Infos

Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 27.6.2009.

Juni 2009
M D M D F S S
« Mai   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
Links

Archive für 27.6.2009

Ja si kryebashkiaku Rama abuzon me vendimet e Gjykatës dhe Prokurorisë

Ja si kryebashkiaku Rama abuzon me vendimet e Gjykatës dhe Prokurorisë

Edmond Karaj nxirret në rrugë familjarisht. Ja mundimi i tij disavjeçar nëpër dyert e bashkisë dhe gjykatave 
Iu desh të linte shtëpinë, për interesa publike në vitin 1989, ku në atë periudhë Bashkia e kryeqytetit, Edmond Karajt, i premtoi një strehëz tjetër ku “të fuste kokën”. Megjithëse prej asaj kohe kanë kaluar plot 2o vjet, Edmondi, bashkë me familjen e tij enden rrugëve, por “fatmirësisht” dhe “fatkeqësisht” kanë ende emrin në listat e të pastrehëve. Kjo është e vetmja gjë që i dha Bashkia në këmbim të shtëpisë në rrugën “Bardhok Biba nr 44”, pas Hotel Tirana International, ose siç e njohim të gjithë-15 katëshit. Por asgjë nuk mbaron këtu. Plot 20 vjet kanë ndjekur maratonën e gjyqeve, kërkesave, ankesave dhe endjeve në rrugët e Kryeqytetit. Edmond karaj do të merrte të gjitha të drejtat mbi shtëpinë e tij, që nuk e preku plani urbanistik I asaj kohe, dhe vazhdon të ekzistoj edhe sot, por fatkeqësisht ky nuk ishte një lajm i mirë për këtë familje, se pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 1998, familja Karaj, Edmondi, prindërit e tij, gruaja dhe fëmijët do të rendnin këtë herë pas Zyrës së Përmbarimit, Bashkisë së Tiranës, të cilës nuk i mjaftonte granti prej 1.9 miliard lekë për të strehuar këto familje, madje as për të strehuar vetëm një prej tyre. Tashmë Nadirja, mamaja e Edmond Karajt, e ngarkuar prej tij për të ndjekur këtë çështje vazhdon ende të trokasë në dyert e zyrtarëve, për të mundësuar një strehëz për të birin dhe nipërit e saj.
Vendim i prerë i prerë i Gjykatës u zbatua vetëm në letër
Paditësi Edmond Karaj është banor i qytetit të Tiranës dhe në vitin 1989 ka lidhur një akt-marrëveshje me Bashkinë e qytetit Tiranë gjë që vërtetohet nga shkresa zyrtare nr. 1986/2 Prot, datë 18.07.1994, lëshuar nga ish-kryetari i Bashkisë Tiranë Sali Kelmendi, ku sipas së cilës paditësi me vendimin nr 106 dt. 2.10.1989 të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Tiranë është shpronësuar për nevoja shtetërore dhe përfiton të drejtën e një garsionere. Me vërtetimin nr 8023 prot dt 30.10.1998 të lëshuar nga Drejtoria e Shërbimeve të brendshme pranë Bashkisë së Tiranës vërtetohet në librin e protokollit të Bashkisë viti 1996 me nr 7808 dt 14.05.1996, ku paditësi figuron si i pastrehë. Për sa më sipër gjykata krijon bindjen se kërkesë-padia e ngritur nga paditësi Edmond Karaj është e bazuar në ligj dhe në prova dhe për këtë arsye ajo duhet pranuar. Për këto arsye Gjykata në bazë të nenit 166,309 i K.P.C. vendosi: Pranimin e kërkesë-padisë. Detyrimin e Bashkisë Tiranë të respektojë akt-marrëveshjen e datës 02.12.1989 të lidhur midis saj dhe paditësit Edmond Karaj duke i siguruar paditësit një garsoniere. Shpenzimet gjyqësore palës së paditur. Vërtetohet se ky vendim ka marrë formë të prerë më dt. 22.12.1998 për paditësin dhe më dt. 01.01.1999 për të paditurën në mungesë. Ky ishte vendimi i prerë nga gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, gjyq i cili u drejtua nga gjyqtari Arben Micko dhe anëtarët Ilir Çeliku dhe Adela Ymeri.
Bashkia të merr shtëpinë dhe të vë në radhët e të pastrehëve
Pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës ku Bashkia urdhërohej ti jepte menjëherë strehim Edmond Karajt si dhe urdhrave të përmbarimit Kryebashkiaku duket sikur bindet dhe do ti plotësojë këto kërkesa. Në këtë përgjigje zyrtare ai pohon se në bazë të ligjit kjo prishje bëhet në kuadrin e zbatimit të studimit urbanistik për planin rregullues të kryeqytetit , duke ndërtuar banesa të tjera dhe me pëlqimin e tij largohet nga banesa për t’u strehuar tek të afërmit deri në përfundimin e pallatit të ri(sipas akt-marrëveshjes). Pavarësisht të gjitha gjërave ne ndodhemi përpara një fakti ku kemi të bëjmë me një vendim gjyqësor të formës së prerë ne nr. 4224, datë 08.12.1998 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë, i cili ka vendosur: Detyrimin e të paditurit Bashkisë së Tiranës, të respektojë aktmarrëveshjen e datës 02.12.1989 të lidhur midis saj dhe paditësit Edmond Karaj, duke siguruar paditësit një garsoniere. Duke qenë se qytetari Edmond Karaj figuron në listat e të pastrehëve, do të jetë në vëmendjen tonë për t’u trajtuar sipas programit banesa me kosto të ulët, ku përfshihet edhe kreditimit, program i cili nuk është zbatuar nga bashkia deri më sot për mungesë të fondeve nga pushteti qendrore. Dukej se këtu u hap një dritë jeshile megjithëse jo e pranueshme nga ana e paditësit por më e keqja është se ky vendim i kryebashkiakut u hodh poshtë nga Sonila Qato e cila me një tjetër vendim të po të njëjtës datë pohon diçka tjetër.

