko nate; bujtina e miqve të princëve Dukagjinas (e kthyer në xhami pas pushtimit turk) do të kthehet në restorantin e produkteve të mishit të derrit; Në vendin ku arkeologët parashikonin të bëhej muzeu arkeologjik do të hapet një restorant peshku; varrezat mesjetare do të kthehen në vend parkimi për automjetet, etj.”.

Mori vetëm një përgjigje nga një drejtor i Ministrisë së Kulturës, z. Olsi Lafe, që i shkruante se pretendimet e tij ishin të pavërteta. Mirëpo ne zbuluam se në botën e trashëgimisë kulturore paska shumë zëra të tjerë, mes tyre personalitete të arkeologjisë dhe historisë të cilët janë tashmë të skandalizuar nga fakti se një nismë krejtësisht e paligjshme po miratohet dhe për këtë askush nuk ka as informacionin bazik.

Apollon Bace nuk e di se mbi ç’bazë ligjore do jepen me qira 40 kështjella

Zbulimi i parë shokues që bëmë ishte përmes një interviste që mundëm të zhvillonim me z. Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Na shpjegoi se në çfarë konsiston kjo nismë. Argumentimi filozofik, por edhe praktik pas saj duket se kapërdihet kollaj. Qendrat e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri kanë 20 vjet që përballen me nevojën e një menaxhimi efikas, në mënyrë që edhe të prodhojnë mjaftueshëm të ardhura por mbi të gjitha të mund të ruhen të paprekura, e të trashëgohen kështu te brezat pasardhës. “D.m.th, këtu kemi të bëjmë me një nismë të tillë, që, për shembull, në rast se vendet e huaja si Italia ku shteti paguan vetëm 20 përqind (Greqia akoma më pak) të buxhetit për restaurimin e monumenteve, te ne janë akoma ato praktikat e kaluara, që shteti kujdesej për çdo gjë, pra paguante 100 përqind të fondeve për restaurimin”, thotë z. Baçe. Mirëpo kur e pyetëm se mbi c’baza ligjore bazohet e gjithë kjo nismë, zotëria nuk ishte në gjendje të përgjigjej. Më konkretisht ndodhi kështu:

Mbi ç’bazë ligjore bazohet e gjithë kjo nismë?

Apollon Baçe: Meqë po flasim për bazën ligjore, unë nuk jam tregtar mëlçish që të dal në pazar e të filloj të shes mëlçitë e komshiut në kundërshtim me ligjin! Këtu ka ligje! Pasi bëhet projekti, aprovohet në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, pastaj pasi aprovohet shikohet se sa qëndron brenda normave të shtetit, caktohet pastaj ajo data që do të jepet me qira, d.m.th për sa vjet do jepet, etj, mund të bëhet ose me qira ose me amfiteoze, nuk ka ndonjë kornizë ligjore që t’i qëndrojë kundër kësaj nisme dhe është bërë gati një liste me 30 apo 40 objekte të tilla, por ndoshta mund të reduktohet pak lista pasi të diskutohet me ministrin, dhe pastaj do shpallet në media.

Mirëpo zhgënjimi më i madh erdhi pikërisht në momentin kur z. Baçe, iniciator i kësaj nisme nuk dinte të përgjigjej konkretisht se cili ishte ligji apo V.K.M ku bazohej nisma. Ndodhi kështu:

Cili është institucioni përfundimtar që vendos pro apo kundër kësaj nisme?

Unë zbatoj diçka që lejon ligji! Kjo është një iniciativë, nuk është reformë.

Cilin ligj konkretisht?

Ua thashë dhe herë tjetër, jam në hetuesi apo në media? Ju kujtoni se unë do mbaj mend këto gjëra?

Jo detyrimisht numrin e ligjit, por, është Ligji për Trashëgiminë Kulturore, apo është ndonjë ligj për koncensionet, apo është VKM…, cili konkretisht?

Ja një minutë, se e kam këtu atë ligjin… Neni 17… eeee neni, pika 17 e ligjit 8048, datë … ee? (një zë i dytë dëgjohet) 9044, 9044! 07/04/2003.

Dmth është VKM e vitit 2003?

Ore zotni, po ta them edhe iherë që është ligj, e fundi i fundit është edhe ditë e shtunë e po humbas kaq kohë me këtë gjë, d.m.th çfarë jeni ju, është hetuesi kjo a çfarë që e dashke me numra, me pika e kështu? Eshtë ligj, është dhe VKM, d.m.th janë dy!

I menjëhershëm ishte reagimi i z. Lorenc Bejko, ish- drejtor i Monumenteve të Kulturës dhe një prej arkeologëve më të mirë aktualisht në Shqipëri. Kontributi i tij lidhet kryesisht me tumën prehistorike të Kamenicës, me tumën e Rëmbecit në Korçë që të gjitha këto gërmime që në tablonë e përgjithshme të arkeologjisë shqiptare i shërbejnë idesë së vazhdimësisë në shekuj kulturore dhe shpirtërore te një popullsie të njëjtë brenda territorit shqiptar, apo e thënë më ndryshe i shërben direkt mendimit se arbrit dhe shqiptarët e mëvonshëm janë pasardhës direkt të ilirëve. Gjithashtu, prof. Bejko është dhe një prej hartuesve të ligjit për trashëgiminë kulturore. Ai tha sa më poshtë:

Gazeta është në dijeni se të paktën 40 monumente të trashëgimisë kulturore do të propozohen që të jepen me koncension (një pjesë e tyre) mbi bazën e një nisme që tashmë është bërë publike nga z. Apollon Baçe. Ju, si një prej personaliteteve të arkeologjisë dhe si një ndër hartuesit e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, jeni në dijeni të kësaj nisme dhe nëse po, çfarë komenti keni?

Nisma të përmasave të tilla duhet të jenë objekt diskutimi të një rrethi sa më të gjerë të mundshëm grupesh interesi. Ky është akt i rëndësishëm transparence kur bëhet fjalë për administrimin e një pasurie të çmuar publike. Kur me pasuri publike, pastaj, kemi parasysh trashëgiminë kulturore kombëtare, vendimmarrja për dhënie me qira (deri në 99 vjet!!!) duhet të jetë shumë më serioze dhe e mbështetur në njohje shumë të thelluar, studime të gjera dhe strategji të qartë afatgjatë.

Nëse me ‘rijetëzim’ nënkuptohet ideja shterpë, bajate, tashmë monotone dhe banale e ndërtimit të një restoranti, bari, apo hoteli me salla konferencash në majë të çdo kalaje shqiptare, kjo përbën një rrezik të madh për tjetërsimin e një pjese të mirë të pasurisë sonë kombëtare dhe një shkelje të rëndë të parimeve profesionale të ndërhyrjeve në zonat dhe monumentet arkeologjike, historike dhe arkitektonike të vendit.

z. Apollon Baçe ju akuzoi, gjatë intervistës që ne patëm me të, si një zëdhënës i politikës opozitare. Sa i vërtetë është ky pohim?

Nuk ia vlen të komentoj për këtë çështje. Argumentet që kam promovuar dhe vazhdoj të përdor janë të lidhur me studimin e vlerave dhe ruajtjen e qëndrueshme të monumenteve të kulturës. Këtë e bëj nga pozitat e një njeriu të parreshtuar në asnjë parti politike dhe që as ka synuar në të shkuarën dhe as synon në të ardhmen pozita të natyrës politike. Ndërkohë që akuza që ju i referoheni vjen nga një personazh që s’ka lënë kërcim pa bërë nëpër të gjithë spektrin politik shqiptar. Mbi të gjitha, orientimi politik i debateve për trashëgiminë kulturore është llogorja e fundit e mundshme e sharlatanizmit dhe abuzuesve me trashëgiminë kulturore. Nisma në fjalë bën pjesë për atë pjesë të trashëgimisë kulturore që është në pronësi të shtetit. Shoqëria shqiptare i ka vendosur në mbrojtje këto objekte kulturore për hir të vlerave të mëdha që ato paraqesin, në rradhë të parë si dëshmi historike të së kaluarës kombëtare. Parimet dhe Karta Shqiptare e Restaurimit rregullojnë mënyrën sesi i ruajmë dhe vlerësojmë këto objekte, të cilat kanë rëndësi të shumëfishtë për shoqërinë tonë të sotme. Këto objekte janë me interes të madh edhe turistik, pikërisht sepse janë ashtu siç janë. Të thjeshta, harmonike me mjedisin, të rrënuara dhe rezultat i një historie të gjatë. Në gjendjen që i kemi trashëguar ato na flasin dhe informojnë për të kaluarën. Kalatë tona rivitalizohen duke vlerësuar historicitetin e tyre; duke i bërë qendra informimi dhe edukimi; duke i kthyer në qendra aktivitetesh të komuniteteve lokale dhe të kultivimit të traditave të tyre; duke mirëpritur vizitorët dhe tërhequr ata me informacion të thelluar për rolin e njeriut në histori; duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë të veçantë dhe përjetime pozitive për një jetë më qytetare, më reflektive dhe më të përgjegjshme. Do ta shihja me shumë interes kalimin e administrimit të qendrave historike, arkeologjike e kulturore subjekteve të specializuara, private ose komunitare, mbi bazën e një studimi paraprak afatgjatë të menaxhimit të tyre. Eshtë krejtësisht sipërfaqësore të mendosh se duke ndërtuar lokale dhe dhënë me qira për 99 vjet restoratorëve e hotelierëve, kemi zgjidhur çështjen e ruajtjes së kalave dhe monumenteve!

INTERVISTA E PLOTE ME APOLLON BAÇE

Ne sivjet ndoqëm një rrugë tjetër, nisur nga fakti që në rast se në vitet e kaluara përqindja nuk ka qenë e mirë, sivjet fondet që vilen nëpërmjet donacioneve të ndryshme apo biznesmenëve kanë arritur shifrën e 22 milion euro. Ne pra Por arsyeja pse na shtyn ne në një nismë të tillë nuk ka të bëjë vetëm me vështirësitë ekonomike, por edhe me faktin që kjo praktikë (dhënia me qira e monumenteve) ndiqet dhe në vende të tjera të botës (flas për botën e përparuar, nuk di çfarë bëhet andej nga Mozambiku) dhe flas që në vende të tilla pra njeriu që viziton një kala apo kështjellë kërkon të gjejë aty dhe një lokal, këtu te ne gjërat nuk janë të sistemuara, por njeriu gjen vetëm ferra, vetëm dele, papastërti e gjëra të tilla. Kështu që ne patëm filluar me tre objekte. Një nga këto ka qenë Kalaja e Lezhës, një tjetër ka qenë kalaja e Ndroqit, dhe tjetra ka të bëjë me ato kullat në hyrje të kalasë së Elbasanit. Ka patur dhe përvoja të tjera në të kaluarën, si për shembull Kalaja e Lëkurësit mirëpo nuk e marrim dot si shembull të suksesshëm, pasi aty sipërfaqja e shfrytëzimit ka qenë 100 përqind, ndërsa ne synojmë që të japim me koncension diku te 15, deri në 40 përqind në secilin monument.

Për cilat objekte bëhet fjalë konkretisht?

Në rastin në fatlum, aty te Kalaja e Lezhës, duke përfshirë territorin poshtë dhe lart bëhet fjalë që ndërhyrja mund të jetë te 2 përqind, flitet për ato ndërtesat e xhandarmërisë turke të vitit 1905 që kanë një lartësi dy kate, apo një kat e gjysëm dhe mbi to do bëhet një muze arkeologjik, një muze etnografik dhe një lokal që të shërbejë ndonjë limonadë dhe jo kështu gjëra ahengu, e njëjta gjë dhe me Ndroqin me një sallë konferencash, një lokal, etj…

Mirëpo po të flasim për reaksionin që ka patur kjo ide te ne, unë jam pezmatuar dhe më vjen keq që çdo gjë që do kapet me dorë këtu do kthehet në politikë. Kështu që dhe reagimi i këtij krahut opozitar sipas të cilëve ne do marrim kosat e do shkatërrojmë kalanë e Lezhës më duket qesharak. Personat që e ngritën këtë gjë ishin komplet të paaftë duke filluar që nga z. Bejko, ish drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Kjo është strategji e re, politikë e re për monumentet, mirëpo muajin që vjen, ai që ka fituar projektet, do fillojë punimet.

Kush është ky që ka fituar këtë projekt, dhe mbi bazën e cilit legjislacion po bazoheni?

Po pse unë këtu jam në hetuesi, apo në gazetë?

Patjetër që në gazetë, po gazeta kërkon të dijë gjithçka thelbësore, dhe ligji është më thelbësor se çdo gjë tjetër, apo jo?

Epo atëherë hajdeni të enjten në zyrë, të gjej ligjin dhe t’ua analizoj tamam. Por mua, që të më bëni pyetje të tilla ku bazohet e ku s’bazohet, unë nuk jam kompjuter që ti mbaj mend të gjitha. Di që është një ligj që e lejon, kështu që hajdeni të enjten dhe flasim!

