März 2009
M D M D F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
Links

Skandali, shkarkohet ministri Ylli Pango

URL: http://www.panorama.com.al/index.php?id=25601

Pango: K�rkoj falje publike q� e futa vajz�n n� sht�pi

(Vendosur: 06/03/09)

tirane

“Tani që ndoqa dy emisionet tuaja në televizion, u ftillova se gjithçka është e montuar…”. Me këto fjalë të para ndërhyri me anë të telefonit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në “TV Klan”, ish-ministri i shkarkuar i Kulturës, Ylli Pango.Fevziu: Si ia vini ju emrin gjithë kësaj që keni bërë?
Pango: Unë ia vë emrin një provokacion, shantazh dhe skenar i ndërtuar në mënyrë diabolike në cinizmin më ekstrem i cili mund të shkatërronte jetën e çdo njeriu këto dhe në botë.
Fevziu: Ndiheni fajtor?
Pango: Për këtë moment që ka parë publiku ku janë prerë sekuenca, unë e ndjej që duhet ti rezistoja këtij provokacioni dhe për atë moment i kërkoj falje publikut. Por në atë moment dhe atë periudhë që është shfaqur nuk i kam kërkuar absolutisht asnjë raport, dhe një pjesë e parë e kasetës shpjegon shumë për pjesën e dytë.
Fevziu: I keni kërkuar marrëdhënie seksuale kësaj vajze?
Pango: Absolutisht nuk është kërkuar asnjë marrëdhënie seksuale.
Fevziu: I keni kërkuar të ekspozojë me rroba banje?
Pango: I është kërkuar të ekspozohet sepse në mjaft nga pavionet ekspozohen femra me rroba banje dhe kam menduar që këtë ta bëjmë edhe në panairin tonë.
Fevziu: Pse duhet të ekspozonte në shtëpinë tuaj me rroba banje?
Pango: Përpara se të ndodhte kjo, kjo vajzë e cila është shumë e njohur për mua dhe nuk është njohur aty për herë të parë, por ka vite që njihet, ka ardhur dhe më vjen çudi si nuk e ka paraqitur kamera, me treçerekun e gjoksit jashtë. Kjo ngjarje është në shtëpi.
Fevziu: Një vajzë ju ka kërkuar përmes një rekomandimi të punësohet…
Pango: Kjo vajzë e cila ka kërkuar punë, ka ardhur me ndërhyrjen e Filip Çakulit, i cili njihet me mua prej 40 vjetësh. Me këtë zotëri që ka paturpësinë të shkatërrojë jetën time, mu kërkua si nder, e mora parasysh. Kur pashë që notat ishin të mira i ofrova punë, madje edhe punë plotësuese, që u transmetua sot. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje siç thotë gazetarja e “Top Channel” që ka qarë.
Fevziu: Kësaj vajze i keni kërkuar takim në shtëpi?
Pango: Absolutisht. Kjo vajzë nuk i është ofruar punë vetëm në ministri, por edhe në Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike dhe i është kërkuar që të shkojë atje përpara se të shkoja unë, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në institut që prisnin. Kjo vajzë nuk ka dashur të interpretojë këtë gjë, e ka mohuar dhe e ka interpretuar sikur unë e kam ftuar në shtëpinë time. Kamera e “Top Channel” ka kapur poshtë “Ylli Pango”, ndërkohë që po të shkonte lart do shikonte “Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike”.
Fevziu: Kjo vajzë është parë me mikrofon, duke iu përgjigjur telefonatës suaj. Pse e morët në telefon këtë vajzë?
Pango: Më kishte marrë më përpara dhe më ka kërkuar punë me insistim dhe më ka ndërhyrë edhe Filip Çakuli. Por nuk jepen këtu telefonata e vajzës, por ato që kam bërë. Ia bëra të gjitha këto (makina me shofer) për ti kryer komoditet. Shoferi është zyrtar. Është ndërhyrja e mikut tim. Edhe ministrat bëjnë ndere. Kësaj vajze i është garantuar që në institut do të gjejë njerëz, kurse kamera ka fiksuar vetëm emrin tim. Është kërkuar të vijë edhe në mëngjes edhe pasdite. Kjo vajzë është dashur aty, sepse ka pasur mungesë njerëzish dhe përderisa kishte nota të mira dhe kisha ndërhyrje mund të bënte këtë punë.
Fevziu: Ju kërkoi punë, i ofruar punë në ministri apo në institut?
Pango: Në të dyja dhe pastaj nguli këmbë për në ministri. Ajo vajzë nuk erdhi fare në institut, me pretendimin se aty mund ti ndodhte ndonjë gjë. Biseda e transmetuar sot i thashë se aty ka njerëz. Duke parë që nuk donte i thashë dakord për në ministri.