Ajo pas vendimeve të formave të prera nga gjykata dhe prokuroria guxoi të pohonte me anë të një shkrese zyrtare se, Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik dhe Territorit, është një strukturë brenda aparatit të Bashkisë së Tiranës, nga ana e së cilës bëhet e ditur se kjo drejtori nuk mund të zbatojë kërkesën e palës paditëse, duke qenë se nuk është kompetencë e saj, trajtimi i çështjeve që lidhen me banesat, strehimin, apo konflikte të ngjashme që mund të kenë lindur si rrjedhojë e zbatimit të vendimeve të ish-Komiteteve Ekzekutive Rajonale, të cilët kanë operuar në të shkuarën, brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Kjo ishte një përgjigje e thatë nga ana e bashkiakëve të cilët në fund të fundit e lënë paditësin në mes të rrugës pa shtëpi edhe pse ai ka të gjithë të drejtën ligjore të marri strehim të menjëhershëm e drejtë e fituar me anë të një gjyqi.

**************************************************
Në kërkim të një strehëze për nipërit
Një javë më pas Znj. Nadire Karaj e ëma e Edmond Karajt e cila ka marrë përsipër të zgjidhë këtë çështje në emër të të birit me anë të një prokure të ligjshme, i dërgon një letër kryebashkiakut të Tiranës ku i kërkon që të zbatojë ligjin e vendosur nga gjykata. Me anë të kësaj letre ajo i bën të ditur Ramës se vendimi i gjykatës ka shkuar për ekzekutim vullnetar më dt. 01.01.2003 dhe pasi nuk u ekzekutua ka shkuar për ekzekutim të detyruar më dt. 27.01.2004 nga ana e Përmbarimit. Më tej ajo me anë të kësaj letre bën të ditur se, vendimi nr. 157 dt. 06.04.1992, i cili shprehet me anulimin e vendimeve të Komiteti Ekzekutiv për shpronësimet e banesave vetjake, përbën një fakt të ngjarë përpara vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 4224 më dt. 08.12.1998 të Gjykatës së Tiranës mbas të cilit kjo gjykatë ka vlerësuar dhe ka vendosur detyrimin e Bashkisë Tiranë për të ekzekutuar marrëveshjen 02.12.1989 duke i siguruar paditësit Edmond Karaj një garsoniere. Po aq absurde është edhe kërkesa e Bashkisë së Tiranës se ajo ka prova të reja nuk qëndron si të gjitha për të cilët prova ajo pretendon se janë të provuara dhe datojnë përpara vendimit të lartpërmendur. Gjithashtu ajo bën me dije se drejtoreshë juridike Znj. Migena Vishka shkel rëndë ligjin duke penguar ekzekutimin e vendimit nr. 4224 më dt. 06.12.1998 të titullit ekzekutiv për të cilën është lëshuar urdhri për ekzekutim.

Kjo zonjë abuzon me ligjin duke bërë trajtime të ndryshme për kreditorin Edmond Karaj. Gjithashtu ajo akuzon edhe Znj. Sonila Qato, drejtoreshë e përgjithshme e Kontrollit Urbanistik dhe Territorit pranë Bashkisë Tiranë se shkel rëndë ligjin që disponon në lidhje me lejet e ndërtimit e cila i jep leje një firme ndërtimi që të ndërtojë pallat pikërisht në truallin që ekziston shtëpia e Edmond Karajt pa e siguruar atë në një banesë ashtu siç ka vendosur gjykata. Ndaj ajo kërkoi që Rama të mos e lejonte vazhdimin e punimeve deri në momentin që i biri të mos përfitonte atë çka kishte marrë me vendim gjykate. Pas këtyre hapeve sërish zyra e përmbarimit urdhëron Bashkinë e Tiranës që të respektojë akt-marrëveshjen e datës 02.12.1989 të lidhur mes dhe paditësit Edmond Karaj, duke i siguruar atij nj garsonier. Në këtë urdhër ajo i bën të ditur Bashkisë se Zyra e Përmbarimit në mbështetje të neneve 517, 518 e 519 të Kodit të Procedurës Cileive e në zbatim të vendimit gjyqësor ka komunikuar pranë Bashkisë Tiranë këto akte: Shkresë nr. 789/Gj, datë 10.01.2003 për ekzekutim vullnetar, Vendim nr. 789/Gj datë 27.01.2004 për fillimin e ekzekutimit të detyrueshëm, Proces-verbal i mbajtur pranë Bashkisë Tiranë në datën 25.05.2005, Shkresë nr. 556, datë 15.01.2009 ku urdhërohet përsëri ekzekutimi i vendimit gjyqësor.