Ndoshta me keni keqkuptuar, nuk po bëj gazetarin që kërkon të kuptojë. Nuk po ju pyes për numrat katërshifrorë të ligjeve, dua të di të paktën titullin e ligjit apo ligjeve, dhe fushën që mbulon ai ligj, pasi kur flasim për pasuri të tilla publike dhe historike, atëherë baza ligjore ku nisma të tilla duhet të bazohen, është minimalisht informacioni i parë që duhet të dimë…

Ore, meqë po flasim për bazën ligjore, unë nuk jam tregtar mëlçish që  të dal në pazar e të filloj të shes mëlçitë e komshiut në kundërshtim me ligjin! Këtu ka ligje! Pasi bëhet projekti, aprovohet në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, pastaj pasi aprovohet shikohet se sa qëndron brenda normave të shtetit, caktohet pastaj ajo data që do të jepet me qira, d.m.th për sa vjet do jepet, etj, mund të bëhet ose me qira ose me amfiteoze, nuk ka ndonjë kornizë ligjore që ti qëndrojë kundër kësaj nisme dhe është bërë gati një liste me 30 apo 40 objekte të tilla, por ndoshta mund të reduktohet pak lista pasi të diskutohet me ministrin, dhe pastaj do shpallet në media.

Përveç kalasë së Lezhës, për cilat objekte të tjera bëhet fjalë që të jepen me qira?

Depoja e kripës në Kavajë, Kalaja e Lalmit, disa ndërtime apo kulla në kalanë e Elbasanit, disa ndërtime të tjera në Berat, etj.

Cili është institucioni përfundimtar që vendos pro apo kundër kësaj nisme?

Unë zbatoj diçka që lejon ligji! Kjo është një iniciativë, nuk është reformë.

Cilin ligj konkretisht?

Ua thashë dhe herë tjetër, jam në hetuesi apo në media? Ju kujtoni se unë do mbaj mend këto gjëra?

Jo detyrimisht numrin e ligjit, por, është Ligji për Trashëgiminë Kulturore, apo është ndonjë ligj për koncensionet, apo është VKM…, cili konkretisht?

Ja një minutë, se e kam këtu atë ligjin… Neni 17… eeee neni, pika 17 e ligjit 8048, datë … ee? (një zë i dytë dëgjohet) 9044, 9044! 07/04/2003.

D.m.th është VKM e vitit 2003?

Ore zotni, po ta them edhe iher që është ligj, e fundi i fundit është edhe ditë e shtunë e po humbas kaq kohë me këtë gjë, d.m.th çfarë jeni ju, është hetuesi kjo a çfarë që e dashke me numra, me pika e kështu? Eshtë ligj, është dhe VKM, d.m.th janë dy!

Die Weltbank hat dazu eine kritische Bestand Aufnahme, rund um das Chaos

und Grundstücke am 13. Oktober gemacht und im TV erläutert. Was diese vielen Direktoren der Administration machen, weiss eigentlich niemand so richtig, nur ihren Job machen die nicht.

Normales System in Albanien! Berufsverbrecher bauen irgendwo und versuchen dann zulegalisieren.

Im Ärchologischen Park von Lezhe wurden allein 130 illegale Bauten errichtet, worüber wir schon vor einem Jahr berichteten! Das muss nach alten System der Skrapari Bande legalisiert werden und die Peinlichkeit eines Verbrechers: Minister Ferdinand Xhaferrie, schaut zu und unternimmt Nichts, die Orgien der Zerstörung zu beenden. Idioten, Kriminelle und Georg Soros Gestalten, wie Aldo Bumci, Ylli Pango, Malltezie werden Minister, oder arbeiten in für die Weltbank. Georg Soros “Open Society”, wird seit 20 Jahren mit der Mafia gleich gesetzt und Viele ehemalige Mitarbeiter, flohen vor deren kriminellen Machenschaften ins Ausland.

Vor allem von Mitgliedern der Mafia Partei LSI, des Ilir Meta! Nun will man 40 Burgen privatisieren und die militante Verbrecher Banden, können damit ihre illegalen Bauten legalisieren (Hotels, Bars, Lokale, Restaurants etc.)und absolut Alles ist gegen das Gesetz. Der Leiter des Ärchologischen Parks Mr. Salvator Xheçi,, wurde nicht nur bedroht, sondern schrieb, deswegen bereits einen Brief an den damaligen Minister Ferdinand Yhaferrie, der auch hier erneut, nur kriminelle Interessen wahr nahm und keinerlei Gesetze kannte und auch ignorierte, das es ein Mafiösen System der Legalsieriung von kriminellen Banden ist. Zuständig im Ministerium für Kultur ist der Direktor und Berufs Verbrecher: Olsi Lafe, der Null Ausbildung, noch Bildung überhaupt hat auf Antiken, oder Kulturelle Gebiet, was allgemein bekannt ist. Dieser Berufs Verbrecher treibt diese Mafiösen Geschäfte vorwärts. Der PR Chef, der Kosovo Todes Schwadrone, machte in seinem Amts Missbrauch, natürlich Nichts, wozu er eigentlich lt. Gesetz verpflichtet ist.

SKANDALI: Pse 40 kala dhe monumente të Shqipërisë do të “shiten” nga Instituti i Monumenteve?
28 Janar, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Ekonomia | Shkruar nga: TemA Online
……..

Apollon Baçe konfirmon se nisma mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Kryeministri. Instituti i Monumenteve mbetet pa përgjigje kur pyetet se mbi ç’bazë ligjore do veprohet. Specialistët dëshmojnë hapur skemën e mirëfilltë të korrupsionit


Castle of Clarendon, wie es

geplant durch die Ministerium Mafia rund um die LSI Banden.

http://www.gazetatema.net/web/2012/01/28/

Das Ministerium MTKRS Banditen Mafia, Schutz unverändert keine Guter Kultur, Alte Stätten - “Zone Touristik”

Nedertim Mafia Durresi - MPTKS Show!

Roland Olli: Asnjë ndërtim në qendrën arkeologjike të Durrësit

Pas vitesh debatesh, shkeljesh, dëmtimesh, penalizimesh, më në fund duket se u zgjidh dilema mes zhvillimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore në dy qytete të rëndësishme të vendit, në Durrës dhe Korçë.Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi rregulloret e administrimit të zonave arkeologjike, A dhe B të Durrësit si dhe qendrës historike të qytetit të Korçës. Tanimë rregullat e lojës janë të qarta. Në rast se shkelen ato, ka penalizime. Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Arkeologjike, Roland Olli, shpjegon se ku konsistojnë këto dy rregullore. Ndër të tjera, mësojmë se nuk do të ketë më as edhe një ndërtim në zonën arkeologjike A të Durrësit, e cila paraqet zonën me vlerat më të rëndësishme arkeologjike dhe monumentale të këtij qyteti. Ndërsa në zonën B, nuk do të ketë më ndërtime pa bërë më parë sondazhe arkeologjike.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave mori dy vendime që kanë të bëjnë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Përse bëhet fjalë konkretisht?

…………

http://www.panorama.com.al/kulture/roland-olli-asnje-ndertim-ne-qendren-arkeologjike-te-durresit/

Frauen als Arbeits Tiere und Sklaven - Diskriminimi ndaj femrës në Shqipëri dhe në Kosovë

Diskriminimi ndaj femrës në Shqipëri dhe në Kosovë

 

Nga Asllan Dibrani

info@asllandibrani.com

 

Sot bota  ka arritur të hedh hapa gjigandë në zhvillimin e gjinisë femërore! Ajo sot gjendet ne pozicione për krah burrit .Po ta bënë një  udhëtim njeriu në disa zona në Shqipërinë e Veriut dhe gjetkë  mundet me hasë në  skena të pa barabarta të gjinisë femërore shqiptare  , po edhe ne një pozite shumë të mjerueshme !…Këso pamjesh ,sikur mos te jenë fotot si dëshmi është vështirë  ta besosh?

Përmes kulturës ,vetëdijes  , pa  barazisë  gjinore të një populli,  mund të kuptohet se emancipimi i saj është një proces i domosdoshëm në te mirën e saj dhe te tërë shoqërisë . Nëse emancipimi i saje nuk   u arritur  në shkallën e duhur ,mund te vlerësohet se  nuk ke mundur ta ndërtosh atë popull ne skemën e duhur të një populli të zhvilluar. Zhvillimi dhe emancipimi i gruas në shoqërinë e sotme  moderne   i jap një imazh atij shteti  se ne çilen shkallë te kulturës je si popull apo komb. Gjinia femërore nuk është në favor të mirë  as ne Shqipëri po as në Kosovë e mos të flasim për Maqedoni në popullatën shqiptare. Në një shoqëri qe nëpërkëmbet femra  shqiptare, atëherë nuk ka familje të shëndoshë!

Një  pamje  rrëqethëse  e një gruaje  të  ngarkuar, njësoj si një  kafshë, rrugëve për të transportuar dru.

A thua përse kështu ? A thua se jemi akoma aq të pa prapambetur, sa qe mendojmë se këto skena  nuk i sheh njeriu?A thua se këto shfaqje,  aq te tmerrshme nuk i transmeton bota,  shkallen e civilizimit edhe emancipimin e femrës shqiptare ,armiqtë  e bëjnë  si përbuzje,nënçmim ,ofendim ,  ndërsa miqtë tanë me keqardhje  i transmetojnë ne mediumet e veta! ! Qoftë edhe një  numër i vogël  i këtyre rajoneve ,  qe mbretëron një konstruksion  i këtillë i  ndërtimit dhe emancipimit të femrës shqiptare, është një pasqyre negative qe  në arenën ndërkombëtare,  reflektohet  shumë negativisht , edhe ne planin   e futjes dhe pregaditjen  e popullit shqiptar  në integrimin e Bashkësisë Evropiane !Albanien kultur

Lëvizjet për emancipimin e femrës kanë mundësuar që shtete të përparuara të bëjnë sistem të ligjeve, që garantojnë barazinë e dy gjinive në të gjitha sferat e jetës, por megjithatë realiteti të ne është ndryshe, ngase femra përsëri mbeti e pabarabartë  .Shkak në vete   e kësaj te keqeje ndikon edhe  varfëria .  Por nëse  në këto vende qe dominon varfëria  te jetë prezent  faktori  i shoqërisë civile dhe  organet kompetente,    atëherë gjendja e familjeve shqiptare në përgjithësi nuk do te ishte aq e mjerueshme .

Pasojat  e ritualeve fetare  islame qe kanë mbetur si pasoja nga regjimi shume vjeçar  i  okupimit osman mbi trojet tona


Sot femra shqiptare  në shumë krahina tonat , ajo nuk gëzon as të drejtën që të ulet në tavolinë me burrat.  Në shtëpi shtrohen dy sofra njëra për burrat dhe tjetra për gratë. Në raste dasmash edhe tri , shtojcë edhe e fëmijëve  qe mos te shihen  gratë  nga burrat e huaj.  Në rast mysafirësh  të pa njohur, gruaja e çon ushqimin gjer prapa derës, sepse nuk lejohet të hyjë në “Odën e Burrave” kjo është edhe pasojë e ritualeve (fetare  islame, qe kanë mbetur si pasoja nga regjimi shume vjeçar  i  okupimit osman mbi trojet tona),  ku e çoroditi  mentalitetin dhe kulturën  e trashëguar ilire qe ishte një shoqëri përkrah   popujve të mëdhenj.

  Të jetosh në një situatë të tillë në kohën e sodit, nuk është aspak e këndshme, sidomos në kushtet e një vendi si ky i yni që pretendon t’i bashkohet familjes evropiane.  Të duash t’i bashkëngjitësh vendeve të civilizuara, duhet të kesh një shoqëri të tillë përparimtare  edhe gjininë femërore , pra një shoqëri të civilizuar, me të drejta të garantuara si nga njëri kah ashtu dhe në kahun tjetër gjinor. Duhet të dy partnerët apo e thënë ndryshe bashkëshortët të kenë të drejta të barabarta sepse nuk mund të kesh një bashkëjetesë normale kur njëri është zot dhe tjetri shërbëtor i urdhrave dhe diktateve  .

 

http://farm4.static.flickr.com/3110/2766896752_507af9f12d.jpg

Pamje e pa shembullt  i  një  gruaje   duke e tërhequr gomarin  ,ndërsa burri i  hipur në  Gomar, duke luajtur rolin e  zotëriut,  ndërsa gruaja  rolin  e një skllaveje apo një sherbetoje…!?

 

Ndryshimet që mund të ndeshësh në një udhëtim nëpër Shqipëri  por edhe në Kosovë janë të jashtëzakonshme, saqë të shtyn, të pyesësh veten, se sa i madh është vendi ynë?  Si ka mundësi që në një vend kaq të vogël të ketë ndryshime kaq të mëdha ne  shoqërinë  shqiptare ?Një  gjë e tillë nuk ekziston edhe në vende urbane  me një zhvillim ekonomik dhe social   siç janë Tirana,Prishtina,Durrësi,Peja, Vlora, Ferizaj,  Gjirokastra, Gjakova ,   Pogradeci etj . Në disa  zona malore dhe vende te varfra gjënë gra që nuk kanë guximin të heqin as shamitë e kokës nga frika bashkëshortit edhe ne temperaturat  e larta verore .   Punët e zakonshme  për to janë mirëmbajtja e shtëpisë, si puna në ara dhe të merret me ushqimin dhe rritjen e bagëtisë dhe shkele e shko edukimin  dhe rritjen e fëmijëve .Diskriminimi i gjinisë femërore në Shqipëri, por edhe në Kosovë, nis që në moshë shumë të hershme.  Kjo gjë vihet re që në shkollat 8-vjeçare por  shprehet ma theksueshëm kur vijon shkollën e mesme. Shpeshherë  i  përshpejtojnë   martesat e tyre në moshën  e re për t’ju shmangur  shkollimit dhe emancipimit përkrah me burrin.  Kjo është thjeshtë e turpshme, vajzës i gjendet burrë, me ose pa pëlqimin e saj, duhet të krijojë familje edhe pse ajo është thjeshtë një adoleshente që s’e ka idenë e familjes as pregaditjen .   Edhe kjo shpeshherë   është nen ndikimin e hoxhallarëve qe kanë  ngrit  kokë në kohët e fundit në Shqiperi, por edhe në Kosovë me qellim qe femra shqiptare të mbetet e “moralshme ” (e pa dukshme , e pa kontakt, e pa shkollë,  e pa vlere  si synim  i një femre te ndershme) .Lind pyetja,  ku mundet me mbetur e ndershme një femër  kur nuk ka shkollë , kur nuk lexon ,nuk ka dijeni,nuk ka kontakt me botën e zhvilluar …?   Në aspektin moral 100 here  vjen nën  ndikimin e presionit të gjinisë  mashkullore një femër qe nuk ka shkollë dhe është e mbështjellur në ferexhe,  se sa një femër qe është e përgatitur   në ndjekjen e shkollimit , të kulturës  dhe emancipimit.

