November 2008
M D M D F S S
« Okt   Dez »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
Links

Lulzim Caka e Mafia Banda e Berat

Schlagzeile heute am 23.11.2008 über die Berat Bande von Lulzim Caka, der eng verbunden ist und war mit der Skrapar Bande um Ilir Meta, Spartak Braho und der Bande um Hekumar Hoxha - Shabani.


INTERVISTA EKSKLUZIVE/I FORTI I BERATIT RREFEHET NGA QELIA E BURGUT TE PEQINIT
‘KOKEN E TUR DAJES S’E SHETITI LOSHI I KARBUNARES’
“Ju rrëfej si më vranë nënën dhe vëllanë. Pse jam kundër Gani Malushit dhe keqardhja për vdekjen
e tij. Si u arratisa nga burgu dhe si shoqërova Azem Hajdarin e Belul Çelon në mitingje”
LULEZIM CAKA LULEZIM CAKA
Në faqet 2-3

Free Image Hosting at www.ImageShack.us

<Është quajtur tmerri i Beratit dhe akuzohet për disa vrasje, plagosje, grabitje me armë…e veç kësaj, është djali i tezes së Loshit të Karbunarës, një tjetër personazh i frikshëm i Lushnjes, por që gjithsesi nuk i ka shpëtuar ekzekutimit. Prej 6 vjetësh qëndron i mbyllur në burgun e Peqinit, duke ja vënë fajin për burgosjen e tij politikës. Simpatizant “i tërbuar” i Partisë Demokratike, Lulzim Caka tani në moshën 38-vjeçare duhet të bëjë edhe 12 vjet të tjera burg, sigurisht nëse nuk i vërtetohen akuza të tjera. Tani mban mbi supe vetëm aktin e tentativës së plagosjes së forcave të rendit, për të cilën është dënuar me 25 vjet burg. I veshur me një kostum sportiv të kuq, ‘Nike’, nën shoqërinë e agjentëve specialë, Lul Caka pranon të japë një intervistë ekskluzive për ‘Gazetën Shqiptare’, ku tregon njohjet e tij me Azem Hajdarin e Belul Çelon, momentin e arratisjes nga burgu, vrasjen e nënës së tij dhe detaje të rëndësishme nga jeta para se të burgosej.
Kush është Lulzim Caka?
Me origjinë jam nga Peja e Kosovës. Lindur në Samaticë të Beratit. I biri i Hasanit dhe Xhevries, i ditëlindjes 1970. Kemi qenë pesë vëllezër, tani jemi katër. Njëri prej vëllezërve na është vrarë. Kam tre fëmijë. Kam dhe dy motra. Jam me arsim tetëvjeçar. Ky është Luli.
Ç’do të thotë për ty të quhesh i “fortë”?
“I fortë” ma ka vënë shtypi. Unë jam një njeri si gjithë të tjerët. Çfarë dallimi kam? Forca nuk shkruhet në ballë.
Konflikti juaj me drejtësinë daton me 20 dhjetor 1995, kur u vra Gori Shkëmbi. E vërteta e kësaj ngjarje, cila është?
Nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Jam thirrur unë dhe shumë djem të tjerë që njiheshin si prototipa të asaj kohe, siç janë djemtë e hedhur në fshat. Jam akuzuar dhe unë në lidhje me këtë vrasje, por nuk kam asnjë lidhje.
Na flisni për arrestimin tuaj me 18 mars 1998, kur u përplasët me armë me policinë dhe mbetët të plagosur?
Në atë kohë, katër ditë më parë, më ka ardhur një person dhe i thotë nënës që duhet të takoj Lulin. Arsyet e pyet nëna, që më është bërë për rahmet. Ai quhej Kudret Shuka. Më ka thënë: ‘Luli mos dil, se do të eliminojnë’. Doja të dija arsyet. Më tha që unë kisha përkrahur “filanin” në atë kohë. I thashë që nuk kisha bërë ndonjë krim, nuk kisha eliminuar njeri. Por nuk më dha shpjegime më gjatë.
Në atë kohë kanë qenë dhe Gani Malushi e Ilir Ngresi (të dy të vrarë), në komisariatin e policisë. Katër ditë më pas shkova në Kutalli për të porositur një rrugë zhavorr, kur më bëjnë atentat. Kam qenë duke udhëtuar nga Fieri në drejtim të Beratit, kur e kam parë veten nën breshërinë e plumbave, pa paralajmërim. Dikush lajmëroi me radio në dalje të fshatit Rrërzë, ka qenë Arben Frashëri, që kam mësuar se është emëruar në policinë e Durrësit, u ka thënë erdhi “pakoja”. Ishin afro 100 forca policie. Në përleshje me policinë më mbeti i vrarë miku im, Xhevahir Çela.
Si e njihni komisar Gani Malushin. Keni ndjerë keqardhje kur mësuat lajmin e vrasjes së tij?
Komisar Gani Malushin* e kam njohur kur jam arrestuar për një plagosje, që në fakt ka ndodhur. Kur dola në gjyq më provokoi Ilir Ngresi. Pyeti se kush isha unë dhe i thanë Lulzim Caka………………

http://www.balkanweb.com

* Der Polizei Präsident Gani Malushi wechselte danach in die Position nach Fushne - Kruje und wurde im August 2005 in der Porto Romana erschossen von Agim Pepa, der anschliessend von den Söhnen des Mafia Politikers Spartak Braho genannt der (Pate von Durres) mit einem Jeep in Sicherheit gebracht wurde,wobei der Jeep natürlich eine gefälschte Diplomaten Nummer hatte, wie es so üblich ist und war in den Mafiösen Kreisen des Ilir Meta. (Ilir Meta ist Langzeit Partner von Spartak Braho)

