Infos

Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 13.1.2009.

Januar 2009
M D M D F S S
« Dez   Feb »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
Links

Archive für 13.1.2009

Chaos in Albanien bei der Erfassung für die neuen ID Karten

Es herrscht ein grosses Chaos im Moment in Albanien, weil man nun die Daten inklusive Finger Abdrücke für die neuen ID Karten erfasst. Haupt Grund dürfte wohl sein, das die Albaner tiefes Misstrauen gegen den Staat haben, extrem undizipliniert sind, eine geringe Allgemeinbildung haben und mehr Gerüchten und Propaganda vertraut. Die seriöse Abwicklung auch über die Post, ist diesen Leuten einfach zu suspekt und das man Formalitäten einfach einhalten muss. Das TV Video hier zeigt den die Verwirrheit und Besserwisserei diesr Leute und alle wollen auf einmal und zur gleichen Zeit, sich erfassen lassen.

URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=32059

Kartat, aplikimi nis me probleme. Berisha: Garanci për procesin

(Dërguar më: 12/01/09) Nis me probleme procesi i aplikimit të kartave të identiteti. Në orën 08.30 minuta në zyrat postare përfundoi shpërndarja e 4 mijë kuponave duke penguar qindra qytetarë të vazhdonin procedurën e aplikimit. Kryeministri Berisha i cili vëzhgoi nga afër procesin pranoi problemet por shtoi se “qeveria garanton një proces të rregullt”.
FLASIN QYTETARET , BERISHA

TIRANE- Një fluks i madh qytetarësh janë vënë re sot pranë njësive bashkiake të kryeqytetit për të aplikuar për kartat e identitetit. Qindra qytetarë janë dyndur që në mëngjes drejt zyrave të postave për të vërë pagesën fillestare prej 12 mijë lekëve për pajisjen me karta identiteti. Por fluksi i ka gjetur të papërgatitur punonjësit e zyrave postare të cilat duke mos parashikuar një fluks të tillë qytetarësh ishin pajisur me 4 mijë kupona.
Brenda orës 08.30 minuta në zyrat postare nuk ka pasur më asnjë kupon.

Vetë kryeministri Berisha i cili vizitoi sot njësinë bashkiake numër 3 dhe 4 të Tiranës për të parë nga afër procesin e aplikimit pranoi problemet që ishin hasur. Ai justifikoi mungesën e kuponave me ditën e parë të fillimit të këtij procesi ndërsa shtoi se do të nxirrej mësim nga kjo ditë.

”Garantojmë se shteti do t’i përgjigjet me seriozitet dhe do ta cojmë deri në fund edhe me sukses këtë proces” shtoi kryeministri Berisha.
Është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vendoset në një sistem nga më modernët sot në botë, identiteti i qytetarëve shqiptarë”, vazhdoi Kryeministri Berisha, duke shtuar se “qytetarët e këtij vendi pajisen me dokumenta të një cilësie shumë të lartë, duke i lejuar të lëvizin të qetë për sa i përket identitetit të tyre në të gjithë botën”.
Aplikimi
Hapi i parë për të marrë kartën e identitetit është pagesa e tarifës prej 12 mijë lekësh të vjetra pranë çdo zyre postare për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike. Ndërkohë që pagesa mund të bëhet edhe pranë institucioneve ku qytetarët punojnë, nga ku duhet të marrin një kupon që dëshmon kryerjen e pagesës.

Pas këtij veprimi, qytetari duhet të shkojë në njësinë bashkiake ku është regjistruar, së bashku me kuponin e derdhjes së lekëve si dhe një dokument identifikimi që mund të jetë, pasaportë, certifikatë, patentë për drejtim automjeti, apo edhe fletëhyrje për në institucione shtetërore. Të dhënat gjenerohen direkt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile; operatori, qytetari dhe nëpunësi i gjendjes civile i kontrollojnë ato dhe nëse i gjejnë në rregull, e printojnë formularin e aplikimit që firmoset nga të tre personat: qytetari, nëpunësi i gjendjes civile dhe operatori i regjistrimit. Nëse jo, qytetari shkon në Gjendjen Civile për të korrigjuar gabimet që mund të ekzistojnë. Në momentin që të dhënat janë korrekte, punonjësi do t’i marrë shenjat e gishtave qytetarit, i cili do të dalë në fotografi dhe do të japë edhe nënshkrimin elektronik.
(s.g/BalkanWeb)

|