 

Duhet ta bëjnë një projektligj  për mbrojtjen dhe nxitjen e  zhdukjes  se këtyre dukurive  negative  ne shoqërinë shqiptare!

Për ligjin dhe kodet  mos të flasim , ato janë në letër sepse gjer më sot nuk ka raste të ndjekura penalisht nga  shteti shqiptar apo në Kosovë për gjera të tilla!  Duhet ta bëjnë një projektligj  për mbrojtjen dhe nxitjen e  zhdukjes  se këtyre dukurive  negative  ne shoqërinë shqiptare.

Kjo dukuri ka edhe pasojat praktike  kur lidhet një fat  bashkëshortor pa  përgjegjësi , atëherë  shpeshherë vjen edhe deri te shkatërrimi  i familjeve  bashkëshortore  ,kështu qe divorcimi gjithnjë është në rritje .Le te mbetet  ne te ardhmen   dhe të shpresojmë që brezi i ri të jetë më i vetëdijshëm për hapat që do të hedhin në të ardhmen ,  ne procesin e zhvillimit dhe emancipimit te femrës shqiptare për krah femrave bashkëkohore të familjeve të shteteve evropiane .

 

Salih Berisha Mafia: Pushtetarët vila dhe për qentë, 165 mijë familje nuk kanë as kasolle

4 Janar, 2012

| nga AMA-News

 

Pushtetarët vila dhe për qentë, 165 mijë familje nuk kanë as kasolle

Nga Kledian Lula

Mashtrimi me strehimin e familjeve të pastreha, ka nisur nga “gjuha” demagogjike e Sali Berishës në vitin 1992, kur morri pushtetin me “pardesynë e bardhë” të ish-sigurimit të shtetit dhe po vazhdon edhe sot pas 20 vjetësh, kur Saliu po vazhdon pushtetin me “duarr e zeza” të korrupsionit e krimit mafioz. Në momentin që u realizua privatizimi i banesave ish-pronë shtetërore, ata që patën të tilla u bënë pronarë. Ata që nuk patën shtëpi (sëmundje masive dhe e rëndë kjo e krijuar prej ish-sistemit komunist), mbetën të pastrehë. Po të pastrehë teorik dhe praktikë, mbetën nga ky ligj privatizimi dhe ato familje, të cilat për shumë vite, kanë banuar në shtëpitë e ish-pronarëve. Të gjithë këto familje, shteti dhe qeveria i përfshiu në një ligj tjetër special, duke i futur në disa lista të pastrehësh, të ndarë në disa kategori të veçanta dalluese nga njera-tjetra. Me shpresën, se ky problem i madhe publik e jetësor për familjet “pa çati” do të zgjidhej shpejt, familjet e pastreha pranuan versionin shtetëror për mënyrën e strehimit dhe pritën marrjen një banese. Por edhe pse aknë kaluar 20 vite, ato vazhdojnë të presin dhe sipas “skemës” demagogjike të aplikuar prej Sali Berishës: “mashtro e shty vitet me premtime kot”, janë 165 mijë familje që do të mashtrohen pa fund.

Në zyrat e strehimit në bashkitë e vendit, madje edhe në kasafortat e Ministrisë së Rregullimit të Territorit, si dhe në Ministrinë e Brendëshme (Pushteti Lokal), dergjen prej afro 20 vjetësh listat e të pastrehëve që presin një copë strehë. Këto lista, siaps skemës mashturese e demagogike, hartohem e grisen, përpilohen e fshihen, pasurohen, zgjaten e zvogëlohen, riorganizohen me ndarje e nëndarje klasifikimesh ligjore për kategoritë dhe emergjencat e familjeve të pastreha.

Pavarësisht se çfarë deklaron qeveria për 24 mijë familje të pastreha, në realitet në Shqipër figurojnë 165 mijë familje të evidentuara të pastreha, pa llogaritur mijëra familje të tjera, të cilat nuk figurojnë në asnjë listë. Qeveria “SALI”, për të përligjur mos strehimin, po vazhdon të përdor si “vegël” bashkitë dhe disa ministri kukulla, për të luajtur lojën mashtruese. Deamogogjia dhe nmashtrimi ka këtë fytyrë: Flitet për fonde speciale e urgjente nga qeveria, trumbetohet për kredi strehimi pa interes, përdoret një listë kreditimi false nëpër bashki e banka që nuk po jepen, flitet për mbledhje këshillash bashkiakë që dështojnë sepse gjoja zihen të majtët me të djathtët, përdoren ca filmime televizve me blloqe pallatesh për të pastrehët. Por deri sot, asnjë nga këto familje nuk është strehuar. Ata që që ka strehuar qeveria me kredi e me nga 2-3 apartamente luksoze në çdo mandat janë deputetë e ministra, drejtorë drejtorie, shërbëtorë mediash qeveritare, ambasadorë, fëmijë, dhëndurë, krushq, kunetër e dashnore pushtetarësh.

Po hallexhinjtë, nga ata listave që mban sirtareve e premton qeveria prej 20 vitesh? Asnjë nuk ka marrë, as kredi e as banesë, por vetëm mbushin formularë dhe bëjnë kërkesa çdo tre muaj, sa herë del e mashtron qeveria. Trajtimi i të pastrehëve të evidentuar në bashkitë përkatëse, bëhet në bazë të fondeve të dhëna për këtë qëllim dhe të kushteve të përcaktuara në ligjin Nr. 8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha” dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave, Nr.25 datë 16.10.1996 “Për proçedurat dhe proiritetet” që përcaktojnë si prioritare për trajtime, kategorinë e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat ish-pronë private dhe të atyre, që kanë akt-marrëveshje të pazbatuar me Pushtetin Lokal. Siç shikohet, trajtimi i të pastrehëve të kategorisë së dytë, nuk përmendet fare as në ligj, e as në vendimin e të pastrehve! Janë 79 mijë e 360 familje të pastreha në të gjitha qytetet e vendit, që janë kualifikuar në kategorinë e dytë. Po t’i referohemi shifrave zyrtare, numri i të pastrehëve të kategorisë së parë, nuk ka lëvizur nga vendi (që përbëjnë kategorinë me banesa ish-pronë private dhe me akt-marrëveshje të pazgjidhura në pushtetin lokal). Çuditërisht edhe sot, pas 20 vitesh, në të gjitha zyrat e strehimit të bashkive në të gjithë vendin, pohojnë se ende vazhdon trajtimi i të pastrehëve të kësaj kategorie. Pas vitit 1997 “karvanit” të gjatë të listës së të patrehëve të kategorisë së parë e të dytë, iu shtua dhe lista e të pastrehëve, të krijuar nga ish-pushteti “SALI” që u zhvati shtëpitë nëpërmjet shitjes së tyre dhe futjes së lekëve në firmat piramidale, të themeluara enkas për zhvatjen e financave të shqiptarëve. Këto familje që nuk kanë as kasolle kashte ku të futen, nuk duan vila e apartamente luksoze me pishina, sauna, palestër e bilardo brenda, por vetëm pak metër katrorë sa për të fjetur, për të patur një shtëpi të tyren, që të mos bredhin duke rrugëve, duke harxhuar e vuajtur nëpër shtëpi me qera e baraka. Ndërsa 165 mijë familjet, vazhdojnë të qëndrojnë në pritje të një strehe të premtuar, pushtetarët kanë ndërtuar vila luksoze…. edhe për qentë e tyre.

Criminal Xhavit Haliti: Krahinorizmi është shumë i përhapur në politikën e Kosovës

NATO secret: Xhavit Halili Mafia Boss and Top criminal

Balkanblog Bundestag Einladung von Lammert 


“Geheimes” NATO Dokument, dokumentiert nochmal die Top Verbrecher im Kosovo: Hashim Thaci und Xhavit Halili
Zerschlagung Jugoslawiens: Die CIA Operation “Roots”

in english: Killer swadron: Xhavit Halili and Hashim Thaci together with Ramuz Haradinaj

Haliti: Krahinorizmi është shumë i përhapur në politikën e Kosovës

2012-01-05

Ylli Pata (KERKO …)

 

 

Intervistë

Rrëfehet Zeka: Jo një presidenti të fortë

“Zeka” heq dorashkat dhe flet hapur. Një prej protagonistëve kryesorë të politikës shqiptare, përkatësisht Xhavit Haliti, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës dhe një prej drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një intervistë për “Shqip” deklaron se krahinorizmi ka hedhur rrënjë në politikën e Kosovës, ndërkohë që korrupsioni është një realitet. Haliti flet edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Kosovës, për të cilin ka mendim të ndryshëm me procedurën që do të ndiqet, pasi mbron modelin gjerman të kreut të shtetit. Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës rrëfen diçka edhe për veten dhe angazhimin në politikën aktive….

Z. Haliti, pak kohë më parë, kancelarja Merkel ishte në Kosovë në një vizitë të rëndësishme, ku përcolli si mesazhe kryesore kthimin e legalitetit në veri dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Pse po përsëritet kaq shpesh refreni i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërkohë që kjo dukuri theksohet edhe në raportet e shumë organizmave për Kosovën. Sipas jush, ky është një rrezik real apo një perceptim i ekzagjeruar?

Kjo pyetje e ndërtuar mbi vizitën e kancelares Merkel te ne, që është historike për Kosovën, ngërthen në vete dy problematika të ndryshme, por njëlloj jetike për ekzistencën dhe funksionimin e shtetit të Kosovës. Së pari, domosdoshmërinë e njohjes së tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit tonë nga Serbia. Për këtë çështje, mesazhi i znj. Merkel, i dhënë nga Prishtina, të cilin më parë ia kishte përcjellë opinionit dhe shtetarëve serbë, ishte tepër i qartë dhe vetëm i njëkuptimtë: Kosova është një shtet i pavarur dhe strukturat paralele serbe nuk kanë vend në këtë shtet. Deklarimi pa ekuivokë i kancelares së Gjermanisë në mbështetje të Kosovës shtet, u pasua me dy sugjerime, që mendoj se duhen mbajtur në konsideratë e duhet reflektuar realisht ndaj tyre: Kosova ka ende punë për të bërë në ndërtimin e një shteti ligjor dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut. Znj. Merkel e vizitoi Prishtinën pasi kishte vizituar Beogradin. Ky rreshtim, me sa duket, ka kushtëzuar edhe dallimet mes palëve që mendoj se janë të ndjeshme për situatën në Veriun e Kosovës. Nuk është komode por ndihem i detyruar t’i citoj fjalët e saj për këtë çështje: “Kam biseduar edhe me Presidentin serb, B. Tadiç dhe i kam kërkuar (nën. im) që të gjenden forma të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Në këtë linjë edhe palën kosovare e kam lutur (nën. im), që të japë angazhimin e saj në këtë drejtim”. Komentet janë të tepërta, sepse gjithkush e bën dallimin mes “kërkesës” dhe “lutjes”!

Së dyti, Merkel solli mesazhin e domosdoshmërisë së ndërtimit të një shteti demokratik, ku të sundojë rendi e ligji dhe angazhimi shtetëror për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këtë mesazh kancelarja e Gjermanisë e kushtëzoi dukshëm nga mesazhi i parë, konsolidim i shtetit demokratik e sundimi i ligjit në të. Krimi dhe korrupsioni në Republikën e Kosovës mendoj se nuk është perceptim i ekzagjeruar dhe as një rrezik i pritshëm, por një realitet. Këto dukuri janë të pranishme në të gjitha vendet ish-komuniste në tranzicion. Kurse te ne, në kushtet e një shteti ende të pakonsoliduar për arsye historike, politike, rajonale e ndërkombëtare, lufta efektive kundër krimit dhe korrupsionit vështirë të realizohet. Kufiri i pakontrolluar i Veriut të Kosovës lind jashtë çdo observimi shtetëror dhe “metastazat” e të dy sëmundjeve të krimit dhe korrupsionit.

Ju jeni një drejtues i lartë i PDK-së, e cila ka edhe përgjegjësinë kryesore në qeverisje. Pas formimit të koalicionit të fundit në opinionin publik është komentuar se ka qenë një bashkim interesash dhe jo një koalicion parimor. Kjo solli edhe ndarjen brenda edhe LDK-së. Sipas jush, çfarë baze ka ky koalicion?

Dihet se si u krijua koalicioni aktual qeverisës. Dihen edhe zhvillimet e menjëhershme pas krijimit të tij, siç dihet edhe arsyeja e ekzistencës dhe e funksionimit edhe aktualisht. Koalicionet qeverisëse ndërtohen mbi kompromisin, që ka në themel interesin dhe jo parimin. Koalicioni ynë me AKR-në, që u kushtëzua nga bashkimi i interesave partiake shkaktoi reagime të ndryshme emocionale, që u reflektuan në votim, por kurrsesi ndarje brenda PDK-së dhe deputetëve të saj.