2 Antworten auf “Lulzim Caka e Mafia Banda e Berat”

  1. CrniLabudovi sagt:

    Unglaublich, das dieser hoch kriminelle Verbrecher Agim Pepa auch noch die Frechheit hat, nach nur wenigen Jahren ein Gnaden Gesuch beim Präsidenten einzureichen, obwohl er einen der wenigen anständigen Polizei Präsidenten Herrn Gani Malushi und seinen Fahrer mit einer AK-47 ermordete in der Gangster Hochburg Porto Romana. Agim Pepa gehört zu den hoch kriminellen Banden, welche u.a. eng mit den Söhnen des Paten von Durres Spartak Braho zusammen arbeitete.

    Agim Pepa
    Das damalig Fahndungs Foto von Agim Pepa

    URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=31255
    Agim Pepa, kërkesë Presidentit Topit për falje
    (Dërguar më: 21/12/08) Ekzekutori i komisarit të policisë, Gani Malushi, Agim Pepa, të cilin drejtësia e ka mbyllur përjetë në qeli, duket se po kërkon me çdo kusht të rifitojë një shpresë që mund t’ia japë vetëm kreu i shtetit

    TIRANE-Ekzekutori i komisarit të policisë, Gani Malushi, i ka kërkuar Presidentit Bamir Topi ta falë nga burgimi i përjetshëm. Agim Pepa, të cilin drejtësia e ka mbyllur përjetë në qeli, duket se po kërkon me çdo kusht të rifitojë një shpresë që mund t’ia japë vetëm kreu i shtetit. Në kërkesën që Pepa ka dorëzuar pak kohë më parë në Presidencë, e bën me dije numrin një të shtetit shqiptar se nuk ka pasur qëllim të vrasë komisarin e policisë, Gani Malushi. Për faljen e Pepës duket se janë dakord shumë drejtues lokalë të Mirditës, të cilët nuk kanë hezituar të hedhin firmën e tyre në kërkesë. Kreu i shtetit pritet të falë dhjetëra të dënuar me rastin e festave të fundvitit. Nuk dihet nëse emri i të dënuarit me burgim të përjetshëm do të jetë në këtë listë. Por mësohet se dosja e Agim Pepës gjendet në institucionin më të lartë në vend dhe pret vetëm që Presidenti Topi të vërë dorën në zemër dhe të vendosë që nëpërmjet dekretit të tij t’i japë apo jo një shans të dytë.
    Kërkesa
    Mes qindra kërkesave që të dënuarit i kanë dërguar Presidentit për t’i falur, gjendet dhe ajo e Agim Pepës. Në fakt, rasti i mirditorit nuk është si i gjithë të tjerëve, pasi ai është dënuar maksimalisht për vrasjen e komisarit Gani Malushi pesë vite më parë në Durrës. “Më falni nga burgimi i përjetshëm. Gani Malushin nuk e kam vrarë me dashje, por gabimisht”, - mësohet të ketë shkruar Pepa në kërkesën dorëzuar në zyrën e kreut të shtetit. Për rastin e Pepës është kërkuar informacion nga drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, juristët e së cilës e kanë përpiluar si në të gjitha rastet e tjera në mënyrë të detajuar. Por nëse emri i Agim Pepës do të jetë në listën e të falurve, këtë nuk mund ta thotë askush, deri ditën kur Presidenti Bamir Topi do të firmosë dekretin për faljet.
    Historia
    Emri i Agim Pepës do të bëhej mjaft i njohur në botën e krimit, mesditën e 6 gushtit 2003, kur në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Durrësit qëlloi mbi makinën me targa policie 0299, në të cilën udhëtonte nënkomisar Gani Malushi. Breshëritë e plumbave lanë të vdekur në vend shoferin e Malushit, Gjovalin Prengën, me të cilin Agim Pepa kishte hasmëri, pasi dyshonte se pjesëtarë të familjes së tij i kishin vrarë babain. Ndërsa Malushi mbeti i plagosur rëndë dhe gjeti vdekjen më pas në spital. Atentatori që u identifikua se ishte Agim Pepa, u largua duke mos rënë në prangat e policisë. Por teksa policia vuri një shpërblim të majmë për këdo që jepte informacion për vendndodhjen e tij, Agim Pepa, zgjedh të vetëdorëzohet. Kështu më 1 prill 2004, bashkë me avokatin e tij paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku deklaron se nuk kishte pasur aspak qëllim të vriste nënkomisar Malushin. Pak ditë pas vetëdorëzimit gjykata e dënoi me burg

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.