Infos

Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 16.1.2011.

Januar 2011
M D M D F S S
« Dez   Feb »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Links

Archive für 16.1.2011

Die Gräber der Albanischen Freiheits Helden verkommen in Gjorokastre

 Kultur Anhänger fordern 5 Millionen LEK (30.000 €), für die Gräber der National Helden: Cerciz Topulli, Bajo Topulli, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri und  Andon Zako Cajupi in Gjorokastre, welche teilweise inzwischen beschädigt sind und nicht gepflegt werden. Die Stadt Gjorokastre, hat kein Geld, bzw. besser gesagt, regieren überall Leute, mit Null Kultur, aus primitiven Mafiösen Zirkeln, welche die Umwelt verwüsten mit ihren Geldwäsche Beton Bauten und Null Bildung und Kultur haben.Besonders wird darauf hingewiesen, das man den Kosovo besuchte und sah, wieviel Geld, für die Denkmäler der Banditen Jashari Familie zur Verfügung stehen, obwohl diese Familie nicht einmal einen realen Anteil am Freiheits Kampf hatte, sonders es sich um Geschichtsfälschung der DRENCIA Gruppe rund um Hashim Thaci handelt.

Alle Namen, der Albanischen National Helden, welche Verdienste für die Unabhängigkeit von Albanien haben. Diese National Helden, waren teilweise sehr eng auch mit der Familie des Enver Hoxha, verwandt, bekannt und befreundet.

Category:Activists of the Rilindja Kombëtare

Memoriali i Rilindësve i rrënuar dhe i lënë pas dore

http://www.mapo.al/fotot/3973/cat_kodra-e-rilindasve-e-braktisur-nga-investimet-per-mirembajtjen-e-saj.jpg

SHKRUAN: Bledar Shehu 26-11-2010 11:42


Forumi i Intelektualëve për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës i ka dërguar një peticion presidentit Bamir Topi, nëpërmjet të cilit kërkon ndërhyrjen e tij për restaurimin e Memorialit të Rilindësve në qytetin e Gjirokastrës. Ky peticion është bërë publik gjatë një takimi që ky forum ka zhvilluar me studentët e universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. I pranishëm në këtë organizim, kryetari i Forumit të Intelektualëve për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, Agim Mero, ka pohuar se nëpërmjet këtij peticioni kërkohet ndërhyrja e Presidentit të Republikës për restaurimin e varreve të pesë rilindësve gjirokastrite, si dhe piedestalit të gurtë, të cilat aktualisht janë të shkatërruara. Memoriali i Rilindësve ndodhet në një kodër në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Në të ndodhen varret e patriotëve Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Andon Zako Cajupi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri si dhe një piedestal i gurtë në nderim të jetës dhe veprës së patriotëve gjirokastritë. Aktualisht varret e pesë rilindësve dhe piedestali i gurtë janë gjysmë të rrënuar dhe të lëna pas dore. Ky kompleks do të ngrihej në vitin 1978. Në këtë vit u restauruan varret e Bajo Topullit, eshtrat e të cilit ishin vendosur në këtë vend në vitin 1936 dhe varri i Çerçiz Topullit, eshtrat e të cilit u rivarrosën në vendlindje, po në këtë vend, në vitin 1937, pasi u sollën nga Fusha e Shtoit në Shkodër. Gjatë ndërtimit të këtij kompleksi historik, 30 vjet më parë, varreve të dy vëllezerve Topulli do t’u shtoheshin edhe varret e patriotëve dhe rilindësve A. Z. Çajupi, K. Hoxhi dhe P. Sotiri. Pjesë e këtij kompleksi ishte edhe një piedestal i ndërtuar me gur, në krye të të cilit qëndronte simbolikisht një shqiponjë e derdhur në bronz. Aktualisht, 30 vite pas ndërtimit të tij, ky kompleks paraqitet tërësisht i harruar nga investimet për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tij. Varret e pesë rilindësve dhe patriotëve janë gjysmë të rrënuar, ndërkohë që nuk arrijnë të identifikohen, pasi u mungojnë edhe emrat e tyre. Shqiponja mbi piedestalin e gurtë është e shkatërruar, ndërkohë që mjaft prej shkallareve të gurta janë thyer. Mungesa e investimeve për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tij ka bërë që Kodra e Rilindësve të jetë tashmë e harruar për vizitorët. Sipas intelektualit Agim Mero, nëpërmjet peticionit të dërguar presidentit Bamir Topi kërkohet restaurimi i kompleksit të rilindësve në Gjirokastër, si shenjë respektimi dhe nderimi karshi jetës dhe veprës së patriotëve dhe rilindësve gjirokastritë në shërbim të çështjes kombëtare, por edhe si një pikë e rëndësishëm në historinë dhe vlerat e qytetit të gurtë.

Gjirokastër, harrohen varret e rilindësve, të rinjtë firmosin peticion
 
Gjirokastër, harrohen varret e rilindësve, të rinjtë firmosin peticionGJIROKASTËR- Një peticion i firmosur prej 100 të rinjsh në qytetin e gurtë të Gjirokastrës i është drejtuar pushtetit vendor, mbi harresën e varreve të pesë rilindësve të cilët prehen shumë pranë shkollës 9 vjecare “Andon Zako Cajupi”. Prej vitesh pllakatat e varreve të rilindasve të njohur si Cerciz Topulli, Bajo Topulli, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri dhe Andon Zako Cajupi janë dëmtuar e shkatërruar totalisht, madje as që mund të vihet re se cili varr i përket njërit apo tjetrit.

Përfaqësuesi i të rinjve Albi Koçi në emër të të rinjve kërkon ndërtimin e një memoriali të ri, ku heronjtë e Kombit Shqiptar të prehen me dinjitet.

“Indiferenca e deritanishme e pushtetit lokal na detyroi ne të marrim këtë iniciativë. Kujtojmë se vetë kryebashkiaku i Gjirokastrës pak kohë më parë vizitoi memorialin e familjes Jashari në Republikën e Kosovës dhe atje pa se si nderohen heronjtë e kombit, ndërsa për këtë memorial justifikohet se nuk paska fonde. Tashmë erdhi koha për të vepruar. Ne bëjmë thirrje për rindërtimin e kultit të shqiptarizmës në qytetin tonë”, theksoi Albi Koçi.

Problemi mbi varret e rilindësve është trajtuar shumë herë në media, ndërsa vetë shkolla pranë së cilës gjendet ky memorial ka reaguar mbi gjendjen e mjerueshme të tyre. Shumë nxënës nuk dinë historinë e nuk i njohin emrat e tyre, dhe fëmijët që shkelin mbi varret janë imazhi ndoshta më fyes që mund të përcillet nga ky vend.
(m.a/News24/BalkanWeb)

|