Opozita dhe media akuzon partinë tuaj si bartëse të korrupsionit, duke marrë edhe akuzuat ndaj një ish-ministri të qeverisë. Sa e ka kapur korrupsioni politikën kosovare dhe cilat janë mjetet e luftimit të tij?

Pa iu referuar përvojës globale e kontinentale, do të dëshiroja të sillja në vëmendje, vetëm gadishullin tonë, Ballkanin. Cila nga qeveritë e vendeve tona nuk është vënë në fokus të akuzave të opozitës dhe të mediave për korrupsion? Kur unë nuk di të gjykoj për “fajësinë” e qeverive për korrupsion, si mund të gjykoj për një prej anëtarëve të tyre?! E vërteta është fushë veprimi e gjykatës. Le të presim që EULEX-i të vlerësojë, sipas ligjit.

Z. Haliti, vitin e ardhshëm Kosova do të mbajë zgjedhjet presidenciale. Sipas jush, cili është kandidati që do të ketë më shumë peshë dhe mund të marrë rolin e liderit të ardhshëm të vendit?

Zgjedhjet e pritshme presidenciale mendoj se do të bëhen në 2012-n. Për këtë çështje kam botuar para ca ditësh mendimin tim. I qëndroj idesë së respektimit të Kushtetutës dhe konsolidimit e funksionimit të Republikës parlamentare. Vendet që dolën nga trauma të mëdha, si Gjermania dhe Italia pas Luftës së Dytë Botërore, adoptuan këtë formë shteti. Organizmi ynë ka marrë për model Gjermaninë; mendoj se është herët ta devijojmë! Nga sa thashë më duket se është e kuptueshme që unë nuk mund të vlerësoj e, mbi të, të propozoj një kandidat për President të Kosovës.

Në të gjitha kabinetet e PDK-së ju gjithnjë keni qëndruar anash. Zgjedhje e juaj apo një mospreferencë e zotit Thaçi?

Është një çështje me të cilën jam përballur prej vitesh dhe, natyrshëm dhe jam përgjigjur. Pjesëmarrja në pushtetin ekzekutiv, që aktualisht konsiderohet “vlerësim” dhe “nder”, mendoj se është përballje me kompetencën profesionale dhe përgjegjësinë personale. Unë kam pasur mangët përgjegjësinë profesionale për të qenë pjesë e qeverisjes dhe këtë nuk e kam fshehur. Por unë kam qenë dhe s’kam pse ta fsheh që jam protagonist i politikës në Kosovë. Kam qenë i pranishëm në të gjitha evenimentet legale të njohura botërisht, duke filluar nga Rambujeja, duke vazhduar me firmosjen e Deklaratës së Pavarësisë dhe deri në ditët e sotme si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me kontribute brenda e jashtë Kosovës.

Zoti Haliti, shqiptarët gjithandej ju njohin si Zeka, një emër që e keni mbajtur gjatë ilegalitetit dhe gjatë luftës, periudhë që ua rriti edhe më shumë mitin apo legjendat urbane ndaj jush, por edhe armiqtë rreth jush. Ka pasur akuza të tmerrshme ndaj jush sidomos viteve të para pas luftës në disa media dukshëm afër LDK-së, por sot sikur janë shuar. A mos vjen kjo sepse ju keni më pak pushtet apo sepse janë davaritur “faktet”?

Është e vërtetë! Miqtë e hershëm më thërrasin “Zekë”. Nuk është një emër artistik, që tashmë e vendosin rëndom ca këngëtarë, që nuk u dihet emri, por një pseudonim lufte. Lufta nuk ishte vetëm ndërhyrja e NATO-s në Kosovë. Lufta për pavarësi nga Serbia kishte filluar shumë më parë dhe ende vazhdon. Mendoj se nuk është emri që prodhon legjendë urbane apo dhe “argumenti”-akuzë nga serbët dhe Dik Marti. Nuk mund të them që nuk i kam përjetuar akuzat ndaj meje. Kanë qenë aq të shumta sa fillova të dyshoj ndaj vetes. Pra, akuzat ndaj meje nuk janë fashitur nga mungesa ime e pushtetit dhe ca më pak, nga sfumimi i fakteve. Unë s’kam as mundësi dhe as pushtet t’i bëj këto! Jam ky që jam dhe përgjigjem për veten. Jam ndër drejtuesit e PDK-së dhe do të jem kontribuues për të sa kohë do të jemi eficientë për mirëqenien dhe prosperitetin e Kosovës.

Shumë është folur për SHIK-un e Kosovës, apo edhe për shërbime të tjera pranë LDK-së e partive të tjera. A vazhdojnë partitë politike të jenë me shërbime sekrete?

Shërbimi informativ është pjesë integrale e çdo shteti. Kosova është shtet dhe natyrshëm ka nevojë për “shërbimin inteligjent”. Nëse ky institucion i domosdoshëm për shtetin konfondohet me strukturat e partive, që kanë të nevojshme të dinë zhvillimet politike-sociale në mbarë Kosovën është gabim. Janë dy subjekte të ndryshme, shteti dhe partitë, që nuk mund të mbajnë e ndërtojnë struktura të njëjta. Ndryshon në thelb përmasa dhe natyra e informacionit shtetëror nga ai partiak.

Te ne shqiptarët përgjithësisht nepotizmi apo tribalizmi, përndryshe klientelizmi është shumë i përhapur në mënyrën e të bërit politikë për të siguruar influencë apo trafik influence. Sa mendoni se ky fenomen ekziston sot në Kosovë, ndërkohë që unë mendoj se në Kosovë administrata është më e depolitizuar dhe shteti është më civil?

Më duket se spekulohet. Ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen, vështirë se kuptohen fjalët “nepotizëm”, “tribalizëm”, “klientelizëm”. Kur them këtë, vështirë që ato të ndikojnë për të bërë politikë dhe për të siguruar ndikim apo trafik influence në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, në përpjekje për t’i përgjigjur do t’ju them: Nepotizmi dhe krahinorizmi (tribalizmi) është shumë i përhapur në politikën kosovare për të siguruar influencë apo trafik influence. Klientelizmi ka filluar të hedhë rrënjë. Ndërsa, pa marrë përsipër të argumentoj kundërshtinë ndaj konstatimit Tuaj, që administrata në Kosovë është më e depolitizuar dhe shteti më civil se në Republikën e Shqipërisë, mund të deklarohem me bindje: Jo.http://www.gazeta-shqip.com/politike/d3381987d2b97b32b386c3fd7816b2c8.html

Rrjeti i drogës në Ballkan, arrestime ne 4 shtete: Ambasadorja gjermane: Bilanci i qeverisë në luftën ndaj korrupsionit nuk është inkurajues

SP Mafia: Drogen Verhaftung in Kroatien Leonard Sterkaj, Bruder des MB Paulin Sterkaj

Bei der Albanischen Mafia Politik, sind Kollaterall Schaden und Folgen einer Verhaftung einkalkuliert, denn dann arbeitet man weiter mit neuen Idenditaeten, was ein Problem der USA, EU und Europol und Co. ist. Albanien stattet sogar Internationale Terroristen mit den neuen biometrischen Paessen aus und nicht nur die Kosovo Mafia.

Der SP Abgeordnete:  Paulin Sterkaj, ein Hirnlos Gangster, wie Tom Doshi, Lefter Koka, ist auch in den wikeleaks cables erwaehnt. Neben seinen Schmuggler Tankstellen in Nord Albanien, macht er jedes Geschaeft, rund um Skhoder und Lezhe, mit seiner Verbrecher Organisation. Nun ist ein Cousin verhaftet worden in einer grossen Balkan Operation, wo 50 Personen verhaftet wurden. Von Beruf Ringer, ohne Schulbildung, wie so Viele in der Albanischen Politik und Regierung.

Die Verhaftung der 4 Ganoven aus der Albaner Politik und aus Skhoder, was nicht verwundern kann, inklusive Leonhard Sterkaj.

Viele Verbrecher sind auch in der Oppositions Partei des Edi Rama, wie in den anderen Parteien, welche von der Dumm Mafia kontrolliert werden.

Markenzeichen der Organisierten Kriminalitaet: bei den Festgenommen fand sich:

Leonhard Sterkaj: 8 verschiedene Handys

Ervis Bici:  103 Kriegs Munition, 3 Handys + ein Auto Marke “Hummer”, was auch zum Drogen Import in den Balkan verwendet wird, als Markenzeichen der Super Mafia, wie auch u.a. der Hashim Thaci Schwager Sejdij Bajrush Mafia Boss in Kumanovo, so ein Auto fuh,r bei seiner Festnahme vor wenigen Jahren.

Leonard Dushi: 6 Handys und 15 SIM Karten

Rrjeti i drogës në Ballkan, arrestime ne 4 shtete
Rreth 60 persona, anëtarë të një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike në Ballkan u arrestuan në kuadër të një operacioni policor të kryer gjatë së dielës duke u gdhirë e hëna. Në Shqipëri u arrestuan 4 persona, në Bosnje e Kroaci 20 persona, ndërsa policia e Malit të Zi prangosi 17 shtetas. Në Serbi u arrestuan 7 të rinj. Të ndaluarit dyshohen janë anëtarë të një organizate kriminale, të përfshirë në trafikimin e drogës. Gjatë operacionit policia sekuestroi 17 kg mariuanë në Mal të Zi, ndërsa brenda 6 muajsh janë konfiskuar rreth 350 kg që dyshohet se është shpërndarë nga ky rrjet droge.
Arrestimet në Shqipëri u ekzekutuan në Tiranë dhe në pranga përfunduan 4 shkodranë, Leonard Dushi, Agim Hasaj, Ervis Bici dhe Leonard Sterkaj, kushëriri i deputetit socialist.

Sipas agjencive të ndryshme ndërkombëtare, që raportuan për aksionin e djeshëm ballkanik “Trio”, origjina e marijuanës ishte Shqipëria. Dhe trafikohej nga vendi ynë, drejt Malit të Zi dhe Bosnjës, për tu shpërndarë në Kroaci.

ARRESTIMET NE BALLKAN
Në Shqipëri u arrestuan 4 persona, në Bosnje e Kroaci 20 persona, ndërsa policia e Malit të Zi prangosi 17 shtetas. Në Serbi u arrestuan 7 të rinj. Të ndaluarit dyshohen janë anëtarë të një organizate kriminale, të përfshirë në trafikimin e drogës. Gjatë operacionit policia sekuestroi 17 kg mariuanë në Mal të Zi, ndërsa brenda 6 muajsh janë konfiskuar rreth 350 kg që dyshohet se është shpërndarë nga ky rrjet droge.

Detajet e trafikut të drogës dhe të arrestimeve mund ti lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com

http://www.shqiptarja.com/news.php?IDCategoria=2706&IDNotizia=67915

Bilanci i qeverisë në luftën ndaj korrupsionit nuk është inkurajues

Postuar në: Aktualitet,Kronika |

 

Share

 

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, duke folur për radion DW, ka thënë se bilanci i qeverisë në luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivele të larta, nuk është inkurajues.

“Lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i shtetit ligjor janë elementë mjaft të rëndësishëm në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Strategjia e BE në këtë kontekst ka qënë trajtimi me prioritet i dy kapitujve, që flasin për korrupsionin dhe shtetin ligjor, kapitullit 23 dhe 24, nëpërmjet një dialogu intensiv me vendet kandidate. Korrupsioni në një shoqëri rritet si një masë tumoriale, që jep pasoja mjaft negative në tërësi për shoqërinë dhe tek individët, shtrenjtëson shërbimet e shtetit përkundrejt shoqërisë dhe i bën këto shërbime krejtësisht të paarritshme për njerëzit. Korrupsioni dhe mungesa e shtetit ligjor mbajnë larg investitorët e huaj, të cilët do të mund të krijonin vende pune të reja me anë të dijeve dhe kapitalit, që do të sillnin në vend, si dhe do të mund të ndihmonin nëpërmjet aktiviteteve ekonomike bilancin deficitar të Shqipërisë në këtë kontekst. Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të mund të ndjekë një linjë strategjike sistematike në të gjitha nivelet në luftën kundër korrupsionit dhe krijimit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Vetëm atëherë do të mund të presim vënien para përgjegjësisë dhe dënimin e marrjen e masave kundër aferave korruptive, sidomos në nivelet e larta. Këtu dua të them se bilanci i viteve të fundit nuk është aq inkurajues. I takon drejtësisë shqiptare dhe shoqërisë civile të jetë aktive, duke përfshirë këtu dhe mediat vigjilente dhe të pavarura, që luajnë një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit,” tha ambasadorja.

