November 2009
M D M D F S S
« Okt   Dez »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
Links

Der Albanische Innenminister Lulzim Basha und seine Verbindung zu dem Balkan Mafiosi Nr. 1 Damir Fazllic

 Lulzim Basha gehört zu einer der kriminellesten Organisationen im Balkan und ist bekannt für seinen Drogenschmuggel und Korruption. Durch seine Tätigkeit bei der UNMIK, hat Lulzim Basha ausreichend Erfahrung für jede Art von Bestechungs Geschäft.

Der Manager vor Ort ist Erion Isufi von Damir Fazllic, ist ein Schwager von Lulzim Basha, der schon den Luxus Autohandel in Tirana steuerte, für geklaute Fahrzeuge und die gesamte Prominenz mit geklauten Luxus Autos in Tirana versorgte.

Damir Fazliç, biznes me kunatin e Lulzim Bashës

URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=27615

Damir Fazliç, biznes me kunatin e Lulzim Bashës

(Dërguar më: 05/10/08) Të paktën tre aktivitete tregtare janë hapur prej Damir Fazlic

| Fazliç rishfaqet në Tiranë, shet për 1 mln euro kompaninë e Porto-Romanos

Fazliç rishfaqet në Tiranë, shet për 1 mln euro kompaninë e Porto-Romanos

image

 

Biznesmeni boshnjak, Damir Fazliç, realizon të njëjtën skemë fitimi, duke i shitur një kompanie qipriote firmën e tij “Alpha”. Ja kontrata e shitjes 

 

Leonard Bakillari

TIRANË - Biznesmeni boshnjak, Damir Fazliç, është rishfaqur në Tiranë për të realizuar një tjetër skemë fitimi me shitjen e kompanisë së tij. Me të njëjtën skemë si ajo e përdorur në vitin 2007, Fazliç ka përfituar zyrtarisht mbi një milion euro nga shitja e një kompanie në pronësi të tij, për të cilën prokuroria ka thënë zyrtarisht se nuk kishte asnjë aktivitet tregtar. Historia e transaksionit të dyshimtë të një kompanie me kapital të papërfillshëm, që është shitur mbi 1 milion euro, është përsëritur jo më larg se 19 tetori, kur Damir Fazliç ka firmosur shitjen për një kompani qipriote. Gazeta “Korrieri” ka siguruar kontratën e shitjes së kompanisë “Alpha”, e zotëruar 100 për qind nga Fazliç, e cila është blerë nga një kompani tjetër qipriote, ndërsa transaksioni është i ngjashëm me atë të vitit 2007, kur serbo-boshnjaku përfitoi 1 milion e 700 mije euro nga shitja e kompanisë “Crown Acquisitions”, për të cilën prokuroria dyshoi se ishte bërë pastrim parash. Por shitja e radhës, me protagonist Fazliçin, tregon se ai vetë do të përfitojë vetëm 300 mijë euro nga shitja e kompanisë “Alpha”, pasi shumën tjetër prej 950 mijë eurosh ai e ka marrë borxh në vitin 2007 nga e njëjta kompani.