Më tej Zyra e Përmbarimit bën të ditur se, megjithëse nga ana jonë në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar ekzekutimi i këtij vendimi dhe përmbushja e detyrimit në favor të kreditorit Edmond Karaj, nga ana e Bashkisë Tiranë pa shkaqe të arsyeshme dhe në shkelje të ligjit janë shfaqur zvarritje të theksuara e për rrjedhojë ky detyrim nuk është përmbushur. Ndaj në kushtet kur nevojitet detyrimisht angazhimi juaj, kërkojmë nga ju marrjen e masave të menjëhershme për ekzekutimin e vendimit nr. 4224, datë 08.12.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke përmbushur detyrimin ndaj kreditorit Edmond Karaj. Edhe pse Bashkia mori këto urdhra sërish Sonila Qato guxoi që ti jepte leje ndërtimi një firme për ndërtimin e pallatit në pronën e Edmond Karajt dhe atë duke e nxjerrë pa shtëpi. Duke rrëzuar në mënyrë të paligjshme urdhrin e gjykatës dhe të përmbarimit. Pas paraqitje së ankesave të palës paditëse në Bashkia ajo i përgjigjet në mënyrë absurde. Duke mbyllur sytë dhe duke bërë sikur nuk i ka përa ligjet dhe urdhrat i bën me dije Edmond Karajt se ai mund të vihet në radhën e të pastrehëve, por edhe për këtë duhet të presë pasi për momentin Enti Kombëtar i Banesave nuk disponon apartamente për të pastrehët. I ndodhur në këto kushte paditësi Edmond Karaj bën kallëzim penal për Sonila Qaton si dhe për Migena vishkon për shpërdorim detyre si dhe për shkelje ligji duke e vënë atë padrejtësisht në radhën e të pastrehëve megjithëse gjykata i ka dhënë të drejtën e marrjes së një garsoniere.

Më pas Nadire Karja i dërgon një kërkesë për ndihmë Zv/Ministrit të Rendit. Z. Ferdinand Pone. Ku i ka bërë të diur se nga organet gjyqësore si dhe nga zyra e përmbarimit të qytetit të Tiranës, përmbaruesi gjyqësor Alsid Kamberi, ka penalizuar me gjoba drejtues të lartë të Bashkisë së Tiranës, siç është Kryetari Edi Rama, Drejtorin e Urbanistikës Altin Gagani,  si dhe drejtoreshën e strehimit, të cilët pengojnë ekzekutimin e vendimit të formës së prerë, i cili është titull e ekzekutiv. Sipas vendimit gjyqësor është detyrim i Bashkisë së Tiranës të zbatojë aktmarrëveshjen e vitit 1989 për planin rregullues të qendrës së Tiranës. Bashkia e Tiranës jep leje ndërtimi firmës së ndërtimit në këtë vend pa marrë parasysh dhe pa plotësuar kushtin e detyrimit të saj për barrën juridike dhe vendimin gjyqësor që ndodhet.

*********************************************************
Bashkia nuk do t’ia dijë për urdhra dhe vendime
Edhe pse me kërkesë të Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani që të urdhërohet Bashkia e Tiranës në bazë të ligjit të gjykatës dhe të përmbarimit ti japë strehim të menjëhershëm Edmond Karajt sërish Bashkia nuk merr as edhe një masë. Edhe pas urdhrave të përmbarimit si dhe gjobave të vëna për shkelje ligji ajo sërish nuk do t’ia dijë. Edhe pse sipas Zyrës së Përmbarimit, i bën të ditur Bashkisë me anë të të deleguarit të saj, Armando Dosit përmbarues gjyqësor se është e gjobitur me shumën prej 50000 mijë lekë të reja për shkak të mos zbatimit të urdhrit të vendimit gjyqësor. E vetmja gjë që ka bërë është se ka vendosur emrin e Edmond Karajt si të pastrehë megjithëse deri më tani nuk ka as edhe një banesë sociale. Në fakt ajo që i takon Edmondit është një garsoniere në pallatin që do të ndërtojë Bashkia mbi pronën e palës paditëse

Sot.com

|