Ajo foli gjithashtu edhe për nevojën e kufizimit të imuniteteve për zyrtarët. “Një nivel i caktuar, i kufizuar i imunitetit është i domosdoshëm për funksionimin e disa organeve të caktuara kushtetuese, si shprehje e ndarjes së pushteteve. Kështu e drejta tejet e balancuar e imunitetit në Bundestagun gjerman arrin të garantojë aftësinë operacionale dhe funksionale të parlamentit. Kjo lloj e drejte e mbron Bundestagun nga ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor në të gjitha nivelet e administratës shtetërore. Në Gjermani rrjedhin prej këtej dhe të drejta të caktuara për secilin prej deputetëve. Një deputet, ose një deputete kanë të drejtën që mund të ngrenë pretendimin se Bundestagu në vendimmarrjen për heqjen e imunitetit të mos orientohet nga motive arbitrare, apo jo relevante. Imuniteti i deputetëve ka të bëjë me procedurat penale, ose masa të tjera kundër anëtarëve të veçantë të Bundestagut. Ky lloj imuniteti nuk përjashton ato procedura, duke i bërë ato të varura nga miratimi i Bundestagut. Një miratim i tillë nuk do të thotë se bëhet fjalë për një dënim paraprak, apo paradënim për deputetin në fjalë. Deputeti mbetet anëtar i Bundestagut, nuk do të jetë i kufizuar, apo i dëmtuar në ushtrimin e mandatit të tij. Por në këtë kontekst duhet bërë dallim mes imunitetit dhe indemnitetit. Për mënyrën e të shprehurit në Bundestag deputeti është i mbrojtur nga sanksionet penale, por dhe nga padi të caktuara të gjykatës, të së drejtës civile, për dëmshpërblime etj. Indemniteti nuk mund të hiqet nga Bundestagu dhe mund të zgjasë dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit. Prej fushës së indemnitetit përjashtohen rastet e shpifjeve, pretendimi dhe përhapja e fakteve të pavërteta kundrejt atyre, që janë të vërteta. Përveç kësaj deputeti ka të drejtë për të shërbyer si dëshmitar rreth personave, që atij të themi i kanë besuar fakte në cilësinë e tij si deputet,” deklaroi ambasadorja.

http://www.gazetatema.net/web/2011/12/20

Portret-interviste me Mr. Vjollca Hajdarin e diplomuar në shkencat politike, publiciste, analiste dhe lobuese për njohjen e Kosovës!

vjollca hajdari
Vjollca Hajdari

Portret-interviste me  Mr. Vjollca Hajdarin e diplomuar në shkencat  politike, publiciste, analiste  dhe lobuese për njohjen  e Kosovës!

vjollca hajdari

 

Shkruan Asllan Dibrani

 

Mr. Vjollca Hajdari intelektuale ,publiciste   ,studiuese  e shkencave politike humanitare ,analiste dhe   lobuese për njohjen e Kosovës etj!

E qetë në argumentime, por e pa kompromis në mbrojtje të çështjes kombëtare. Kështu njihet Vjollca Hajdari, e cila paraqitet shpesh në mediumet dhe podestet e debateve politike dhe sociale, qofshin ato ne duel me palën serbe, apo si pjesëmarrëse e diskurseve publicistike gjermanisht-folëse. Ku qëndron sekreti i këtij qëndrimi të qetë? “Në qetësi fshihet e tërë fuqia argumentuese” përgjigjet ajo, duke shtuar se ” në  mënyrë të qetë dhe me durim të dëgjimit, mund të artikulosh një argument racional dhe bindës”.Qe nuk është dhe nuk ka qene gjithmonë kështu, tregon edhe ndarja e saj e dhimbshme nga atdheu!

vjollca hajdari

Mr .Vjollca Hajdari

Vjollca u nda nga shokët dhe teatri në vendlindjen e dashur në qytetin e Mitrovicës .U nda  dhe  nga  ëndrrat e botës fëmijërore,  nga një qytet i   shtrenjtë dhe i përkëdhelur  në rininë e saj.  Pretendimet  e saj  ishin qe të bëhet një aktore e qytetit të lindjes  në Mitrovicë!

 Në vlugun ma te madh të pretendimeve të saj me synime të mëdha, ëndrrave të rinisë, sikur i doli një nderskamëz  nga pushtuesi serb për ta ndëshkuar politikisht të atin e saj, andaj zonjusha Vjollca Hajdari e kujton me nostalgji braktisjen e Kosovës. Terrori dhe pasiguria nga pushtuesi e goditi edhe këtë familje qe si vend strehim zgjodhën Gjermaninë.

 

Vjollca Hajdari studiuese e shkencave politike dhe një veprimtare   e veçantë në botën  femrës shqiptare

 Vjollca ndoqi studimet në shkencat politike dhe etnologji, ka magjistruar në drejtimin e publicistikës ku ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për çështjen e Kosovës. Andaj kërshëria për të mësuar ma tepër për këtë intelektuale ,publiciste ,studiuese e shkencave politike me inspiroi qe te përshkruajmë një biografi të shkurtër për zonjushën Vjollca Hajdarin .

Mr. Vjollca Hajdari aktualisht ndodhet  në kryesinë e një shoqate Gjermane “Inter Homines”, ku drejton një projekt me ca profile të ndryshme si ai i profilit kërkimor shkencor, projekt për integrim. etj.

 

 

Ka bashkëpunuar me televizionet gjermane ma te njohurat siç janë ARD-në, ZDF-in, DW-në etj dhe shtypin gjerman. Vjollca ka punuar një kohë edhe  në senatin gjerman, njashtu edhe në institucionet gjermane foto me 

Kinkelin ish ministër i jashtëm i Gjermanisë  dhe ,dhe Frank Wallter  Stenmeier!

 

Gjithashtu merret me publikimin e artikujve shkencore dhe është duke punuar në një libër. Ka qenë e angazhuar në mediat dhe shtypin shqiptar, njashtu në mediat gjermane, sidomos në kohën e pasluftës. Ka bashkëpunuar me televizionet gjermane ma të njohurat siç janë ARD-në, ZDF-in, DW-në etj. Bashkëpunon  me shumë gazeta gjermane  dhe shtypin gjerman.

Vjollca ka punuar një kohë në senatin gjerman, njashtu edhe në institucionet gjermane, është munduar që nëpërmes aktivitetit të saj të avancoj me shumë çështjen shqiptare. Ishte  e angazhuar politikisht që të sensibilizoj opinionin, mediat dhe politiken gjermane rreth situatës në Kosovë dhe gjetiu për shqiptarët. Po ashtu rreth situatës së vështirë politike ka referuar edhe në ministrinë e jashtme gjermane.

 

vjollca hajdari

Mr. Vjollca HAJDARI humanitare anëtare e Lidhjes së gazetarëve gjermanë e Shoqatës së gazetarëve ndërkombëtare etj!

 

Në vitin 2005 është shpërblyer me një çmim nderi humanitar nga senati gjerman, njashtu edhe nga SOS kinderdorf-i rreth angazhimit të saj të palodhshëm në çështjen e refugjateve shqiptarë .Mirënjohje dhe falënderime të tilla për aktivitetin e saj, ka marrë edhe nga komuniteti shqiptar. Zonjusha Vjollca ka bashkëpunuar me shumë ambasada, përfaqësi të vendeve të ndryshme botërore për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mr. Vjollca HAJDARI është anëtare e Lidhjes së gazetarëve gjermanë e Shoqatës së gazetarëve ndërkombëtare etj. Në saje të këtyre aktiviteteve nga një veprimtare shumë e zellshme, duke treguar rezultate të evidentuara në interesin e çështje tonë kombëtare, potencialin e saj e ka shkrire gjithnjë ne shërbimin e Kosovës edhe sot e kësaj dite .

 

Zëri i Kosovës në Berlin

Vjollca Hajdari und Martti Ahtisari 2007Vjollca Hajdari und Martti Ahtisari 2007

Vjollca Hajdari në Ambasadën Pakistaneze gjatë lobimit të sajë për njohjen e Republikës së Kosovës - Në foto me Ambasadorin Pakistanez

 

Perceptimi mbresëlënës nga Mr. Vjollca Hajdari si intelektuale , një studiuese e shkencave politike një punonjëse humanitare , një gazetare dhe nje analiste politike , më inspirij qe të përqendrohemi te kjo  figurë, dhe ta zhvillojmë këtë intervistë me zonjushën Vjollca Hajdarin. Mbesim me përshtypje z.Vjollca  do të ketë komplimente edhe nga lexuesit me çka do të jemi krenar qe gjendet në mesin tonë. Pas një përshkrimi biografik po fillojmë me pyetjet tona, ku besoj se do të jepni një kontribut në gjendjen aktuale në lëmi të ndryshëm zonjusha  Vjollca.  Me gjithëkënaqësi u pergjegj  me një qëndrim shumë modest, nga një intelektuale e rrallë u përqendrua ne  pyetjet tona mesa vijon:

Asllan Dibrani:   Zonjusha Vjollca  kështu po të quaj pasi qenkëshe akoma e pa martuar , me një buzëqeshje  na mirëpriti  ku edhe filluam pyetjen e parë,  me qe jeni  një gazetare,   a na  përshkruani  gjendjen aktuale te mediave  në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni  harrshi interesave  të kombit?

Mr.Vjollca  Hajdari: Sado qe Kosova dhe Shqipëria i takojnë shteteve në transformim dhe tranzicion, Maqedonia përmban një specifikë në vete. Gjendjen e mediave Shqiptare në Maqedoni e Kosovë Lindore do e përmblidhja me një fjali që në perëndim thuhet:
Një gazetari nën presion politik, nuk mund të jetë gazetari e mirë.
Ndërkaq, mediat në Kosovë dhe Shqipëri (me përjashtime) janë duke luajtur rol destabilizues dhe kundërefektiv në çuarjen para të demokracisë.
Si trashëgimi nga e kaluara, mediat janë duke shërbyer akoma si zëdhënës të partive politike,qeveritarëve dhe si instrument të grupeve të interesit. Në vend të gazetarisë hulumtuese e kritike, dominojnë programet argëtuese. Ca nga televizionet shërbejnë si fushëlojë  komerci, si platformë e serialeve kiçe turke dhe telenovelave ameriko-latine. Jo profesionalizmi në transmetime dhe ne emisione të ndryshme në Kosovë, më shumë ngulfat se sa qe informon apo argëton, pasiqë rrjetet familjare e klanore po i zëne frymën gazetarisë së mirëfilltë.

Në programe dominon raportimi i sferës së ashtuquajtur “rozë” e ku formatet me ndikim fatal si “big brother” e “shpia” determinojnë përditshmërinë shqiptare. Shoqërisë së gremisur nga faktorët politike e mjerimi social, me një papunësi prej më shumë se 60 %, ju servohet një realitet shumë i rrezikshëm artificial. Ky lloj realiteti me efekt hipnotizues, bën që populli t’i ikën problemeve të përditshmërisë dhe të futet në një botë joreale. Aty konstruohen të ashtuquajturit heronjtë -falsë- medial, të cilët sidomos për breza të ri perceptohen si model i “suksesit”.
Mediat më tej janë bërë promovues të një gjuhe të çoroditur.
Për të tejkaluar një vakum të tillë, duhet të lejohet hapësira për mendim të lirë. Duhet mbështetur faktori intelektual e njerëzor shqiptar. Populli ynë ka gazetare te guximshëm e profesionale, ka kapital e resurse njerëzore, ndaj këtyre kuadrove duhet tu epet hapësira për te shkrire potencialin e tyre në dobi te shoqërisë. Duke kultivuar profesionalizmin dhe cilësinë, do merremi me seriozisht edhe ne planin ndërkombëtar.

Asllan Dibrani: Ju e përmendët gjuhën si mjet komunikimi dhe si elementet kryesore në transmetimet mediale. Çfarë mendoni për debatet e fundit që po zhvillohen rreth asaj se si duhet të flitet në dialektin gegë apo në atë toskë në Kosovë?

Vjollca Hajdari: Që dialekti gegë, është thesar i gjuhës shqipe, është një fakt që nuk do diskutim. E njëjta vlen për dialektin toskë. Me rëndësi është që të flitet gjuha e pastër shqipe, pavarësisht faktit se a flitet në gegërishte apo toskërishte. Janë të qëllueshme paralajmërimet për të sensibilizuar për diç që na brengos. Megjithatë brengosës është më shumë fakti, që dialekti gegë instrumentalizohet apo keqinterpretohet nga disa propagues të gegnishtes, të cilët në fjalorin e tyre përdorin me shumë fjale turke e arabe, se sa shqipe. Nuk na bëjnë asnjë nder neve, por as dialektit gegë, nëse arabizmat dhe turqizmat dominojnë  në të folmen e gjuhës shqipe  dhe në të shkruarit e saj. Do të ishte fatale sikur rinia dhe brezat e ardhshëm të ndikohen nga ky lloj miksi. Fjalët arabe e turke nuk kanë vend në gjuhën publike, njashtu siç nuk kanë vend anglicizmat e panevojshëm,gjermanizmat, fjalët sllave, italiane apo greke. Më ka rastisur p.sh. të përcjell një emision shqiptar e ku një mysafir për rrobat e larjes thotë: “ne në Kosovë i themi “kupaqe”". A nuk është abuzim  kjo? Natyrisht se në përditshmërinë tonë nuk mund të evitohen krejtësisht barbarizmat të cilat janë integruar me shekuj, por ja që mediat dhe shtypi duhet të shërbejnë si instanca edukuese dhe promovuese të gjuhës së pastër shqipe. Mos të harrojmë se transmetuesit medial dhe shtypi janë ata katalizatorë që plasojnë trendët apo modelet që mund të perceptohen si vlerë nga publiku.

Asllan Dibrani:  Folët paksa ne këtë kontekst se sa janë mediat shqiptare të ndikuara nga partitë politike në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni. Nëpërmes shkrimeve të shtypit a ka vështirësi lexuesi qe ta përcaktoje një gazete apo një televizion se cilit krah politik i përket?

