Infos

Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 11.5.2009.

Links

Archive für 11.5.2009

Albanien die Gerdec Kathastrophe: EKSKLUZIVE, Shpërthimi, Delijorgji e Mediu i telefonuan Shkëlzenit

Gërdeci,Gjykata e Lartë “rrëzon” Prokurorinë. S’ndryshon Kolegji Penal
» Dërguar më: 11/05/2009 - 12:50

Balkanweb

E mailet e Fazllic per Argiten

NATO und die neuen Terror Morde gegen die Zivil Bevölkerung in Afghanistan

Weiter Luftangriffe in Afghanistan, damit “Hände frei bleiben”
Auch nach dem angeblich schlimmsten Luftangriff seit 2001, was die Zahl ziviler Opfer unter Afghanen betrifft, bleibt die US-Regierung ihren Ritualen treu
……

uch wird im Zusammenhang mit Karsai immer wieder von der Korruption des Landes gesprochen, die Unmengen der westlichen Hilfsgelder versichern läßt - der Hinweis auf Verwicklungen ins Drogengeschäft, was auch die USA nicht gut aussehen ließe, an dem unzählige afghanische Regierungsmitglieder gut verdienen und nach vielen Aussagen auch der Bruder Karsais, wird dagegen nur von den mutigeren Stimmen der US-Medien erwähnt.

Telepolis

height="344">

Kommentar: Das peinliche ist ja, das diese NATO Kriminellen genau wissen, das ihr Aufenthalt dort ein Verbrechen ist und die eigenen Stäbe von kriminellen Clans unterwandert sind, welche so Konkurrenten auschalten.

Gerdec: EKSKLUZIVE, Shpërthimi, Delijorgji e Mediu i telefonuan Shkëlzenit

URL: http://balkanweb.com/index.php?id=37474
EKSKLUZIVE, Shpërthimi, Delijorgji e Mediu i telefonuan Shkëlzenit
(Dërguar më: 11/05/09) Pas shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec, Mihal Delijorgji dhe Fatmir Mediu kanë kontaktuar disa herë me djalin e kryeministrit. “GSh” boton ekskluzivisht telefonat mes të akuzuarve si përgjegjës të tragjedisë dhe Shkëlzen Berishës.
Gerdec
TIRANE- Bossi i “Albademil”, Mihal Delijorgji, ka komunikuar në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha, në ditën e shpërthimit të Gërdecit, më 15 mars 2008. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i cili gjendet pas hekurave si një nga përgjegjësit e kësaj tragjedie, i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 fill pas mesditës, pra vetëm pak kohë pas shpërthimit (tragjedia ndodhi rreth orës 12:10) që shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 të tjerëve.
Telefonata ka zgjatur 54 sekonda dhe mbetet mister ajo që është biseduar mes Delijorgjit dhe djalit të kryeministrit.

Vetëm 2 orë pas shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec, edhe ministri i atëhershëm i Mbrojtjes ka biseduar disa herë në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha. Konkretisht, ditën e 15 marsit 2008.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2008 ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka telefonuar plot 26 herë Shkëlzen Berishës.

Prokuroria ka sekuestruar tabulatet telefonike të krerëve më të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, MEICO-s dhe personave të lidhur me ta: administratorit të “Albademil”, Mihal Delijorgji, drejtorit të fabrikës, Dritan Minxolli dhe personave të afërt me ta. Janë rreth 200 mijë telefonata që janë kryer nga 1 janari i vitit 2006 deri në gusht të 2008-s, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e aferës më të madhe korruptive të hetuar ndonjëherë në vend.

Shkëlzen Berisha
Emri i djalit të kryeministrit u lidh për herë të parë me tragjedinë e Gërdecit nga Kosta Trebicka, tashmë i vdekur në një aksident gjatë një regjistrimi telefonik me bossin e “AEY”-së, Efraim Diveroli. Pak ditë pas tragjedisë, dëshmitari Trebicka i cili ishte afruar fillimisht për të bërë paketimin e municioneve në Gërdec, denoncoi në media një tregti të pistë armësh që kishte në thelb rritjen artificiale të çmimeve të shitjes nga MEICO. Trebicka u përjashtua nga ky biznes dhe kur ai i ankohet Diverolit për këtë, merr si përgjigje: “Nuk të largova unë. Çështja ka shkuar shumë lart, deri tek kryeministri dhe djali i tij”. Kjo është hera e parë që emri i Shkëlzen Berishës lidhet me çështjen “Gërdeci”. Trebicka tha në një intervistë televizive për “Neës 24″, se edhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari i kishte përmendur emrin e Shkëlzenit si pjesëtar në biznesin e fishekëve. Vetë djali i kryeministrit, në një deklaratë për shtyp i përgënjeshtroi të gjitha aludimet se ai ishte pjesë e aferave. “Çdo pretendim apo aludim për përfshirjen time në tregti të ligjshme apo të paligjshme armësh, është i pavërtetë dhe përbën shpifje”, - deklaroi Shkëlzen Berisha.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

TV Video

|