Fevziu: U punësua në ministri kjo vajzë?
Pango: Kjo u largua dhe nuk u kthye më fare.
Fevziu: Përse një vajzë me rekomandim duhet të përgjohet? Pasi ka bërë përgjimin vajza është tërhequr se nuk ka dashur të përzihet. Kjo vajzë është e njohur apo e panjohur për ju?
Pango: Kjo vajzë është larguar sepse me të nuk u realizua dot pjesa e skenarit të përgatitur nga Filip Çakuli dhe padroni i tij Edi Rama. Kjo vajzë ka bërë vetëm biseda telefonike. Ajo ka pretenduar se unë do i them ndonjë fjalë nga ato që donte Filip Çakuli. Provokacionin e parë Ylli Pango e ka përballur. Kjo vajzë ka ardhur me veshje mjaft të papërshtatshme. Vajza ka bërë vetëm biseda normale. Unë do ti kërkoj prokurorisë të zbardhë të gjitha bisedat. Vajza siç erdhi dhe iku, pasi nuk u realizua dot skenari.
Fevziu: Pastaj erdhi një vajzë tjetër. E njihnit këtë vajzë?
Pango: Vite përpara. Në një emision publik si opinioni juaj, por jo i tillë. Për arsye etike se them sot, por jam gati ta them kur të doni dhe ku të doni. Është e njohura ime dhe prandaj kam thënë që është një problem personal.
Fevziu: Çdomethënë e njohura?
Pango: Është njohur në rrethana publike. Kjo vajzë më ka kërkuar edhe shkollë kur kam qenë dekan dhe jam përpjekur ta ndihmoj brenda rregullave. E kam takuar edhe vite më parë, por jam habitur nga transformimi i saj kur më doli përpara në ministri.
Fevziu: Keni pasur marrëdhënie më parë?
Pango: Jo. I thashë ku ju kam parë unë ju. Momenti i parë ishte i habitshëm. Ajo më pas ma sqaroi. I thashë të kërkoj falje dhe pashë që kish rënë shumë kile në peshë. Pas kësaj unë kam ritakuar të njohurën time të vjetër, e cila është futur në rolin e gazetares investigative. Ajo që ka dalë në “Top Channel” është ajo, është një tjetër. Është e dëshmuar që unë e njoh prej vitesh.
Fevziu: Jeni njohur personalisht?
Pango: Vite më përpara në studio dhe pastaj personalisht. Padyshim që e njoh. Atë ditë i thashë hajde nesër në orën 10.
Fevziu: Erdhi në ministri ç’ndodhi?
Pango: Nuk erdhi në ministri. I ka rënë telefonit, këto janë ato telefonata që nuk i zbardh “Top Channel” dhe më ka kërkuar kurdo sido që të ishte puna. I thashë do takohemi pasdite në ministri. Nuk erdhi pasdite. Pasdite në ministri ka njerëz deri vonë. Nuk ka ardhur në ministri dhe unë kam shkuar në shtëpi. Kur kam shkuar në shtëpi jam marrë në telefon nga zonjusha dhe më tha a të vij unë. I thashë jam shumë i lodhur dhe nuk jam më në ministri, jam në shtëpi. Ajo u tregua e gatshme të vij në shtëpi.
Fevziu: Pse duhet ta prisnit ju ministër në shtëpi?
Pango: Kam njohje të vjetër me të. Më ka kërkuar punë. Këtë njeri e kam ndihmuar. Mora përsipër ta ndihmoj. Hap derën dhe shoh një vajzë krejtësisht të transformuar, me një dekolte të ekzagjeruar. Ishte e njëjta vajzë. U ngjitëm lart dhe fillojmë bisedën për peshën.
Fevziu: U fol për një oxhak në shtëpinë tuaj…
Pango: Nuk kemi qenë pranë oxhakut, edhe kjo mund të dëshmohet. Filloi biseda për peshën. E gjithë kjo pjesë që duhet të zbardhet është prerë. I kam thënë që është e habitshme se si mund të bjerë njeriu kaq shumë dhe përgjigja ka qenë që marr disa ilaçe, që mund të më bëjnë dëm edhe në stomak, por me ato kam arritur të dobësohem kaq shumë. Në raste të tilla i thashë ndodh diçka që lëkura transformohet dhe rrudhet dhe aty është kapur ajo sekuencë që i kam thënë dale të shoh pak lëkurën. Duke pasur parasysh konfidencën e pasur që përpara me të, këtë gjë edhe mund t’ja thosha. Pastaj ka ardhur momenti, që u dha pjesa e amplifikuar për publikun, unë për këtu bëj apologji të thellë. Provokacione të tilla jam me të vërtetë nga më të rrezikshmet dhe janë skenarë të cilët janë të palejueshëm sepse janë me qëllim të përcaktuar. Nëse një vajzë vjen me veshje normale ka shumë më pak të ndodhin gjëra të tilla. Kur ka thënë të dalë nudo, i kam thënë jo, me rroba banje.
Fevziu: U ka thënë ajo të dalë nudo?
Pango: Po.
Fevziu: S’është kjo pjesë?

URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=34620

Skandali, Berisha preferon heshtjen pas shkarkimit të Pangos

 
 

(Dërguar më: 06/03/09) Shkarkimi i menjëhershëm mbetet rasti unikal në vendimet që kryeministri Berisha pas skandaleve që kanë përfshirë këto vite anëtarë të kabinetit të tij. Largimi i Pangos është paraprirë vetëm nga dorëheqjet që ish ministra apo përfaqesues të qeverisë kanë thënë ndërkohë që vetë kryeministri Berisha ka heshtur duke mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër. Sot Berisha ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me skandalin e ish ministrit të kulturës.

TIRANE- 4 minuta pas trasmentimit të skandalit seksual i kanë mjaftuar kryeministrit Berisha për të firmosur shkarkimin e menjëhershëm të ish ministrit të kulturës, 2 vjet pasi vetë Berisha firmosi emërimin e tij në kabinetin qeveritar. Por që nga ai moment kreu i qeverisë ka heshtur lidhur me një tjetër skandal, këtë herë seksual, që ka përfshirë qeverinë e tij. Gjatë këtyre dy ditëve kryeministri ka dhënë të gjitha sinjalet se e quan të mbyllur këtë ceshtje, ndërkohë që gjatë paradites së të premtes ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të gazetareve, pas nje aktiviteti për lejet e ndërtimit.

Të njëjtën gjë, Kryeministri ka bërë edhe në mbledhjen e qeverisë ku për më shumë se 40 minuta ka folur për krizen ekonomike, përpara ministrave dhe zv.ministrave.
Por shkarkimi brenda katër minutash për të cilin u vlerësua, ka hedhur hije dyshimi lidhur me arsyen e vërtetë të këtij reagimi të menjëhershëm. Vetëm një vit më parë, pas tragjedisë, 15 km larg Tiranës, ku 26 persona gjetën vdekjen e ku i akuzuari ishte sërish një minister i kabinetit të tij, Fatmir Mediu, e ku u përfol për përfshirjen e djalit të kryeministrit në fabrikën e vdekjes në Gërdec, vetë Berisha priti dorëheqjen e Mediut pas 3 ditësh, duke mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër, si shkarkimi apo dënimi i ngjarjes së rëndë.
Por skandalet duket se kanë shoqëruar vit pas vitin qeverisjen e demokratëve. Kështu në vitin 2006, ish drejtori i avicionit civil pas përgjimit në zyren e tij u zbulua të kishe gisht në një aferë korruptive për një kompani fluturimi. Skandali lëkundi qeverinë dhe sërish kryeministri heshti duke u mjaftuar më pritjen e dorëheqjes së ish drejtorit të asaj kohe, Gazmend Dibra, aktualisht drejtor i përgjithshëm i burgjeve.
Duket se cështja Pango, hyn në rastet unikale të skandaleve të tilla në qeverisjet shqiptare por njëherësh edhe rasti i vetëm kur kryeministri largon pa hezitim nga kabineti i tij një prej njerzve më të besuar. (e.n/News24/Balkanweb)

 

Video TV

Skandali, shkarkohet ministri Ylli Pango
04/03/2009 21:35

Skandali, shkarkohet ministri Ylli Pango

Ish-ministri Pango ne filmimet e Fiks Fare


Zyra e marredhenieve me publikun prane Kryeministrise ka bere publike komunikaten per shtyp te zedheneses se kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, pas disa pamjeve te abuzimit te tij me detyren te shfaqura ne emisionin “Fiks Fare”. “Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve”, thuhet ne komunikaten per shtyp publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave.

Berisha: Pango, i shkarkuar. Pango: Montaturë e mediave

Der gefeuerte Minister Yilli Pango

“Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias”, thuhet ne komunikate.

“Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit”, sqaron me tej zyra per shtyp e Kryeministrise.

 

  • Denoncimi i “Fiksit”, si abuzoi Pango me detyren
  •  

     

    Berisha: Pango, i shkarkuar. Pango: Montaturë e mediave

    Shekulli Online