August 2007
M D M D F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Links

Sarandë, ja si e përjetojnë të huajt turizmin shqiptar

Sarandë, ja si e përjetojnë të huajt turizmin shqiptar

Nga Saranda, Xhulieta Lamkaj
13-08-2007

Pamje nga Syri i Kalter ne Sarande

Turistë nga Italia, të mahnitur jo vetëm nga bukuria e Sarandës, por edhe nga mikpritja e shqiptarëveAta kanë dëgjuar shumë të flitet për Shqipërinë, për hiret që zotëron natyra shqiptare. Disa i kanë shijuar dhe janë rikthyer sërish për t’i parë, ndërsa të tjerë vijnë për herë të parë, për t’i vërtetuar me sytë e tyre fjalët që u kanë thënë. Të huajt e pëlqejnë shumë Shqipërinë, po, mund ta themi me plot gojën: natyra shqiptare i ka mahnitur. Rrugëve të Sarandës, një prej qyteteve turistike më në zë, të sheh syri shumë të huaj me çanta në krah, të veshur me pantallona të shkurtra që ecin në grup dhe duket sikur duan të nuhasin çdo gjë që u del përpara. Ka nga ata që vijnë çdo vit për të bërë pushimet në Shqipëri. Massimo Fogagnolo, nga Veneto e Italisë, ka ardhur së bashku me familjen për pushime në Sarandë. Është viti i dytë që ai ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri. Ai thotë: “Në Shqipëri kemi gjetur vende që meritojnë të shikohen, që nuk mund t’i krahasosh me vende të tjera, si për shembull Syri i Kaltër. Ka qytete karakteristike dhe kemi vizituar disa kala, të cilat na kanë impresionuar”. Fabio Scire dhe bashkëshortja e tij, Tania, banues në Breshia të Italisë, vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Fabio thotë se ato që i kishin thënë për Shqipërinë ishin të vërteta, sepse ka parë vende shumë të bukura. “Më pëlqen natyra, kam vizituar shumë vende, por nuk ishin kaq të bukura. Natyra këtu është ashtu siç e ka krijuar Zoti, ende nuk është vënë dora e njeriut”,- shprehet ai. Ndërsa Tania tregon se duhej të vinte në Shqipëri, që të shikonte për herë të parë një qiell me kaq shumë yje, që shihen kaq qartë nga toka.

Në mediat e huaja qarkullojnë lajme të këqija në adresë të shqiptarëve, për këtë arsye, ka të huaj që dyshojnë nëse Shqipëria është vërtet një vend i bukur dhe me njerëz të mirë. Një ndër ta është edhe Antonella Palmitessa, nga Bari i Italisë. “Isha shumë kurioze ta shihja. Miqtë e mi flisnin shumë mirë për Shqipërinë, por unë nuk e besoja. Prandaj, doja ta shihja me sytë e mi. Kam parë më shumë nga ç’më kishin treguar. Kur të shkoj në Itali, do t’u them se Shqipëria nuk është ajo që mendojnë ata. Duhet ta shikojnë më sytë e tyre. Unë jam një dëshmitare e gjallë, që Shqipëria është shumë e bukur”,- tregon. Natyra shqiptare është e egër, por mbi të gjitha është e sinqertë. Kështu e vlerëson Maria-Rosa Salla, nga Veneto e Italisë. Ajo thotë: “Mua më pëlqen shumë deti. S’më pëlqejnë vendet ku ndërtohen shumë pallate. Më pëlqen Shqipëria, me stilin e saj antik. Kur shoh njerëz me veshje tradicionale, më pëlqen shumë. Është bukur të shohësh se si një popull ka ruajtur kulturën dhe traditat e veta, pavarësisht nga evoluimi i kohës”. Gjuha shqipe, krejt e ndryshme nga gjuhët e tjera të Evropës u pëlqen turistëve. Maria-Rosa, e përmendur më sipër, thotë se i pëlqen shumë kjo gjuhë, pasi ka një tingull të ëmbël.

………………..

http://www.shekulli.com.al/news/142/ARTICLE/14357/2007-08-13.html 

1 Antwort auf “Sarandë, ja si e përjetojnë të huajt turizmin shqiptar”

  1. janmalte sagt:

    Obwohl Sarande von der Mafia zugebaut wird, siehe auch Geheimdienst Bericht an das Parlament und eine reine Verbrecher Stadt ist der Geldwäsche, finanziert die KfW erneut dort neue Wasserleitungen.

    die selben Fehler wie in Kavaje mit Berlinwasser, was im Golem Desaster endete und alle Warnungen wurden ausgeschlagen. Der Bürgermeister Gjoka (auch SHIAK Mafia), gehört zur uralt Drogen Mafia und die Familie ruiniert überall Albanien.

    Edmond Gjoka, ist der Motor der Grundstücks Urkunden Fälschungen in Sarande und auch beim ansiedeln militanter Verbrecher und Salih Berisha Anhänger in Sarande. Man kann ihn als Terrorist bezeichnen, der die Situation zu verantworten hat, aber ebenso seine Vorgänger wie in Durres, der anderen Parteien. Reine Verbrecher!

    Edmond Gjoka: Pas 7 vjetësh, dal kryelartë para sarandjotëve
    2011-04-06

    ……..
    Në ballafaqimin me votuesin ne kemi çfarë i themi atij edhe për plotësimin e nevojës jetike të furnizimit me ujë të pijshëm. Është fakt që kemi investuar sistematikisht dhe kemi arritur përmirësime të dukshme. Ajo që unë ju them bashkëqytetarëve të mi sot, është se në krye të katër viteve, Saranda do ta ketë të mbyllur historinë e ujit të pijshëm, pasi qysh tani kemi kontratë me KFW gjermane për financimin 11 milionë euro, përveç investimeve të Bankës Botërore prej 2.4 milionë euro për ujin e pijshëm dhe ujërat e zeza.

    http://www.gazeta-shqip.com/politike/e48548594dfab2f2fb98e3d6dc2ca2a2.html
    Këtu kam pasur mundësinë të vizitoj e kuroj djalin tim Renaton, i cili tashmë është i sëmurë dhe i paftë për punë. U mundova të kërkoja pronat e mia që na ka lënë babai trashëgimi në një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, Sarandë, në bregdetin e Jonit, por organet e pushtetit lokal, me në krye kryebashkiakun, z. Edmond Gjoka, aktivist dhe militant I devotshëm i Sali Berishës. Pronën tonë au kanë dhënë të tjerëve me dokumentacione të falsifikuara. Me të drejtën qytetare ju drejtuam gjykatave. Lëndët e kthimit të pronave nuk ekzekutohen nga organet ekzekutive, veçmas nga vetë kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideron veten më tributin e monarkut të Shqipërisë. Kemi vite që kërkojmë ekzekutimin e vendimit dhe këtë ekzekutim nuk e bën pikërisht kryetari i Bashkisë së Sarandës, z. Edmond Gjoka. Ata në Sarandë janë qeveri më vete. I hedhin poshtë të gjitha vendimet, plus edhe të Gjykatës Kushtetuese. Kjo ndodh sepse pronat i marrin ata që i japin votën Sali Berishës.

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.