Kontrata e shitjes

Më 19 tetor të këtij viti, Damir Fazliç, në cilësinë e pronarit të kompanisë “Alpha”, e themeluar në 2005, është paraqitur te noterja Hatixhe Gojani, duke i kërkuar asaj të përpilojë kontratën e shitjes, ku blerës është sërish një kompani qipriote me emrin “Irongold Service Limited”. Tashmë, në cilësinë e shtetasit të Mbretërisë së Bashkuar, pasi në qershor të vitit 2009 ka marrë pasaportën britanike, Fazliç dhe një shtetas boshnjak me banim në Beograd, me emrin Aleksandër Skuliç, përfaqësues i kompanisë qipriote, përpilojnë kontratën e shitblerjes, nga e cila pronari i saj zyrtarisht përfiton 1 milionë e 250 mijë euro, ndërsa realisht merr vetëm 300 mijë euro. Faziç vendosi të shesë kompaninë e tij, sipas një vendimi të marrë më 19 tetor, ndërsa “Irongold Service Limited” e kishte “shoshitur” më parë këtë punë, pasi bordi i saj kishte vendosur më 2 tetor të blinte kompaninë e Fazliç, e cila vetëm një ditë pas themelimit të saj, sipas prokurorisë, kishte realizuar 24 kontrata për blerjen e pronave në Porto Romano, edhe pse nuk kishte asnjë aktivitet tregtar në Shqipëri. Nga kontrata rezulton se marrëdhëniet e Damir Fazliç dhe kompanisë që bleu pronat e tij në Shqipëri e kishin zanafillën në vitin 2007, kur biznesmeni boshnjak kishte marrë një hua nga kjo firmë në vlerën e 950 mijë eurove. Në pikën tre të kontratës së firmosur si nga shitësi, ashtu dhe nga blerësi, rezulton se palët kanë rënë dakord që shuma prej 950 mijë eurosh të konsiderohet si kompensim për shlyerjen e huasë në të njëjtën vlerë që Fazliç kishte marrë nga kompania me qendër në Qipro, “Irongold Service Limited”, në vitin 2007, kur u shënua një tjetër transfertë e dyshimtë, me protagonist sërish Fazliç.

Hetimi i prokurorisë

Pas skandalit që shpërtheu në media, rreth veprimtarisë së dyshimtë të serbo-boshnjakut Damir Fazliç në Shqipëri, aq më tepër kur kryeministri pranoi miqësinë e tij me biznesmenin, ndërsa ky i fundit tha se ishte klient i vajzës së kryeministrit, prokuroria nisi menjëherë hetimet. Fillimisht hetimi u përqendrua në shitjen e kompanisë “Crown Acquisitions” te kompania qipriote “Altaria Research Limited” në vlerën e 1 milion e 700 mijë eurove, por jashtë vëmendjes së hetuesve nuk u la as kompania tjetër në pronësi të Fazliç, “Alpha”. Në një nga seancat gjyqësore, kur Fazliç kërkonte heqjen e masës së sekustros për pasuritë e tij, dy prokurorët e çështjes publikuan të dhëna nga hetimi që zgjati për më shumë se gjashtë muaj. Sipas dy prokurorëve, kompania “Alpha” është themeluar nga Damir Fazliç më 16 maj të viti 2005, ndërsa është regjistruar si subjekt i tatueshëm më 10 shtator të viti 2007. Prokurorët argumentuan në seancën gjyqësore publike, se kjo kompani, vetëm një ditë pasi është regjistruar si subjekt i tatueshëm më 11 tetor 2007, ka realizuar 24 kontrata blerje tokash me vlerën e 94 mijë e 394 eurove. Sipas hetimit, rezultoi se kjo kompani që është shitur për 1 milion e 250 mijë euro nuk ka pasur asnjë aktivitet tjetër, ndërsa prokurorët thanë se paratë për blerjen e tokave kanë kaluar jashtë sistemit bankar, ndërsa burimi i tyre është i dyshimtë.

 

 

Historia e Damir Fazliç

……………………………..

 

 http://www.korrieri.com/index.php/aktualitet/3799.html

3 Antworten auf “Der Albanische Innenminister Lulzim Basha und seine Verbindung zu dem Balkan Mafiosi Nr. 1 Damir Fazllic”

  1. Lupo sagt:

    Ja, der Lulzim Basha, der schon im Kosovo massiv kriminelle Netzwerke mit der UNMIK aufbaute

  2. Lupo sagt:

    Nun gab es eine Bruchlandung bei Split

  3. Albania -News - Albanien » TV outet Ilir Meta “Frankenstein” der Albanisches Politik, als er 700.000 € Bestechungsgeld fordert sagt:

    […] Innenminister Lulzim Basha, selbst in den übelsten Geschäften verwickelt, u.a. rund um den Balkan Top Verbrecher Damir Fazllic, Minister Ilir Meta, in einem Krisen Meeting […]

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.