September 2010
M D M D F S S
« Aug   Okt »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
Links

US soldiers ‘killed Afghan civilians for sport and collected fingers as trophies

Soldiers face charges over secret ‘kill team’ which allegedly murdered at random and collected fingers as trophies of war

Stryker soldiers who allegedly plotted to kill Afghan civilians. Andrew Holmes, Michael Wagnon, Jeremy Morlock and Adam Winfield are four of the five Stryker soldiers who face murder charges. Photograph: Public DomainTwelve American soldiers face charges over a secret “kill team” that allegedly blew up and shot Afghan civilians at random and collected their fingers as trophies……………….

http://www.guardian.co.uk/world/2010/sep/09/us-soldiers-afghan-civilians-fingers

09 Shtator 2010 - 14:06 | Analiza
 
Skandal me ushtarët USA në Afganistan, vrisnin civilë u merrnin gishtat si trofe
 
Skandal me ushtarët USA në Afganistan, vrisnin civilë u merrnin gishtat si trofeSHBA- Skandal me ushtarët amerikane në Afganistan. 12 ushtarë po përballen me akuzat për vrasjen e civilëve afganë.

E përditshmja The Guardian shkruan se 5 prej ushtareve kishin krijuar “si lojë” një skuadër dhe vrisnin civilë duke mbledhur më pas gishtrinjtë e tyre si trofe. Ata akuzohen për vrasje ndërsa 7 ushtarët e tjerë do të përballen me akuzat për fshehje të krimit.

Sipas “The Guardian” akuzat e ngritura janë më të rëndat mes atyre për krime lufte të kryera në Afganistan.

Hetuesit thonë se djemtë akuzohen për vrasjen e 3 burrave afganë ndërsa kanë zbardhur edhe skenaret e krimeve. Civilët dyshohet të jenë vrarë në fshatin Muhamed Kalay në muajin janar teksa “grupi vrarës” patrullonte në këtë zonë. Hetuesit thonë se ushtarët i qëllonin viktimat me granata ose me armë dhe më pas fshihnin gjurmët dhe mblidhnin gishtrinjtë e tyre si suvenire.

Pesë ushtarët, Calvin Gibbs, Jeremy Morlock, Andrew Holmes, Michael Wagnon dhe Adam Winfield akuzohen për vrasje ndërsa të gjithë kanë mohuar akuzat.
Ata rrezikojnë dënimin me vdekje apo burgim të përjetshëm, nëse shpallen fajtorë.

Vrasjet dolën në dritë në muajin maj kur Ushtria filloi të hetojë një sulm ndaj një ushtari i cili u kishte treguar epërorëve se anëtarët e njësisë së tij konsumonin hashash. Dy ditë pas raportimit të tij tek epërorët, ushtari u rrah barbarisht dhe u kërcënua të mbante gojën të mbyllur nga ushtarët e togës ku ai bënte pjesë. Pas kësaj ushtari vendosi të tregonte gjithcka dinte edhe për “ekipin vrasës”.
(e.n/BalkanWeb)

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.