Mr.Vjollca  Hajdari: Nuk është e aspak e vështirë qe të përcaktohet se cili medium cilit drejtim i përket. Ky trend lulëzon ne një fare mënyre, pasi qe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë është e politizuar. Jo ne kuptimin e vetëdijesimit politik e qytetar, por e politizuar, brenda kornizave partiake dhe grupeve të interesit. Seleksionohen pra gazetat dhe lajmet, sipas preferencave partiake e grupeve te interesit dhe perceptohen e përpunohen si të tilla. Përderisa shoqëria nuk do ta tejkaloje këtë prag partiak dhe ta thyeje murin e lajmeve me kahje të caktuar, do të këtë shumë pak mediume të pavarura, mbipartiake, objektive dhe të paanshme. Mos të harrojmë se njeriu për kah pikëpamja psikologjike është i prirë të mësojë atë informatë qe i pëlqen të dëgjoje apo ta lexojë, ndërkaq qe gazetat shpesh shkruajnë atë qe ato mendojnë se i pëlqen publikut. Në lidhje me këtë pikë pra, duhet të sensibilizohet shoqëria e mbarë, por edhe ata qe punojnë në mision të lajmit dhe informatave, vet gazetaret.

Asllan Dibrani: Si e keni  ju opinionin tuaj me   disa stafe  në stacionet televizive  mese 30 vjet, kanë një program klishe   pa ndryshime progresive  ,madje  disa  spikere dhe spiker qe 30 vjet ,janë bërë  bajat për shikuesin siç është rasti i RTK-së!  Mos ka akoma   erë korrupsioni dhe farefisnie aty ? 

Mr.Vjollca  Hajdari: Mendoj se përgjigjja ime e mëparshme pasqyron shumë qartë gjendjen alarmante te mediave dhe shtypit  në këtë rast në Kosovë. Çfarë me duket edhe me tragjike, është fakti qe heshtet dhe nuk flitet për këtë “sekret të hapur”, i cili trajtohet si tabu dhe qe nuk guxon të preket. Duke heshtur dhe duke i mbyllur sytë, shoqëria jonë ndodhet ne këtë gjendje, ku është tani… por ja qe autoret ndërkombëtare po na “hakmerren”, duke shkruar rreth gjendjes dramatike. Mjafton te lexoni nder autoret e huaj, artikujt e Carola Gürtler-it e cila rreth RTK-se dhe televizioneve te tjera thotë:” (…) të angazhuar janë kryesisht gazetarë dhe teknike, te cilët nuk kanë kualifikim. Redaksitë përbehen nga “ndërmarrje” familjare, siç janë gruaja, biri, bija,miqtë dhe të njohurit. Korrupsioni qëndron në rend të ditës, ndërkaq qe të paktë janë ata gazetare, që kanë guxim të hulumtojnë deri në thelb të problemit….”. Natyrisht se ka edhe ca pjesë pozitive për një numër të vogël të gazetarëve guximtare dhe profesionist, por shifrat e zeza dominojnë. Është shumë e dhimbshme qe nga hija e kësaj skëterre mbulohen edhe ca kolege e miq te mi gazetarë, te cilët me punën e tyre kanë treguar profesionalistet dhe cilësi.

 

Asllan Dibrani:Një krahasim te vogël ne mediat gjermane dhe atyre të Kosovë ju lutëm ?   

Mr.Vjollca  Hajdari: Kur flasim për krahasimet, koncentrohem këtu në gazetarinë e mirëfilltë dhe jo ne atë bulevardeske. Kontributi i mediave ne shtetet transformuese është shumë me ndryshe se sa ai i atyre ne demokracitë stabile siç mund te jete shembulli i Gjermanisë.
Kontrolli shtetëror, mungesa e lirisë se shprehjes si dhe mungesa e kualifikimit, janë faktorë qe dallojnë shumë ne mes të dy vendeve. Pavarësisht faktit se as gazetaria gjermane nuk është e përsosur dhe ka raste kur shkel kodin etik dhe gazetaresk, gazetaret në Gjermani kalojnë nëpër shumë shkallë të kualifikimit për te arritur tek gazetaria profesionale. Kriteret si: absolvimi i volontariateve, kualifikimit adekuat, studimit dhe praktikave janë të domosdoshme për një gazetari cilësore, përderisa në Kosovë nuk i jepet akoma shumë rëndësi këtij aspekti. Gazetaria trajtohet shpeshherë si hobi por jo si profesion.

Ne Kosovë shoqatat, rrjetet apo unionet gazetareske kanë vetëm karakter formal dhe kozmetik, ndërkaq  ne Gjermani këto organe luajnë një rol shumë aktiv. Gazetarët gjermane veprojnë si një lloj qeni ruajtës për çështjet e brendshme, por janë shumë aktiv nëse preket identiteti i tyre kombëtar në raport me politiken e jashtme, gjë që tek ne mungon. Mediat gjermane e kanë shumë të theksuar kulturën e debateve dhe diskurseve, ndërkaq në Kosovë tregohet me shumë tendenca qe te injorohen problemet. Edhe nëse organizohen debate të tilla, ato kryesisht zhvillohen jo profesionalisht, nuk trajtohen në thelb dhe prodhojnë mendimin e “gatuar”, pra te përgatitur për shije te interesave të caktuara.

Në Gjermani, plagjiatura, nëse zbulohet, dënohet me ligj. Në Kosovë e drejta e autorit nuk trajtohet ligjërisht. Njëherësh gjuha e urrejtjes, e ashtuquajtura “hate speech” (ofendimet dhe fjalori vulgar) pasqyron kulturën e debatit dhe diskurseve shqiptare. Dhe se fundi, publiku apo audienca gjermane luajnë rol aktiv ne përdorimin e mediave, përderisa publiku shqiptar tregon të kundërtën. I vetmi aktivitet qe pritet nga publiku shqiptar është ai, kur votohet me telefonata apo me sms-e ne emisione komerciale, për të shërbyer si burim financiar. Natyrisht qe në sferën mediale shqiptare ka edhe emisione cilësore e te qëllueshme, por ato janë shume të pakta dhe shumë të rralla. Nuk bënë të kënaqemi me faktin se Gjermania ka tradite të gjatë gazetareske e ne jo, por duhet te angazhohemi për progres ne këtë fushë shumë të rëndësishme.


Asllan Dibrani:Çfarë mendoni për  politikën aktuale  në Kosovë  e sidomos me politiken e jashtme?    

Mr.Vjollca  Hajdari: Është tashmë çështje e ditur se politika shqiptare në Kosovë, pas luftës ka qenë nën udhëheqësin ndërkombëtare. Politikanet shqiptarë të Kosovës luajnë më shumë rolin e marionetave. Për të përforcuar pozitën e sovranit, aktorët ndërkombëtarë kanë bëre ca marrëveshje të pashkruara me vendorët. Si dëmshpërblim për këtë kompromis janë:
- lejimi i keqpolitikbërjejes nga ana e politikaneve vendorë,
- mbyllja e syve para akteve të shkeljes së ligjit si dhe
- tolerimi i korrupsionit.
Duke i lëne politikanët (nder ta edhe te korruptuar ndërkombëtar) tanë të zhyten,të magjepsen pas shkëlqimit te korrupsionit, politika ndërkombëtare i krijon vetes hapësirë për të zbatuar programin e saj politik rreth Kosovës. Stagnimi në politikë reflektohet sidomos në raport me arenën ndërkombëtare. Kosova nuk ka mekanizma të saj aktiv për të vepruar në politikën e jashtme. Politikë e jashtme nuk do të thotë që ministri i jashtëm të vizitojë formalisht vendet tjera. Politikë e jashtme do të thotë mobilizimi i një aparaturë të sofistikuar, d.m.th. kuadrot profesionale dhe kompetente, larg strukturave familjare apo atyre miqësore, të cilat janë duke e rrezikuar dukshëm ardhmërinë e Kosovës. Vetëm me mekanizma të tillë do mund të bëheshin hapa efecientë në diplomaci,lobim, në diplomaci publike. Kjo e fundit në kohën e mediave sociale (facebook, twitter), mediave elektronike dhe shtypit, do luante një rol vendimtar. Mos të harrojmë se makineria publike dhe diplomatike serbe është shumë ofensive në propagimin e çështjes së tyre kombëtare nëpër botë. Substancial është mobilizimi i diasporës, e cila në momente të caktuara luan rol vendimtar.
Kur diaspora është e organizuar dhe efektive, në bashkëpunim me autoritetet vendase, ajo mund të shërbejë si ambasadori më i mirë i një vendi.

Asllan Dibrani: Një përshkrim të shkurtër për gjendjen politike ne qytetin tuaj të Mitrovicës  , si studiuese e shkencave politike , a mendoni se këtu për këtë  gjendje  jemi vet  fajtor  si  komb, me  disa  lëshime qe u bënë në përfundimin e luftës ? Si e shikoni reagimin diplomatik nga Serbia,  qe nuk ka asnjë argument qe ta  uzurpojë ,ta ngushtoj  dhe ta rrudhe  akoma Kosovën?

Mr.Vjollca  Hajdari: Kur përmendet çështja e Mitrovicës, dihet se ndodhemi tashmë para aktit të kryer. Se Mitrovica është e humbur për ne shqiptarët, ky fakt vetëm sa vjen e behet dita ditës edhe me i dukshëm, përkundër faktit se ekziston një pjesë qe nuk do ta shohim si realitet. Ironia do qe, ndërkombëtaret kanë arritur në saje të heshtjes sonë, ta mbajnë çështjen e Mitrovicës si një konflikt te ngrirë shumë vjet me radhë. Tani siç shihet, gjendja ne Mitrovice i ngjason shumë modelit te Republikës Serbe te Bosnjës- planprogram  ky, i cili ka qenë i sajuar decenie me radhë dhe qe është duke u zbatuar me shumë mjeshtëri dhe në mënyrë konsekuente. Për realizimin e këtij planprogrami, janë përkujdesur qarqet ndërkombëtare, me vullnetin e hekurt të Serbisë dhe me detyrimin e politikaneve tanë shqiptare. Shikuar nga perspektiva Serbe, ajo e proklamon Kosovën edhe me tej si pjesë te sajën duke e fuqizuar kërkesën e saj ne Rezolutën 1244. Edhe pse nisur nga politika e brendshme, shumica e popullatës serbe e shohin Kosovën veçse të humbur - dhe me këtë si një nga problemet e fundit neper lista të sondazheve - prapë se prapë politika serbe është ajo qe është e ngjitur për Kosovë. Ajo do veproje kështu derisa te arrije qëllimin e saj, “ndarjen” e pjesës veriore nga Kosova.

Asllan Dibrani: Çfarë ka mundur të bëjë politika shqiptare? 

Ajo nuk mund ta ktheje Mitrovicën- respektivisht pjesën veriore- nen kornizën shqiptare. Por është fakt qe janë bërë shumë gabime. Politika shqiptare edhe nëse nuk ka mundur ta shpëtojë Mitrovicën, është dashur te jetë me ofensive në mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar atje. Është trumbetuar shumë në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, por asnjëherë nuk janë përmendur të dëbuarit shqiptarë nga Mitrovica. Nuk janë përmendur pronat, shtëpitë dhe banimet e braktisura. E për dëmshpërblimet të mos flasim. Përderisa qeveria serbe ka mbështetur e financuar çdo aktivitet të serbëve në veri, pala shqiptare ka heshtur rreth çdo gjëje qe ka të beje me Mitrovicën. Pasojat e kësaj heshtjeje dhe këtij anashkalimi i kanë vuajtur dhe i vuajnë Mitrovicasit por edhe gjithë shqiptarët.

 

Asllan Dibrani: A mund të jepni  një rezyme   lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, qe po zhvillohet.   Zyrtaret e Kosovës sikur rrinë nën hijen e një faj apo një pabarazie me ta,  kur  asnjëherë,  zyrtarët e Kosovës nuk i përdorin faktet  ,dëshmitë   ,argumentet   historike  nga  paraardhësit  tanë “Iliret”  qe ishin përkrah romakëve  në lashtësinë  e vjetërsisë,   qe historia tregon se serbët ishin ardhur si cergash   dhe rrogëtarë  në tokat tona ! Si dëshmi janë,  dëbimi  nga vatrat tona,  nga  krahinat e  Toplicës, qe përfshinte një territor të madh  po thuajse sa Kosova  e sotme . Vilajetin e Sanxhakut qe  edhe sot e kësaj dite gjinden  toponimet por edhe pleqtë qe e flasin shqipen  .Nga  atje u  ndoqën ne vitin   1878 e ma vonë,  me dhunë  ,vrasje,  dëbime   masive,  ku  zyrtarët e Kosovës  duhet të ngrehin  edhe padi ndërkombëtare, dhe denoncim    për  dëmshpërblim dhe kërkim qe të kthehen shqiptarët në vatrat e  veta  mendimi i juaj  ju lutem z .Vjollca ? 

 

Mr.Vjollca  Hajdari: Në vazhdën e luftërave, nën mjegullën e apetiteve territoriale si dhe nën vorbullën e veprimeve të fuqive të mëdha, ndodh qe vendime te tilla, ndarje te padrejta të shënohen gjithmonë si kapitull i dhimbshëm i historisë. Shpesh herë kur vendoset për hapa të tille, faktet e gjalla historike te banimeve me shqiptarë në këtë rast, bien dhe humbin peshën dëshmuese. Kjo ndodh me Sanxhakun, me Çamërinë, me troje tjera dhe se fundi me Mitrovicën. Me kujtohet, kur pata referuar ne Ministrinë e Jashtme gjermane dhe tregoja për historinë shqiptare, u ngrit një student, duke me thënë qe “nuk mund te proklamojmë gjithmonë të kaluarën, pasi qe edhe në Gjermanët kemi qene Prusi apo perandori dikur, por ja ku ndodhemi tani.” Me këtë dua të them se do kemi gjithmonë dhe kudo pengesa gjate argumentimit tonë, por kjo nuk bënë të na dekurajoje në zbardhjen e se vërtetës. Pasqyrimin objektiv historik, jashtë mitizimeve e kulteve duhet ta zhvillojmë vazhdimisht. Është e pabesueshme se sa pak dihet për ne dhe historinë tonë nëpër botë.

