Infos

Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 22.5.2011.

Mai 2011
M D M D F S S
« Apr   Jun »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
Links

Archive für 22.5.2011

10-15.000 Euro, werden im Null Staat: Albanien fuer die Auftrags Killer bezahlt

Vrasësit me pagesë, 10 -15 mijë euro për të eliminuar një person

Profesionistët i shpëtojnë drejtësisë, vrasësit adoleshentë në “rrjetën” e policisë

10 deri në 15 mijë euro. Kjo është pagesa që merr një vrasës serial apo siç njihet ndryshe me emrin “Killer”, për të eliminuar fizikisht një person. E dhëna mësohet nga burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit të cilët nuk donin të identifikoheshin. Fenomeni sipas burimit ndahet në dy grup mosha. “Në bazë të informacioneve tona, të ashtuquajturit “Killer” janë

kryesisht nga mosha 17-20 vjeç, kategori kjo e cila mund të quhet killer adoleshent të cilët nuk dallohen për ndonjë shkallë të lartë profesionalizmi. Grupi i dytë është ai i moshës 25-30 vjeç, pikërisht kjo grup moshë mund të cilësohet si vrasës profesionist dhe janë më të rrezikshmit”, thekson burimi. Duke parë analizat e policisë vihet re se në listën e vrasjeve në të cilat sipas policisë është kontraktuar një killer, renditen: Konfliktet me bazë pronësie (pretendimet e pronësisë brenda fisit apo dhe me njerëz pa lidhje gjaku), konfliktet me bazë biznesi (konkurrenca midis ortakëve që befas kthehen në armiq), konfliktet brenda familjes dhe së fundmi përplasjet midis grupeve të ndryshme, (fenomen shumë i radhë për të kontraktuar në vrasës me pagesë). Burimi thekson se kryesisht në krim përdoret arma sinenciator dhe personi i kontraktuar është shumë i kujdesshëm ndaj viktimës së tij, duke u treguar i vëmendshëm në survejimin e viktimës gati një javë resht, kohë e mjaftueshme kjo për të përllogaritur detajet e aktit, bën të ditur burimi.

Vrasjet e pazbardhura
Disa nga vrasjet e pazbardhura në Tiranë e kanë vënë policinë përballë në vështirësi për gjetjen e autorëve. Nuk është rastësi që për tre prej tyre nuk disponohen të dhëna rreth këtyre të fundit. Nga analizat që janë bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, këto vrasje mendohet të jenë realizuar nga persona të paguar. Për këto vrasje dikasteri qendror i uniformave blu iu ka nisur informacion Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por duket se këta të fundit nuk e kanë marrë seriozisht analizën e të dhënave të eprorëve të tyre, që është mbështetur mbi të dhënat e dosjeve. Burime konfidenciale thanë se duke iu bërë një shqyrtim dosjeve të këtyre ngjarjeve, provave të mbledhura apo dhe deklaratave të personave që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje, në disa raste këta të fundit kanë qenë të njohur të viktimave dhe është arritur në përfundimin se atentatet janë kryer nga persona që nuk njiheshin nga viktimat. Ata thuhet se kanë qenë vrasës profesionistë të paguar nga të interesuarit që kanë dashur të heqin qafe kundërshtarët. Sipas specialistëve në qendër ekzekutorët janë njerëz që nuk kanë asnjë njohje apo konflikt me personin të cilin duan ta eliminojnë. Organizimi i vrasjes merret përsipër nga marrësi i porosisë, ndërsa porositësi, i cili ka konflikt me të shënjestruarin, ka gjithnjë alibinë perfekte të mos përfshirjes në vrasjen e kundërshtarit të tij. Të paktën tri vrasje të ndodhura në Tiranë nga fundi i marsit të vitit 2010 të cilat janë realizuar fare pranë qendrës së Tiranës, mendohet të jenë të vështira për policinë lokale, pasi duket se realizimi i tyre është perfekt. Vrasësit me pagesë janë të kujdesshëm kur kryejnë detyrën e tyre, duke mos u lënë shteg uniformave blu për identifikimin e tij. Por, pikërisht këtu ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mendojnë se hetimet duhet të përqendrohej të konfliktet e viktimave me persona të tjerë, ish-bashkëpunëtorë të kthyer në kundërshtarë apo bashkëpunëtorë aktualë që pas pazareve të prishura kërkojnë eliminimin e njëri-tjetrit duke paguar killerat. Mësohet se viktimat kanë pasur konflikte, që uniformat blu i dinë, për shkak se kanë qenë elementë me precedentë penalë.

Skema e vrasjes
Sipas ekspertëve, objektivi në rastet e përmendura më sipër është eliminimi i personave që kanë hasmëri, nga ata që u rrezikohet jeta, apo dhe i konkurrentëve në të njëjtin aktivitet kriminal. Ekspertët mendojnë se në rastin e këtyre vrasjeve është përllogaritur imtësisht skema për të realizuar një eliminim të suksesshëm. Vrasësi ka llogaritur gjithçka, duke filluar që nga lëvizjet e objektivit e deri te përcaktimi i kohës dhe vendit të ekzekutimit. Po ashtu e mirë menduar është edhe tërheqja pa pasoja, duke u ikur policisë. Shembujt janë konkretë për të paktën disa vrasje në kryeqytet. Sipas ekspertëve, ekzekutimi misterioz i Spartak Canajt, natën e 30 marsit 2010 në Tiranë, dyshohet të jetë realizuar nga profesionistë të fushës, pra nga vrasës me pagesë. Nga verifikimet e atyre provave të gjetura në vendngjarje hetuesit kanë nxjerrë konkluzionin se vrasja është realizuar me mjeshtri të madhe nga autorët e ngjarjes. Kanë qenë grupi hetimor ai që ka ngritur si pistën më të mundshme atë të “konfliktit për pronat”. Nga informacionet e marra që policia ka marrë në mënyrë operative dyshohej se Spartak Canaj u bënte presion biznesmenëve për pronën që kishte në periferi të Tiranës, në Yzberisht. Këtë pronë, sipas tyre e ka shitur disa herë. Edhe për vrasjen e Elton Lulos u mendua se edhe ajo ishte tejet e vështirë për t’u zbardhur, për shkak të dëshmitarëve, ku të gjithë janë shprehur se nuk e kanë parë dhe nuk e njohin autorin e saj. Sipas hetuesve, vrasja mund të ketë qenë e porositur nga persona të tjerë, me të cilët 29-vjeçari Lulo do të ketë pasur konflikte. Sipas të dhënave zyrtare të policisë kryeqytetase, 29-vjeçari u qëllua rreth orës 21.45 të datës 5 prill 2010, në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë.

Glorjan Janjaj

|