Ndërkaq sa i përket  çështjes se bisedimeve Kosove- Serbi, ajo tani ka hyrë në fazën e zbatimit teknik te planprogramit politik. Fakti se po tregohet një lloj “lëvizjeje” nga të dyja palët, flet për presionin dhe ndërmjetësimin qe po benë Bashkimi Evropian. Kushti i realizimit te bisedimeve, është integrimi në BE, gjë qe Serbisë i shkon shume për shtati. Favor të dukshëm nga e gjithë kjo, do te këtë Serbia, pasi Kosova është akoma e brishte dhe shume e hendikepuar, meqë mban si barrë mbas vetes Rezolutën 1244.

Asllan Dibrani: Mitrovica  u politizua nga  çarqe ndërkombëtare me ndonjë  synim te ndarjes  sipas   akademisë serbe  e  ndikuara nga politika ruse,  por edhe disa zyrtarë qyqar shqiptar, pseudopolitikaj  qe nuk shohin përtej hunde duke dhëne propozime për shkëmbim  qytetesh  dhe territori  me  Preshevën   Bujanovcin  etj   me Mitrovicën qe  për shqiptarët është shpirti i kombit!? 

Mr.Vjollca  Hajdari: Çështja e shkëmbimit te qyteteve dhe territorit nuk është çështje e vendimmarrjes të politikaneve shqiptare. Për këtë çështje ata nuk e kanë fuqinë e vendimit në planin ndërkombëtar. Është interesante, qe në vitin 2005, ky lloj i shqyerjes se kufijve ka qenë akoma tabu nga ana e Grupit te Kontaktit. Kështu të paktën, qenë deklaruar BE-ja dhe SHBA-te, si përkrahësit ma të flaktë të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo në vitin 2010/2011 kjo gjë pësoi ndryshim dhe u detabuizua si në opinion publik të Serbisë, po ashtu edhe ne raport me diskursin ndërkombëtar. Sipas burimeve informative, shkëmbimin e territoreve Serbia e sheh si kompensim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Bile del nga të dhënat e Wikileaks, qe krerët e lartë të Serbisë, kanë bërë presion indirekt mbrapa dyerve të mbyllura ne Uashington dhe në Bruksel, për ndarjen e Kosoves, gjegjësisht shkëmbimin e territoreve.

Asllan Dibrani:   Si  një intelektuale e cila jeni marr kaherë me çështjen  kombëtare,    a mund te na flisni tani   diçka për  pozicionin  dhe rolin tone  ne  Ballkan dhe Evropë,   pasi qe vërtet ne  na anashkaloj historia  nga dobësitë  e përçarjes tonë që mbretëronte  në  principata , grupacione  rajonale  dhe  ne atë krahinore,  ku armiqtë i përfituan ato mos marrëveshje dhe   ngelem si komb sot  akoma i ndarë  dhe i coptuar në disa shtete të Ballkanit?

 

Mr.Vjollca  Hajdari: Kjo pyetje do kërkonte një analizë ma të thellë, por unë po i përmend vetëm ca faktorë relevante. Shikuar nga faktori i brendshëm, është shumë e vërtetë kjo qe ceket ju. Shikuar nga faktori i jashtëm, transformimi fetar e kulturor nga sundimet e huaja ka qene shumë destabilizues për shpirtin unik të popullit shqiptar. Kjo ka rezultuar qe Rilindja Kombëtare të ndodhi tek ne vitin 1912, e qe ishte shumë vonë në krahasim me popujt tjerë në Ballkan. Si përmbledhje do thosha qe pozita gjeopolitike, aspekti demografik, ai social-kulturor dhe pasuritë tokësore luanin dhe luajnë rolin ma  të madh në raportin superior dhe sundues ndaj nesh.
Për këtë populli shqiptar perceptohet (do thosha) si rrezik në Ballkan dhe Evrope. Në këtë pikë është munduar të „zbutet“ kjo fuqi nga jashtë, për të cilat zhvillime dihet tani. Faktori ndërkombëtar akoma nuk i trajton shqiptaret si partner të  barabarte të bisedimeve e negociatave. Mu për këtë „flitet“ për shqiptaret, por jo me shqiptaret!

Asllan Dibrani: A mendoni se  shqiptarët duhet me përmirësuar  atë gabim historik me  krijimin e  një uniteti  gjithë kombëtar, qe ta kemi  një referendum për  bashkim te këtij populli, qe nuk na ndanë as gjuha as gjaku, por edhe territori  ? 

Mr.Vjollca  Hajdari: Besoj se ne aspektin afatgjate, kjo është rruga të cilën do e përcaktojmë ne te ardhmen, me gjithë proceset, pengesat, hapat politike, sociokulturore dhe ekonomike… me gjithë divergjencat dhe konvergjencat qe do i sjellim me vete, shpresohet qe koha po vepron në interesin tonë.

Asllan Dibrani:Si studiuese  e  profilit tuaj  na japin  mendimin dhe   sipas rregullave ndërkombëtare  edhe sa shtete duhet ta njohin  Kosovën si shtet në vete qe ta fitoj statutin e  anëtares se kombeve të bashkuara?   

Mr.Vjollca  Hajdari: Ne rastin e Kosoves, çështja është paksa me e ndërlikuar dhe varet nga me shume faktorë se sa nga numri i njohjeve te shteteve. Momentalisht Kosova ka të bëjë me çështje bazike, siç është heqja e rezolutës 1244, rezolutë kjo, e cila e prangos Kosovën si pjesë integrale e territoriale të Serbisë. Ne saje te rezolutës, Kosova është mbikëqyrur nga UNMIK-u respektivisht prezenca ndërkombëtare dhe mbetet nen përgjegjësi të Këshillit të Sigurimit. Kur këto hendikepe të zgjidhen, do mund te flasim për hapin e dyte, pasiqe Kombet e Bashkuara nuk do e pranonin Kosovën si josovran.
Kështu e parasheh neni 4 paragrafi 2 dhe neni 18 paragrafi 2 të Kartës se Kombeve te Bashkuara, qe Samiti i Përgjithshëm të vendose me një shumicë prej dy të tretave të numrit shteteve në pranimin e anëtareve te ri. Aplikuesin e anëtarësisë e preferon Këshilli i Sigurimit, vendimi i të cilit rekomandim, pason sipas nenit 27 paragrafi 3. Kjo do të thotë, qe pese anëtaret e përhershëm kane te drejte vetoje, kur bëhet fjale për një lloj rekomandimi. Sipas nenit 4 te Kartës se Kombeve te Bashkuara, mund te pranohet vetëm një vend qe ka statusin e shtetit sovran. Këto kushte siç e përmenda me parë, akoma nuk i plotëson Kosova fatkeqësisht. Përpos kësaj Rusia dhe Kina nuk do te pajtoheshin me një hap të tillë dhe do bllokonin procesin e anëtarësimit në OKB. E për ta rritur shansin e anëtarësimit do duhej dy te tretat e vendeve anëtare që ta njohin Kosovën. Prej numrit të 192 vendeve anëtare të Kombeve te Bashkuara, gati as gjysma nuk e kane bërë një hap të tillë. Prandaj anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara mbetet akoma një ëndërr e parealizuar.


Asllan Dibrani: Si e vlerësoni qëndrimin e Turqisë,si një ndër të parat shtete që njohën Kosovën dhe raportin e saj me Kosovën, kohëve të fundit ka ndryshime për te keq, sidomos sa i përket ndërrimit të teksteve shkollore rreth historisë ,imponimi ne aplikimin e fesë etj. Si e vleresoni mos reagimin  nga organet tona politike  në Shqipëri as Kosovë, por as nga  ”Akademitë e Shkecave Shqiptare ?

Vjollca Hajdari: Është fakt që Turqia ishte një ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por këtë ajo nuk e bëri sepse e do apo e favorizon Kosovën më shumë se vendet tjera. (Përkundrazi, Turqia me njohjen e Kosovës prekte paksa politikën e saj të brendshme; problemin me kurdët, apo konfliktin që ka me Qipron). Këtë akt shteti turk e zbatoi, sepse kishte interesin e vet. Një ndër interesat është ai i integrimit në Bashkimin Evropian. Turqia është e vetëdijshme se SHBA-të dhe Gjermania luajnë rol vendimtar në Bashkësinë Ndërkombëtare, andaj objektivat e saj më të rëndësishëm ishin lojaliteti ndaj SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së. Me këtë, Turqia tregon pragmatizëm në të bërit politik, me ç’rast interesat e politikës nacionale dhe asaj të jashtme nuk është e thënë të përputhen me faktorët ideologjike apo fetare. Këtë e tregon edhe raporti i saj me Izraelin, (deri në zhvillimet e fundit), raport ky, që me 1996 është “kurorëzuar” me marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak.

Ndërkaq se i përket kërkesës turke për ristrukturimin e historisë shqiptare, është një çështje e cila duhet të merret shumë seriozisht dhe të shqyrtohet nga pala shqiptare. Sado që krijon indinjatë, nuk më befason fakti se në adresë të shqiptarëve janë bërë shumë kërkesa apo tentativa për ndryshim historie. Çfarë më befason, është më shumë pasiviteti dhe mos reagimit adekuat ndaj këtyre tendencave nga “akadimia e shkecave shqiptare” , dhe faktorët politik!?…. Fundja, Turqia është ai shtet që i ka cunguar të drejtat e shqiptarëve në Turqi, duke iu ndryshuar mbiemrat e duke i asimiluar breza me radhë. Sot kryeministri turk Erdogan, mban fjalime të rrepta për - ndër të tjerash - ruajtjen e identitetit turk nëpër Gjermani dhe gjetiu, por nuk i zbatojnë këto parime në vend. Mu për këtë pala shqiptare duhet të përkujdeset që në mënyrë institucionale t’i kundërvihet synimeve të tilla  të Turqisë, çoroditëse  me bashkëpunëtoret e vet shqiptarë dhe mercenar.

 

Asllan Dibrani: Çfarë mendimi ndani për  disa grupe  ekstremiste islamike   në  Kosovë  të prira nga ideologjitë vehabiste,   qe po i japin një imazh të keq Kosovës pran  qarqeve ndërkombëtare,   po e zbehin    rrugën e zgjedhur nga populli shqiptar  drejt shteteve  perëndimore dhe drejt   një  përforcimi  të marrëdhënieve   me SHBA-ës, qe ne shqiptarët  duhet të jemi krenar qe   një popull i vogël  ka krijuar një aleancë   të fuqishme  me SHBA-të, kemi krijuar  një besim dhe bashkëpunim  të çelikosur,  por këto forca vehabiste dhe ekstremiste  sikur  përpiqen me i ftohur, me i vrarë  dhe zbehur këtë miqësi  historike,   me popullin amerikan.  Rast i  veçantë   ndihma për ta  çliruar vendin nga Okupatori serb ishte  Amerika qe nuk kurseu as  gjakun as kapitalin  !      

Mr.Vjollca  Hajdari: Duhet të kihet parasysh sidomos një çështje! Sa herë që shqiptarët ndodhen para një vendimi politik, në këtë rast çështja e Mitrovicës dhe Kosovës Lindore, inskenohen në hapësirë mbarëshqiptare ngjarje të reja, që largojnë vëmendjen nga ato të “vërtetat”. Kësaj radhe kemi të bëjmë me paraqitjen radikale islamiste. Kjo paraqitje përmban ca elemente:

1. Faktori politik,

2.Instrumentalizimin e popullit,

3.Imazhi ndërkombëtar.
Mu për këtë politika shqiptare dhe populli duhet të tregohen syhapur dhe të mos bien pre te rrymave të ndryshme, që keqpërdorin gjendjen sociale të popullit të përvuajtur, të varfëruar dhe të papunë.
Populli shqiptar ka probleme shumë më jetike dhe vendimtare, se sa te bëhet lojë e ideologjive dëmtuese. Keni parasysh! Shoqëria jonë, shënon sot një shkallë të lartë të vetëvrasjes. Të sëmurët rëndë operohen për qindra mijëra euro në qendra tjera të ish Jugosllavisë, sepse nuk mund të shërohen në Kosovë. Shumë nga ta vdesin, për shkak se nuk kanë mundësi financiare apo të natyrave të tjera për t’u shëruar. Shumica e rinisë ikin dhe shkollohen në perëndim, sepse niveli shkollor nuk shënon gjithkund standard profesional. Kosova ka me qindra xhamia, por nuk ka institucione arsimore të mjaftueshme. Nuk posedon qendra spitalore të sofistikuara, e as qendra psikosociale, ku njerëzit me trauma lufte e dhimbje shpirtërore mund të trajtohen. Të gjitha këto dhe shumë të tjera, do mundësonin njëkohësisht edhe krijimin e vendeve të punës, pa e cenuar afërsinë e balancuar ndaj fesë - qoftë ajo myslimane, e krishterë apo ortodokse. Fundja populli shqiptar ka dëshmuar gjithnjë respektin e ndërsjellë dhe tolerancën në këtë pluralitet fesh. Si e tillë duhet të reprezentohet para botës!


Asllan Dibrani:Sipas vlerësimit tuaj  shihet se ka   pasoja  nga kjo e keqe , andaj  a mundesh ti  potencosh këto pasoja   ne shtetet e ndryshme të Evropës, qe po i përjeton populli shqiptar  pamarre parasysh se ne cilin besim është. Ne po cilësohemi si popull i pa kulturë  , islamik  ka opinione te këtyre shteteve qe të na quajnë edhe terrorist  duke u mbështetur ne disa eksese  skandaloze  qe u kryen nga  ky sekt  famëkeq në disa shtet perëndimore?

Mr.Vjollca  Hajdari: Vet te qenurit  e një shoqërie patriarkale, bën që shqiptarët të perceptohen si një nga shoqëritë tradicionale apo si shoqëri të prapambetura. Shoqëritë patriarkale karakterizohen si shoqëri autoritare, diskriminuese ndaj femrës dhe të bazuar në kod të nderit e të kanunit. Aspekti fetar e përforcon dhe e dramatizon edhe më tej këtë gjendje. Po ju tregoj një histori që më ka ngjarë para diku një muaji. Isha në një takim me kolegë të rrjetit ndërkombëtar të gazetarëve  dhe takova një autore suedeze. Më tha: “kur dëgjova se po vjen një shqiptare nga Kosova, mendova se do vijë me shami në kokë”. U stepa, sepse nuk e pritja që një shkrimtare me një diapazon të gjerë intelektual dhe gazetaresk të ketë një mendim të tillë. Por ky perceptim nuk është i pari sa ju përket perëndimoreve. Për këtë shtrembërim padyshim se kane faj mediat ndërkombëtare, të cilat në kohë të luftës transmetonin kryesisht pamje nga gra me shamia dhe xhamia. Bile së fundi kanë filluar të na quajnë “muslima” në vend të “shqiptare”. Kështu u përmend në një reportazh Fatmire Bajramit dhe i njëjti epitet u përsërit në një emision të para ca ditëve ne programin televiziv VOX-s e ku merrte pjesë një shqiptare. Aspekti i dytë është fakti që Serbia pandërprerë potencon faktorin e fesë si shkas lufte, pra që ne jemi fundamentalë e terroristë, për të na diskredituar politikisht. Dhe së fundi jemi ne ata që po i vërtetojmë, me - ose pa qëllim klishetë, paragjykimet dhe friken ndaj fundamentalizmit. Në një farë mënyre shoqëria është akoma e ngujuar ne indoktrinimin sundues shumëshekullor, ndaj kemi trashëguar shumë veti orientale. Kjo bën që ne të krahasohemi shpesh me këto shoqëri në media. P.sh. pihet (dhe kemi pire) çaji turk, përdorohen shumë barbarizma turke, arabe etj, “Zoti” sidomos, zëvendësohet me emërtimin arab te shprehurit “Allah”. Shoh që veshjen kombëtare ne ca raste e zëvendësojmë me ca veshje turke apo orientale. Ndoshta përmendja e këtyre elementeve e habit dikë, por ja që të gjitha këto përdoren dhe kapen si elemente vizuale ne transmetimet perëndimore. Ndërsa rasti i fundit, me Arid Uken, sado që është rast i izoluar, na ka vënë një njollë shtesë. Mediat atë e quajtën shqiptar nga Kosova dhe kjo mjafton për imazhin tonë ashtu të brishtë në perëndim. Besoj në potencialin human dhe vlerat demokratike e liberale te popullit tim, prandaj shpresoj se këtë potencial do e shfrytëzojmë për përmirësim te imazhit.

 

 

Asllan Dibrani: Ti kthehemi  pakës  mërgatës shqiptare     sa ka kënaqësi  për ju kjo gjendje aktuale   e organizimit te mërgatës shqiptare.  

Mr.Vjollca  Hajdari: Organizimi i shqiptareve në Gjermani do kërkonte një përkushtim dhe një trajtim me te gjerë, por meqë po e cekni këtë segment, mund te them se organizimi i shqiptareve është zbehur paksa ne krahasim me vitet e mëparshme. E kam përmendur edhe me pare, qe ky organizim jo i kënaqshëm ka për shkaktarë shume arsye, por qe unë po mundohem t’i përmbledh disa prej tyre. Duke qene se shqiptaret ne rast të kanosjes se rrezikut krijojnë një ndjenje me të fort kolektive, shpjegon faktin se vërtetë pavarësia dhe relaksimi i një situate lufte e ka bërë të veten. Arsyeja tjetër është fakti qe shqiptaret - sidomos ata ne mërgim- kanë nevoje t’i kthehen ne një fare mënyre vetvetes, pasiqe sistematikisht kane qenë të lidhur jo vetëm emocionalisht, por edhe politikisht e financiarisht për atdheun e tyre. Mërgimtarët kanë qenë dhe janë në fakt heronjtë kryesor qe e kanë mbajtur në jetë një shoqëri të tërë te paralizuar nga aparteidi dhe lufta në çdo sferë. Një nder arsyet tjera është edhe aspekti i fragmentarizmit partiak, gjegjësisht përfaqësimi parcial i interesave, qe e ka shpartalluar një energji unike ne atë  parciale. Krijimi i klimës partiake krijon edhe grupime të ndryshme dhe ideologji të kundërta, te cilat ne raste jo të favorshme mund te çoje edhe tek zbehja e kontributit te përgjithshëm. Ndërkaq qe një nder arsyet ma  të forta dhe besoj edhe me relevantet qe pasqyrojnë zbehjen e aktivitetit te përbashkët te mërgimtareve, është zhgënjimi i tyre po nga një politikë shumë destruktive dhe absolutisht e pafrytshme, pra ajo e burimit nga rrjedhin mërgimtarët shqiptare, qofte në Kosovë, Shqipëri apo në trojet tjera shqiptare. Mërgimtarët shqiptare kanë pasur një emërues të përbashkët: atë të shpresës se pas një furtune do te rrezoje dielli dhe te gjithë do i vjelin frytet e një angazhimi te gjatë dhe te lodhshëm. Një nuk ndodhi. Angazhimi i tyre vetëmohues nuk u shpërblye. Përkundrazi - u shfrytëzua dhe u keqpërdor dhe kjo qon tek një frustrim i madh, i cili si pasojë ka tërheqjen, mllefin dhe distancën nga po ai burim shpresëdhënës, pra atdheu i tyre.

Asllan Dibrani:   Përse shqiptarët janë  akoma te përçarë  dhe përpiqen  qe në forma,  ideologjike të krijojnë  akoma huti, duke   vepruar  në kornizat e partive politike në Kosovë qe në njëjar mënyre janë fajtore ato parti  nga kosova qe i nxisin këta përçarje në perëndim? 

Mr.Vjollca  Hajdari : Mendoj qe, fakti se kemi qene nen sundim te vazhdueshëm, apo ne gjendje diktature, benë qe në kokat tona akoma mos te funksionoje mendimi demokrat, liberal dhe racional. Ende jemi te ndikuar nga fantomi i armikut dhe nuk kemi akoma te krijuar kulturën për pluralitet mendimesh e idesh. Pra jemi rritur, edukuar por edhe ndikuar nga paradigma “kush nuk është me mua (ne), është kundër meje (nesh)”, ndaj te menduarit tjetër e shohim gjithmonë si kërcenim, rrezik dhe armiqësim ndaj ideologjisë sonë. Demokracia në kokë, liberaliteti dhe të gjykuarit racional, janë parakusht për krijimin e pluralitetit ideor. Në kontekstin partiak duhet të flaket parimi qe “ne” jemi te mire dhe “ata te këqij dhe ne vend te krijimit te rivaliteteve armiqësore të krijohet parimi i konsensusit te përbashkët, i punës dhe seriozitetit. Duhet të tregohemi syhapur ndaj tendencave popullsitë, demagogjike dhe te atyre manipulative. Para se gjithash ta flakim krijimin e kultit dhe mitit. Për te arritur këtë stad sadopak optimal, duhet të ndryshohemi në radhë të parë si individë, të përmirësojmë standardin tone social e ekonomik, si dhe te tregojmë progres ne arsimim. Po një kornizë kurorëzimi  u reflektua edhe në mërgatën shqiptare qe  në perëndim as qe duhet te ekzistojnë  këto parti politike qe në fakt asnjë parti politike e Kosoves nuk është e regjistruar në shtetet e perëndimit,  qe vetëm janë duke  zbehur vet strukturimin e mërgatës ne  një organizim te mirëfilltë  kombëtar.

   

Asllan Dibrani:  A mendoni se mërgata shqiptare është  lënë pas dore dhe  anashkaluar deri me tash ?

Mr.Vjollca  Hajdari: Po mërgata shqiptare  nga institucionet  e Kosovës  nuk ka gjetur ndonjë  përkrahje  qe ti epet  një  pozicion avancues  për shumë  fusha. Mërgata  ka luajtur rol  në procesin e çlirimit  të Kosovës  me çka vërtet ne do të jemi si pjese vepruese  për atë periudhë, ndërsa për politikanët atje  do ti gjykoj koha   thash edhe ma lart  jemi një vend në tranzicion .

Asllan Dibrani:Po çka pritet pas formimit të  Ministrisë se diasporës ?

  Mr.Vjollca  Hajdari: Vet emërtimi: Ministria e Diasporës në Kosove me duket analoge me thënien:”tigani (furterja) në zjarr e peshku në det”, thjesht, Ministria ndodhet në Kosovë e mërgata në diasporë. Ku qëndron pra ironia e tërë kësaj? Merr kompetencat një organ, që s’ka të bëjë asgjë me diasporën, larg problemeve të saj dhe politikave rreth integrimit .Shtrohet pyetja sa ka kompetencë kjo ministri që ta administrojë diasporën apo ka dikush për qëllim që ta keqpërdori mërgatën edhe një herë, duke u profilizuar sërish në kurriz të saj ? Mbi të gjitha të ushtrohet edhe autoritet mbi të! Që mërgata ka ditur të kujdeset për veten, ta mbështesë popullin dhe të logojë e të promovojë vlerat e rrënjëve të saj, këtë ajo e ka dëshmuar decenie me radhë. Mërgata shqiptare do kooperim, por nuk ka nevojë për “kujdestarë”. Si e tille, pritet qe kjo ministri te sjelle rezultate signifikante. Një ministri e tillë, pasi që është veçse ekzistonte, do të funksiononte vetëm nëse mërgata luan rol aktiv dhe të barabartë. Kuadro të kualifikuara dhe kompetente ka mërgata mjaft.  

 

Asllan Dibrani: Krahas fushës së publicistikes , ju merreni edhe me krijimtari letrare, ne cilën  lami jeni duke shkruar dhe a ka mundësi lexuesi  qe te ketë në duar diçka nga ju zonjusha Vjollca ?

Mr. Vjollca  Hajdari: Rreth krijimtarisë letrare t’ju them sinqerisht, lexoj me shumë, por unë personalisht merrem ma shumë me fushën e shkencës… pra libri qe planifikoj ta përgatis në të ardhmen, ka me shume karakter shkencor. Kur ta publikoj, patjetër se do ua konfirmoj.

Asllan Dibrani: Hobi i jua cili është,j përkundër angazhimeve te mëdha si një femër mjaft  aktive  qe jeni , dhe a gjeni kohë  të lire?

Mr.Vjollca  Hajdari: Në fakt nuk dalloj shumë nga te tjerët sa i përket hobit dhe kohës se lirë. Në vlugun e dinamikës se jetës në perëndim, me duket shumë e rëndësishme qe ta ruaj normalitetin në raport me njerëzit qe me rrethojnë, siç janë shoqëria, njerëzit e afërt dhe familja. Përndryshe, kur me jepet mundësia dhe hapësira kohore, parapëlqej të udhëtoj dhe të ekspoloroj kulturat dhe traditat e huaja. Me duket se tek ato gjej impulset për t’u thelluar me shumë në identitetin shqiptar, për të bërë krahasime dhe për të kristalizuar historinë e rrënjëve tona. Është shumë ngazëlluese kur ndonjëherë zbuloj ndonjë element apo fjalë, të cilat rrjedhin nga vende me te cilat s’do kishim llogaritur fare.

Asllan Dibrani:Për fund    me mbetet te falënderoj për kohën qe e  ndatë për  këtë  bisedë   qe vërtet i   keni prekur disa pika  shumë të nxehta  për popullin shqiptare, por edhe  disa pika të  mykura dhe te sajuara nën  harresën e  kohës, qe  klasa politike aktuale e Kosovës  as qe donë t’i   shpalos pran faktorit ndërkombëtare. Zonjusha  Vjollca ishte mjaft konkrete në fushën e kulturës  atë të gazetarisë  etj. Kjo studiuese   siç po duket  në përgjegjëjet e sajë ka mjaft  të shprehur   analitik me një  serë argumentesh . Intelekti i sajë dhe veprimtaria e saj  e dëshmuar jap sinjale shumë  te mëdha qe z. Vjollca Hajdari një të ardhme do të jetë një figurë shumë e fuqishme  në interesin e popullit shqiptar. Me mbetet ta admiroj këtë  studiuese  ,intelektuale  dhe një veprimtare  shqiptare qe   aftësinë e vet  e ka  përqendruar ne interesin e kombit të vet . Ti urojme suksese të reja në fushën shkencore, qe mundet të theksohet se është nder femrat e rralla qe është radhitur në rangun e një femre  të emancipuar me një kulturë  të veçantë dhe shumë përparimtare.

 

Intervistoj Asllan Dibrani   Berlin - Gjermani Dhjetor 2011